BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E mėrkurė, 14 korrik 2004 - 15:40 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Botohet raporti pėr shėrbimet e zbulimit mbi Irakun
 

 
 
Lordi Butler
Lordi Butler kritikon procedurat e vlerėsimit tė tė dhėnave
Njė raport rreth tė dhėnave qė kishin shėrbimet britanike tė zbulimit mbi Irakun para luftės sė vitit tė kaluar ka kritikuar mėnyrėn se si janė bėrė gjykimet dhe vlerėsimet pėr programet irakiane tė armatimit dhe mėnyrėn se si i janė paraqitur ato publikut.

Por raporti i Lordit Butler ka arritur nė pėrfundimin se nuk kishte prova pėr shtrembėrim tė qėllimshėm apo neglizhencė tė dėnueshme dhe nė mėnyrė specifike ka bėrė thirrje qė kryekoordinatori i shėrbimeve tė zbulimit, John Scarlett, tė mos japė dorėheqje.

Pesė muaj hetimesh tė hollėsishme kanė nxjerrė pėrmbledhjen mė tė mirė deri tani mbi mėnyrėn se si Britania ka arritur nė pėrfundimin se Iraku, nėn sundimin e Sadam Huseinit, pėrbėnte kėrcėnim serioz dhe aktual.

Raporti pranon se janė bėrė gabime ndėrsa qeveria po e ashpėrsonte politikėn e saj.

Nė veēanti, ka patur pak tė dhėna tė siguruara nga agjentė dhe raporti thotė se cilėsia e disa prej tyre ishte vėnė nė dyshim.

Lordi Butler kritikon procedurat e vlerėsimit qė janė pėrdorur mėpastaj.

Kritika ka edhe pėr mėnyrėn se si i janė paraqitur publikut ato tė dhėna.

Dobėsi serioze pėrbėn fakti se paralajmėret mbi kufizimet e tė dhėnave nuk janė bėrė tė qarta, tha Lordi Butler.

Por nė pėrgjithėsi, raporti thekson se agjencitė e zbulimit nuk kanė qenė fajtore pėr shtrembėrim tė qėllimshėm ao neglizhencė tė dėnueshme.

Ai madje shkon aq larg sa thotė se personi pėrgjegjės pėr bashkėrenditjen e informatave, John Scarlett, duhet t'i rezistojė thirrjeve pėr dorėheqjen e tij.

Raporti pėrmban kritika edhe pėr stilin e qeverisjes sė zotit Blair. Ka ankesa edhe pėr mėnyrėn e marrjes sė vendimeve. Shumė dokumente tė shkėlqyeshme, thuhet nė raport, nuk u diskutuan nė mėnyrė kolektive nga ministrat e lartė, duke i vėshtirėsuar kujtdo qė nuk bėnte pjesė nė njė rreth tė vogėl, qė tė shprehte gjykimin politik mbi vendime tė mėdha.

Kryeministri Tony Blair tha se ai i pranonte konkluzionet dhe mori pėrsipėr pėrgjegjėsinė personale pėr mėnyrėn se si ishin paraqitur tė dhėnat e shėrbimeve tė zbulimit, por ai tha se tė gjitha dyshimet lidhur me vullnetin e mirė tė qeverisė sė tij duheshin lėnė mėnjanė.

Nė pėrgjigje ndaj raportit tė Butler-it, ish-kryeinspektori i armėve i OKB-sė Hans Blix tha se ai i kishte thėnė direkt zotit Blair se nuk ishin gjetur prova pėr armė tė shkatėrrimit nė masė.

Zoti Blix i tha BBC-sė se Lordi Butler kishte tė drejtė kur pėrfundonte se tė dhėnat e shėrbimeve tė zbulimit ėshtė dashur tė rivlerėsoheshin me punėn e inspektorėve tė OKB-sė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake