BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E enjte, 18 mars 2004 - 10:17 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Pse pikėrisht tani?
 

 
 
Nga protestat e dhumshme tė sė mėrkurės
Gjendje e tensionuar nė Kosovė
Fakti qė dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit tani sa ka filluar ėshtė ndoshta njė prej arsyeve pėrse shpėrtheu dhuna.

Ka shumė sidomos nė anėn e shqiptarėve qė ndoshta janė ekstremistė tė cilėt nuk duan tė flasin me Beogradin derisa Kosova tė fitojė pavarėsinė, dhe vetėm pastaj ata mund ta flasin me Beogradin nė pozitėn e dy shteteve tė pavarura.

Pra, mund tė ketė ardhur prej atyre qė janė kundėr kėtij procesi. Mund tė jetė spekulim, por autorėt e sulmit me granatė ndaj rezidencės sė presidentit Rugova, mund tė jenė prej atyre qė janė kundėr dialogut.

Njė arsye tjetėr ėshtė se periudha e tanishme nė Kosovė pėr shkak tė zhvillimeve ėshtė mjaft e tensionuar.

Nė fund tė kėtij muaji kemi pėrvjetorin e fillimit tė bombardimeve tė NATO-s.

Ėshtė kjo njė kohė e vėshtirė qė shqiptarėve u kujton luftėn, spastrimin etnik, vrasjet masive nga forcat serbe tė sigurisė. Serbėve ndėrkaq u kujton ngjarjet e pas luftės, vrasjet pėr hakmarrje dhe shpėrnguljet.

Pra, qė tė dyja palėt janė tė ngarkuara dhe janė gati tė shpėrthejnė, siē ndodhi nė Mitrovicė.

Njė tjetėr arsye mund tė jenė edhe deklarimet e kryeministrit tė ri tė Serbisė, zotit Koshtunica, pėr kantonizimin e Kosovės.

OKB-ja ėshtė kundėr kėsaj ideje, politikanėt shqiptarė janė kundėr, ekstremistėt janė shumė tė revoltuar.

Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se kėtė vit nė Kosovė mbahen edhe zgjedhjet e pėrgjithshme. Fushata zgjedhore, jo zyrtarisht fillon para kohe, politikanėt duan tė komunikojnė nė njė nivel, ekstremistėt duan tė komunikojnė pėrmes dhunės.

Po, a mund tė ishte bėrė diēka mė shumė me qėllim qė tė parandaloheshin pėrmasat e tilla tė dhunės?

Nė fakt, ajo qė ndodhi nė Kosovė, ndodhi si papritmas, pasi nė dy-tre vitet e fundit ka qenė njė situatė relativisht e qėndrueshme, ka pasur pėrmirėsime tė situatės sė sigurisė.

Edhe nė tė kaluarėn ka patur dhunė sporadike, por jo e pėrmasave si kjo, jo me njė lėvizje tė koordinuar nė disa pjesė tė Kosovės dhe me pėrfshirjen e njė numri tė madh njerėzish.

Forcave tė sigurisė u duhet tė pėrgatiten mė mirė gjatė ditėve tė ardhshme pėr tė marrė nė dorė situatėn qė duket se po del jashtė kontrollit.

Dhe, nė kėtė rrafsh, si shikohet e ardhmja e dialogut kosovaro-serb nė njė periudhė afatshkurtėr?

Dhuna ka tendencėn e njė kthimi prapa, ngjarjet mund tė kenė njė ndikim shumė dėmtues.

Prandaj, ajo qė mund tė bėhet ėshtė angazhimi pėr t'i dhėnė fund dhunės, qė situata tė kthehet nė normalitet dhe qė ndjenjat e forta tė shuhen gradualisht.

Elementi i zhvillimeve pozitive do tė jetė rivėnia nė binarė e procesit tė zbatimit tė standardeve.

Askush nuk mund tė thotė se situata ėshtė nė rregull. Tė gjithė nė Kosovė do tė duhet tė dyfishojnė pėrpjekjet e tyre pėr normalizimin e gjendjes.

Mendoj se bisedimet pas njėfare kohė do tė rifillojnė, sepse ato kanė si qėllim t'u shėrbejnė tė dyja palėve pėr pėrmirėsimin e standardit tė jetesės, sidomos pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės energjitike e asaj rrugore, megjithėse e gjithė kjo do tė zhvillohet nė njė mjedis mė tė rėnduar politik.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake