Bashkimi Evropian kundėrshton fuqishėm idenė pėr ndarjen e Kosovės dhe kėrkon nga tė gjithė udhėheqėsit e institucioneve kosovare tė punojnė pėr ndėrtimin e njė Kosove shumėkombėshe.
Zėdhėnėsja e shefit tė BE-sė pėr politikė tė jashtme dhe ēėshtje tė sigurisė, Christina Gallak, i tha BBC-sė se udhėheqėsit shqiptarė duhet tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre dhe tė forcojnė institucionet nė Kosovė.
Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zonjėn Gallak dhe fillimisht e pyeti se cili do tė jetė hapi i ardhshėm i BE-sė pas zhvillimeve tė fundit nė Kosovė
Gallak: Zoti Solana do tė udhėtojė pėr nė Kosovė ditėn e mėrkurė. Para kėtij udhėtimi ai do tė takohet me kryeministrin serb Koshtunica, takim ky qė ėshtė pėrgatitur pėr njė kohė, por padyshim se dimensioni i Kosovės ka njė rėndėsi shumė mė tė madhe. Zoti Solana do tė shkojė nė Kosovė me njė porosi tė qartė pėr tė gjithė atje. Dhe, kjo porosi ėshtė se dhuna qė pamė gjatė javės sė kaluar nuk do ta sjellė Kosovėn mė afėr BE-sė dhe se dhuna qė ndodhi ėshtė njė kthim i madh prapa pėr ambiciet e tė gjithė kosovarėve tė besimit tė mirė qė tė kenė njė Kosovė demokratike dhe pėrparimtare. Porosia e tij do tė jetė edhe pėr njė angazhim madh tė gjithė bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrmes BE-sė dhe UNMIK-ut, por nė tė njėjtėn kohė edhe njė kėrkesė pėr tė gjithė udhėheqėsit qė tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre. Ėshtė e papranueshme tė shihet se njerėzit qė kanė vuajtur aq shumė nga spastrimi etnik gjatė njė dekade tė kaluar, tė jenė dėshmitarė tani tė njė dhune qė ishte pjesė e sė kaluarės. Objektiv i menjėhershėm ėshtė rivendosja e qėndrueshmėrisė pėrmes KFOR-it dhe duam tė shohim autorėt e kėsaj dhune tė dalin para drejtėsisė.
Gallak: Ne nuk duhet tė lejojmė qė kjo tė ndodhė, pra nuk duhet tė lejojmė moskrijimin e njė shoqėrie shumetnike. Forcat ekstremiste qė nė njė mėnyrė po e promovojnė njė Kosovė njėetnike, mendojnė se do tė arrijnė statusin para standardeve. Kjo nuk do tė ndodhė, statusi nuk do tė arrihet pa standardet. Kosova shumetnike ėshtė nė qendėr tė kursit tė standardeve.
BBC: Por, ne e pamė se tė dyja palėt ishin shumė tė dhunshme ndaj njėra-tjetrės. Si do t'i bindni ju ato qė tė jetojnė sė bashku nė njė Kosovė tė bashkuar?
Gallak: Ne do tė mundohemi tė bėjmė ē'ėshtė e mundur. A mund tė garantojė se do tė kemi suskes? Jo! Nė fund tė fundit krejt kjo varet nga kosovarėt nėse duan tė kenė sukses nė krijimin e njė Kosove shumėkombėshe. Por, mund t'ju them se ministrat e BE-sė thanė se nuk ka alternativė tjetėr pėr njė Kosovė shumetnike. Kjo ėshtė e vetmja Kosovė qė ėshtė e afėrt me BE-nė. Nėse Kosova do qė tė mbesė e izoluar ajo mund tė mbetet e tillė. Por kjo nuk ėshtė ajo qė e duan kosovarėt. Prandaj, tė gjitha pėrpjekjet do tė bėhen pėr tė siguruar se njė Kosovė shumėkombėshe ėshtė e mundur. Pėr kėtė na duhet njė bindje e madhe dhe tė angazhojmė udhėheqėsit shqiptarė dhe ata serbė. Zoti Solana do tė flas me tė gjithė dhe me komandantin e KFOR-it dhe udhėheqėsit e UNMIK-ut nėse mund tė bėjmė maksimumin me qėllim tė promovimit tė procesit tė standardeve qė janė paraparė qė para kėtij cikli tė dhunės.
BBC: Zonja Gallak a do tė rivlerėsoni marrėdhėniet tuaja me institucionet e Kosovės dhe me udhėheqėsit shqiptarė atje?
Gallak: Atė qė ne duam ėshtė qė kėto institucione tė funksionojnė dhe qė ato tė marrin pėrgjegjėsinė e tyre.
BBC: Si mund ta bėjnė ato kėtė kur nuk ka status tė zgjidhur dhe kur nuk kanė pushtet tė mjaftueshėm?
BBC: Ju i shihni ata pėrgjegjės pėr atė qė ndodhi?
Gallak: Jo pėr gjithė atė qė ndodhi. Nė situata tė krizės dhe tė dhunės ka njė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt. Por, pa dyshim udhėheqėsit, shumica e popullatės, duhet tė kenė mė shumė pėrgjegjėsi se sa pakica dhe mė shumė pėrgjegjėsi se sa bashkėsia ndėrkombėtare.
BBC: Zonja Gallak a do tė jetė zoti Solana nesėr nė takim me zotin Koshtunica i qartė se nuk ka ndarje tė Kosovės?
Gallak: Ai do tė pėrcjellė qėndrimin e BE-sė rreth integritetit tė territorit tė Kosovės. Ju e dini se ndarja nuk ėshtė politikė e BE-sė. Sa herė qė ndarja ėshtė vendosur mbi tavolinė si ēėshtje ajo ėshtė kundėrshtuar menjėherė nga BE-ja. Zoti Solana nuk do tė devijojė as njė milimetėr nga pozicioni i pėrbashkėt i BE-sė rreth ndarjes sė Kosovės.