http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 16 qershor 2004 - 10:47 CET

Diskutohet klonimi i embrioneve njerėzore

Kėrkesa e parė e shkencėtarėve anglezė pėr tė klonuar njė embrion ėshtė marrė parasysh nga Instituti i Fertilitetit Njerėzor dhe Embrionologjisė (IFNE).

Nėse ekipit nga qyteti i Njukasėllit do t'i lepet leja pėr tė klonuar, kjo do tė hapė njė etapė tė re pėr shkencėtarėt qė kėrkojnė tė gjejnė kura pėr sėmundje tė pashėrueshme.

Ekipi anglez dėshiron tė zhvillojė embrione tė krijuara nga qelizat e lėkurės sė njė tė rrituri dhe t'i zhvendosė ato nė ato pjesė tė trupit ku ato kanė vdekur si rezultat i sėmundjeve.

Disa shkencėtarė janė ankuar se kjo proceduarė nuk ėshtė aspak etike.

Ndėrkohė ekspertėt nga IFNE kanė njoftuar se kanė bėrė inspektime nė laboratorėt nė Njukasėll ku po punon ekipi i shkencėtarėve.

Ekipi i kryesuar nga Dr. Miodrag Stojkovic, nga Universiteti i Njukasėllit dhe Profesor Alison Murdoch, nga Qendra e Fertilizimit nė Njukasėll, kanė nė plan tė pėrdorin tė njėjtat teknika qė u pėrdorėn pėr tė klonuar delen Dolly.