BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E martė, 13 korrik 2004 - 19:46 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
UNMIK emėron anėtarėt e KQZ-sė
 
Prishtina
UNMIK emėroi anėtarė e KQZ
Ushtruesi i detyrės sė shefit tė UNMIK-ut, Charles Brayshow, ka emėruar sot anėtarėt e rinj tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ).

Organi pėrgjegjės pėr organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve parlamentare tė 23 tetorit pėrbėhet nga 12 anėtarė, prej tė cilėve 3 janė ndėrkombėtarė, ndėrkaq tė tjerėt pėrfaqėsues vendorė tė tė gjitha komuniteteve.

Nė ceremoninė e themelimit, mungoi vetėm anėtari i partisė mė tė madhe parlamentare, ai i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK).

Kryesues I Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve ėshtė caktuar shefi i misionit tė OSBE-sė, ambasadori Pascal Fieschi.

“Mendoj se ne ende kemi njė punė mjaft tė madhe pėr tė kryer deri nė zgjedhjet e ardhshme, do tė nxirren rregullat elekorale dhe do tė bėhet menaxhimi i pėrgjithshėm i procesit zgjedhor gjatė muajve tė ardhshėm”, tha ambasadori Fieschi.

“Jam i bindur se tė gjithė sė bashku do tė jemi shumė tė suksesshėm dhe do t’i bėjmė kėto zgjedhje tė lira dhe demokratike nė Kosovė”, shtoi ai.

Ndėrkaq kreu i UNMIK-ut, Charles Brayshow uroi anėtarėt e Kėshillit Qėndror tė Zgjedhjeve, pėr siē tha “punėn e rėndėsishme qė do tė bėjnė ata gjatė muajve tė ardhshėm pėr tė siguruar njė garė tė drejtė dhe tė lirė politike”.

“Ne presim nga Komisioni Qėndor i Zgjedhjeve tė luajė rolin kryesor nė shoqėri pėr tė siguruar se po pėrmbushen premtimet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr demokraci nė Kosovė qė ėshtė diēka krejtėsisht e re, sepse ne e dimė qė vetėm me mandatin qė vie nga populli, i shprehur nė mėnyrė tė lirė dhe demokratike, mund tė besojmė nė paqė dhe qetėsi pėr tė ardhmėn”, tha z.Brayshow.

Zgjedhjet parlamentare tė 23 tetorit janė tė katėrtat me radhė qė mbahen pas luftės nė Kosovė nėn organizimin e misionit tė OSBE-sė.

E vetmja risi e zgjedhjeve tė sivjetme, ėshtė se pėrgjegjėsia e punės sė Sekretariatit tė Kėshillit Qėndor tė Zgjedhjeve u ėshtė lėnė vendorėve, mirėpo ky i fundit ėshtė njė organ teknik dhe jo vendimmarrės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake