|
Plan austriak pėr pushtetin vendor nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Plani austriak pėr Kosovėn kundėrshtohet nga pėrfaqėsues tė institucioneve kosovare me arsyetimin se ai mund tė krijojė telashe tė reja nė terren, nė veēanti kur bėhet fjalė pėr decentralizmin e pushtetit. Serbėt shfaqin habinė me siē thonė garėn nė paraqitjen e planeve pėr decentralizimin. Ka dy elemente tė planit qė nuk pėrputhen me realitetin e krijuar nė Kosovė, thonė pėrfaqėsuesit shqiptarė nė institucionet kosovare, duke numėruar fillimisht ēėshtjen e shtyerjes sė bisedimeve pėr tė ardhmen e saj dhe sė dyti ofrimin e njė autonomie mė tė madhe pėr pakicat nė Kosovė. Zyra e kryministrit tė Kosovės, thotė zėdhėnėsja e zotit Rexhepi, Mimoza Kusari, e ka cilėsuar pjesėrisht pozitiv planin, nė veēanti nė pjesėt ku flitet pėr fuqizimin e institucioneve vendore dhe zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Por sipas saj, shtyrja e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, nuk ėshtė nė pėrputhje me realitetin e krijuar. Pėr arsye se ėshtė vlerėsuar se si njė prej mangėsive pėr pushtetin vendor, ėshtė mungesa e pėrgjegjėsive tė tyre ose pėrzierja e tyre me ato tė UNMIK-ut. Sėrish kryeministri qėndron prapa qėndrimit se mesi i vitti 2005 duhet tė shėnojė datėn kur duhet tė hapet pėr diskutim ēėshtja e statusit pėrfundimtar pėr Kosovėn, tha znj. Kusari Reagimi nga kuvendi Por kundėrshtimi mė i fuqishėm ndaj planit austriak ėshtė bėrė nga kėshilltari politik i kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Ramush Tahiri, i cili duke pohuar se plani nė versioin e dhėnė shkakton telashe. Sipas tij ka njė numėruar arsye pėr refuzimin e kėtij plani. Minoritetet nė Kosovė nuk pėrbėjnė mė shumė se 10 pėrqind tė popullsisė sė pėrgjithshme. Vendbanimi i tyre ėshtė i pėrzier dhe mbi kėtė bazė ne nuk mund tė krijojmė enklava tė reja apo autonomi politiko-teritoriale tė cilat do tė lidheshin nė nivelin kosovar, ashtu si e ka Belgjika apo Zvicra. Reagimi serb Ndėrkohė serbėt e Kosovės kanė shfaqur siē thonė habi me garėn pėr paraqitjen e njėkohėsishme tė njė numri tė planeve pėr Kosovėn. Gojko Saviq, anėtar i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, nga rradhėt e koalicionit serb Kthimi, thotė se plani paraqet njė zgjidhje qė do tė kėnaqte edhe njėrėn por edhe palėn tjetėr. Ky plan ofron njė autonomi mė tė gjėrė pėr serbėt nė enklavat ku jetojnė. Por, njėkohėsisht i jep bashkėsisė shqiptare pustet shumė mė tė madh ose i lė nė duart e vetėqeverisjes lokale shumė gjėra. Plani austriak, qė pėrmban elemente tė decentralizimit tė pushtetit nė Kosovė, shėnon vetėm njėrin nga planet nė kėtė rrafsh. Pas planit tė qeverisė sė Serbisė janė ofruar edhe plane tė tjera, nė mesin e tė cilėve edhe ai i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, i quajtur edhe plani i Dacit. Pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės ndėrkaq kanė vazhduar tė insistojnė nė decentralizim, meqė kjo do tė nėnkuptonte mė shumė pėrgjegjėsi pėr komunat ku ata pėrbėjnė shumicėn, kurse sipas planit tė qeverisė sė Serbisė kjo do tė krijonte autonomi brenda territorit kosovar. Ata madje kanė paralajmėruar se do tė mund tė bojkotonin zgjedhjet e tetorit nė Kosovė nė rast se nuk marrin garanca pėr fillimin e decentralizimit tė pushtetit. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||