|
Petritsch pėr standardet njėkohėsisht me statusin | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ambasadori austriak nė Kombet e Bashkuara nė Gjenevė, dhe ish-i dėrguar i posaēėm i BE-sė nė Kosovė nė periudhėn e konfliktit tė armatosur, zoti Wolfgang Petritsch, i tha BBC-sė se pėr tė arritur rezultate nė Kosovė duhet zbatuar formula e standardeve dhe statusit njėkohėsisht. Zoti Petritsch ka pohuar se ai nuk e preferon zgjidhjen pėr kthimin e Kosovės nėn Serbi dhe as pavarėsinė e pakushtėzuar. Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Petrich dhe fillimisht e pyeti se ku i shesh ai shkaqet e dhunės sė fundit nė Kosovė. Petritsch: Para sė gjithash mė duhet tė them se ėshtė shumė tragjike pėr situatėn dhe njerėzit e prekur nga kjo dhunė nga tė gjitha palėt, pėrfshirė serbėt dhe shqiptarėt. Ėshtė fatkeqe. Tė duket sikur nė kėto pesė vjet asgjė nuk ka ndryshuar. Unė nuk besoj nė kėtė. Unė jam i tronditur me atė qė ka ndodhur, por mė duhet tė them se pas shumė vjetė shtypjeje nuk ėshtė shumė e lehtė tė bėhen ndryshime gjatė natės. Pesė vjet janė nė njė mėnyrė kohė e gjatė, por nė anėn tjetėr, nga pikėpamja historike nuk ėshtė njė periudhė e gjatė sa duket. Ajo qė them unė ėshtė se ne duhet tė vazhdojmė me kursin, kursin e pajtimit dhe dialogut ndėrmjet grupeve tė ndryshme etnike dhe nė veēanti tė shqiptarėve me serbėt. BBC: Zoti ambasador kemi parė fillimin e dialogut, por duket sikur kjo nuk mjaftoi. Bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė nė Kosovė qė prej pesė vjetėsh dhe gjėrat nuk ecin si duhet. Si e shihni daljen nga kjo situatė? Petritsch: Unė mendoj se nė kohėn kur zoti Steiner e paraqiti formulėn "Standardet para statusit" kjo kishte kuptim. Ēėshtja e standardeve ėshtė njė proces. Unė mendoj se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė vendos qė tė ecė nga standardet para statusit nė "standardet dhe statusi" pėr tė dhėnė rezultate. BBC: Por a nuk mund tė jetė statusi dhe pastaj standardet? Petritsch: Unė nuk mendoj kėshtu. Ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė, nė veēanti tani kur shqiptarėt e Kosovės, si shumicė nė Kosovė, kanė njė rol shumė tė rėndėsishėm kulturor, historik dhe ekonomik pėr tė luajtur. Dhje kjo, qė ata t'i afrohen pakicės serbe dhe tė ofrojnė pėr kėtė bashkėsi dhe tė gjithat pakicat e tjera standardet e larta, pėrfshirė standardet e tė drejtave tė njeriut, ato politike dhe tė tjera. Kjo pėr mua ėshtė jetike, dhe pas kėsaj do tė vijė diskutimi rreth statusit politik. BBC: Zoti ambasador ju u angazhuat pėr standardet dhe statusin njėkohėsisht. A do thotė kjo se po angazhoheni pėr zgjidhjen mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės? Petritsch: Definitivisht. Mendoj se nuk ėshtė ide e mirė qė tė lihet kjo pėr njė kohė shumė gjatė nė harresė. Vendimi duhet patjetėr tė jetė merr dhe jep ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve dhe kjo duhet tė jetė e qartė. Kjo nuk do tė thotė se jam nė favor tė mbetjes sė Kosovės nėn Serbi, por as tė pavarėsisė sė pakushtėzuar pėr Kosovėn. BBC: Me sa e kuptoj ju jeni pėr njė lloj pavarėsie tė Kosovės... Petritsch: Pas luftės sė vitit 1999 ėshtė shumė e vėshtirė tė imagjinohet se ka njė status ashtu siē ėshtė diskutuar nė Ramboiullet. Mendoj se lufta e ka ndryshuar situatėn dhe ne kemi nevojė tė lėvizim nga kjo pikė. Po, duhet tė ketė diskutime intensive pėr statusin, por mendoj se ne duhet tė jemi shumė mė imagjinues kur diskutohet ēėshtja e sovranitetit dhe pavarėsisė. BBC: A mendoni se viti 2005 ėshtė kohė e duhur pėr tė hapur kėto diskutime? Petritsch: Ashtu siē duket tani shumica nė bashkėsinė ndėrkombėtare janė tė tronditur dhe mund tė mendojnė se kjo mund tė shtyjė procesin e qartėsimit tė statusit. Por nė tė kundėrtėn, ne tani duhet tė pėrshpejtojmė dhe tė qėndrojmė besnik nė datėn e mesit tė vitit 2005. Ne duhet tė shfrytėzojmė kėtė vit qė tė pėrgatitemi nė mėnyrė substanciale pėr negociatat. Dhe meqė udhėheqėsit shqiptarė tani janė nė pozitė mė tė mirė se sa ishin para vitit 1999 ata kanė edhe pėrgjegjėsi mė tė madhe pėr tė vepruar nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. BBC: Zoti ambasador ju i thatė tė gjitha kėto, por a janė tė gjithė diplomatėt e huaj tė njė mendje me ju se Kosova duhet tė zgjidhet si problem ose do tė kemi trazira tė mėtejme atje? Petritsch: Unė mendoj se se ėshtė nė duart e udhėheqjes shqiptarėve tė Kosovės dhe nė duart e institucioneve tė pėrkohshme qė tė dėshmojnė dhe tė demonstrojnė se janė tė gatshėm tė veprojnė nė mėnyrė demokratike dhe tė pėrgjegjshme si udhėheqės tė Kosovės. Kjo ėshtė me rėndėsi dhe ajo qė na duhet tani ėshtė njė sinjal i risigurimit se elita politike nė Kosovė ėshtė afėr standardeve evropiane kur kemi tė bėjmė me njė ēėshtje kaq tė ndjeshme. Atėherė bashkėsia ndėrkombėtare dhe mbi tė gjithė BE-ja do tė sfidohet dhe atėherė do tė kemi mundėsi tė arrijmė pėrparim tė shpejtė. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||