|
NATO dėrgon pėrforcime nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
NATO-ja do tė dėrgojė forca shtesė prej njė mijė ushtarėsh nė Kosovė me qėllim qė tė kontrollojė valėn e dhunės etnike qė la pas 22 tė vrarė. Pjesa e parė e forcave shtesė e pėrbėrė nga trupa amerikane nė Bosnjė janė nė rrugė e sipėr dhe trupat e tjera do tė dėrgohen sė shpejti. Sipas agjencive te lajmeve, Britania do tė dėrgojė deri nė 750 trupa shtesė nė Kosovė. Ende nuk dihet numri i saktė i trupave dhe koha se kur do tė mbėrrijnė kėto trupa nė Kosovė. Zėdhėnės i zyrtar i kryeministrit britanik Toni Bler, sipas AFP-sė, i ka thėnė gazetarėve se vendimi pėr dėrgimin e pėrforcimeve ishte "konfirmim i faktit se ne i pėrmbahemi pėrgjegjėsive tona nė Kosovė seriozisht". Zėdhėnėsi i NATOs James Apatherai tha se aleanca ka tre kompani qė janė nė pritje pėr t'u dėrguar nė Kosovė. "Njė kompani nga SFOR po shkon nė Kosovė pėr tė qenė nė dispozicion tė komandantit tė forcave atje ... dhe dy tė tjerat janė nė pritje," tha ai. Zėdhėnėsi i NATO-s tha pėr BBC-nė se nė Kosovė ndodhen 17 mijė trupa tė KFOR-it dhe "komandanti i forcave atje beson se forcat qė janė atje janė tė mjaftueshme pėr tė vendosur rendin." "Forcat qė po dislokohen tani atje janė ekstra dhe do tė ndihmojnė nė njė kthim tė shpejtė tė stabilitetit dhe ato janė tregues i dukshėm i vullnetit dhe aftėsisė sė NATO-s pėr ta bėrė kėtė," tha zėdhėnėsi Apatherai. Nuk ka panik Zėdhėnėsi i NATO-s tha se nė radhėt e aleancės "nuk ka panik". "Rritja e dhunės, pėrleshjet dhe dhuna nė Ballkan dhe nė Kosovė veēanėrisht ėshtė diēka qė fatkeqėsisht ndodh," tha ai. "Kjo kėtė radhė ka qenė njė revoltė e madhe dhe KFOR po punon me autoritetet e OKB-sė dhe autoritetet nė terren pėr tė vendosur rendin," tha zoti Apatherai. Zyrtari i NATO-s pranoi se trazirat nė Kosovė po zgjerohen, por shtoi se aleanca ka burimet e nevojshme nė terren. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||