BBCAlbanian.com
 
Përditësimi: Botuar: E diel, 11 korrik 2004 - 09:16 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Annan flet për pasojat e AIDS-it
 
Skretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan
Kofi Annan kërkon që të hidhen hapa vendimtarë për të luftuar AIDS-in
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka paralajmëruar për pasoja shumë të rënda ekonomike në rajonin e Azisë e Paqësorit në qoftë se udhëheqësit nuk hedhin hapa të vendosur për të luftuar AIDS-in.

Duke folur në prag të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare për AIDS-in, e cila fillon të dielën në kryeqytetin e Tailandës, Bangkok, zoti Annan tha se rajoni ndodhej në një pikë kthese të rëndësishme dhe kërkoi nga qeveritë që të reagonin në mënyrë të kordinuar.

Ndërkohë, një raport i Fondit Botëror për Luftën Kundër AIDS-it, Turbekulozit dhe Malaries, i krijuar nga Kombet e Bashkuara, ka arritur në përfundimin se një e pesta e projekteve kanë dështuar në arritjen e objektivave që në fazën e parë dhe ka pak gjasa që këto projekte të marrin fonde të tjetra.

Raporti, i cili analizoi 25 projekte në vendet në zhvillim, me një vlerë 160 milionë dollarë, fajëson problemet e brendshme politike për mospërmbushjen e objektivave.

Megjithatë, ai vlerëson se në përgjithësi propjektet e këtij fondi kanë qenë më të suksesshme se programet e tjera shëndetësore.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>