http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 06 korrik 2004 - 17:52 CET

Botohet raporti i fundit për HIV/AIDS-in

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për AIDS-in thotë se numri i njerëzve të infektuar me HIV në të gjithë botën ka shkuar në 38 milion.

Kjo shifër është më e ulët se ajo e dy vjetëve më parë, por Organizata e Kombeve të Bashkuara për AIDS-in (UNAIDS) thotë se kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimeve se si bëhen tani këto statistika dhe nuk do të thotë se epidemija e AIDS-it po mbahet nën kontroll.

Kombet e Bashkuara thonë se gati 3 milion vetë vdiqën nga AIDS-i vitin e kaluar dhe se virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Gati 40 për qind e të riturve në Botsvana dhe Suaziland janë të infektuar me virusin HIV.

Raporti thotë se në Evropën Lindore vendet më të infektuara janë Estonia, Letonia, Federata Ruse dhe Ukraina.

Virusi po shtrihet ndërkohë edhe në Bjellorusi, Kazakistan dhe Moldavi.

Në Evropën Qendrore dhe Lindore, thotë UNAIDS, meqënëse statistikat vijnë nga shërbimi shëndetësor shtetëror dhe policia, HIV mund të jetë duke u shpërndarë në mënyrë të padiktuar në mesin e komuniteteve, që rrallë bihen në kontakt me autoritetet e mësipërme.