|
Plan rajonal pėr Kosovėn | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjashtė vende tė Europės Qėndrore, nėn udhėheqjen e Austrisė kanė dalur me ide tė tyre nė njė takim tė ministrave tė jashtėm rreth asaj se si tė ballafaqohen me situatėn nė Kosovė. BBC ka e parė dokumentin konfidencial, i cili pritet tė diskutohet plotėsisht nė njė takim tė muajit tė ardhshėm nė Maastricht nė fillim tė shtatorit. Siē njofton korrespondetja e BBC-sė nė Brukseli ky dokument bėn thirrje pėr tė ngritur rolin e Bashkimit Europian nė Kosovė por nuk merret me statusin e ardhshėm tė Kosovės. Nisma e parė e tė ashtuquajturit partneritet rajonal qė pėrfshin anėtarėt e BE-sė: Austrinė, Poloninė, Sloveninė, Republikėn Ēeke, Sllovakinė dhe Hungarinė ka pėr qėllim avanacimin e procesit tė zbatimit tė standardeve demokratike nė Kosovė. Dokumenti fillon duke thėnė se rezultatet e arritura sa i pėrket zbatimit tė standardeve demokratike janė tė pakėnaqshme ndėrsa po ofrohet vlerėsimi i parė i pėrgjithshėm i kėtij procesi nė mes tė vitit tė ardhshėm. Nėqoftėse ky vlerėsim dėshmohet i kėnaqshėm, Kombet e Bashkuara nė bashkėpunim me Bashkimin Europian kanė sugjeruar se mund tė fillojė debati rreth statusit final tė Kosovės. Shqiptarėt e Kosovės thonė se paqartėsia rreth statusit politik tė Kosovės vetėm qė do tė mund tė nxisė edhe mė shumė dhunėn etnike, siē ndodhi nė Mars tė kėtij viti kur rreth 20 vetė vdiqėn. Dokumenti rajonal thekson megjithatė se Bashkimi Europian duhet tė pėrdorė termin statusi i ardhshėm nė vend tė atij final. Dokumenti nė fjalė, sipas analizės sė Oana Lungjeskut tė BBC-sė e bėn tė qartė se vazhdimi i pėrpjekjeve pėr tė vendosur bashkėsinė ndėrkombėtare nė njė situatė "fait accompli" (fakt i kryer) nuk ėshtė i pranueshėm. Dokumenti pėr partneritet rajonal radhit nė listė njė sėrė propozimesh konkrete pėr tė ēuar pėrpara situatėn. Siguria e serbėve tė Kosovės dhe minoriteteve tė tjera duhet tė pėrmirėsohet konsiderueshėm - thotė dokumenti. Ai i bėn thirrje Natos qė tė heq dorė nga ideja e zvogėlimit tė trupave "pėr njė kohė tė gjatė". Gjashtė vendet gjithashtu sugjerojnė qė BE tė konsiderojė misionin e trajnimeve tė policisė nė Kosovė, tė ngjajshme me ato qė kanė nė Bosnjė. Eventualisht, funksionet e sigurisė do ti transferohen gradualisht autoriteteve lokale. Por dokumenti thotė se pėrbėrja etnike e forcave lokale tė sigurisė duhet tė reflekton pėrbėrjen etnike tė popullatės. Ai gjithashtu merret me ēėshtjen e rritjes sė kriminalitetit si dhe strukturave kriminale tė organizuara. Vemendje e posaēme duhet tė perqėndrohet nė zhvillimin, trajnimin dhe monitorimin e medias lokale , e cila sipas ketij dokumenti, ka "thelluar urrejtjen dhe mos-tolerancėn ndėr-etnike. Dokumenti propozon qė ndėrsa 2005 ofrohet, pushtete tė reja ti transferohen autoriteteve lokale nė fushėn e ekonomisė, sigurisė dhe drejtėsisė, nėqoftėse ato dėshmojnė pėrparime nė tė drjetat e njeriut dhe angazhimin e vėrtetė pėr njė Kosovė shumė-kombėshe. Duke pėrforcuar institucionet lokale, dokumenti thotė se do tė ndihmojė edhe dhėnjen fund tė bojkotit tė strukturave tė pushtetit dhe zgjedhjeve parlamentare tė shtatorit tė ardhshėm nga ana e serbve tė Kosovės. Sė fundi, dokumenti nė fjalė sugjeron qė BE tė shqyrtoj emėrimin e njė pėrfaqėsuesi tė pėrbashkėt me OKB-nė, tė bazuar nė modelin e Bosnjės. Ai kėmbėngulė qė si Kosova ashtu edhe Sėrbia duhet tė ndihmohen nė integrimin Europian, tė lidhur ngushtė me zbatimin e standardeve europiane. Tė gjitha kėto propozime janė pėrshkruar nga ministrja e jashtme e Austrisė si ide qė meritojnė tė shqyrtohen. Mbetet tė shihet nėse ato do tė kenė mbėshtetjen e Bashkimit Europian pas diskutimeve nė shtator tė kėtij viti. Megjithatė ky dokument tregon pėr njė shqetėsim gjithnjė tek vendit e rajonit se bashkėsia ndėrkombėtare do tė harrojė Ballkanin. Gjithashtu, dokumenti pėrbėn njė paralajmėrim pėr shqiptarėt e Kosovės se nuk guxojne t'a konsiderojnė si fakt tė kryer pavarėsinė nė vitin 2005, pėrfundon Oana Lungjesku, korrespondente e BBC-sė nė Bruksel. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||