BBCAlbanian.com
 
Përditësimi: Botuar: E enjte, 15 korrik 2004 - 08:46 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Të goditet tuberkulozi dhe AIDS-i
 
Nelson Mandela duke folur në konferencën për AIDS-in në Bangkok
Mandela bën thirrje për goditjen e tuberkulozit dhe AIDS-it
Ish-presidenti afrikanojugor Nelson Mandela ka paralajmëruar se lufta kundër AIDS-it nuk do të fitohet nëse bashkësia ndërkombëtare nuk godet edhe sëmundjen e tuberkulozit.

Zoti Mandela, i cili kapërceu me sukses sëmundjen kur ishte në burg gjatë kohës së aparteidit, tha në konferencën ndërkombëtare për AIDS-in në Bangkok se kjo sëmundje e mushkërive ishte shpesh dënim me vdekje për të sëmurët me AIDS.

"Nuk mundemi ta fitojmë betejën kundër AIDS-it nëse nuk luftojmë në të njëjtën kohë dhe tuberkulozin," tha zoti Mandela.

"Ne ditëm si ta kurojmë tuberkulozin për mbi 50 vjet, por na mungon vullneti dhe burimet për të diagnostikuar shpejt të sëmurët me tuberkuloz dhe për t'u ofruar mjekimin e duhur," tha ai.

Tuberkulozi prek një të tretën e popullsisë së botës dhe është sëmundje e zakonshme që godet pacientët me AIDS pasi u është shkatërruar sistemi imunitar.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>