 |
|
 |
| |
| Botuar: E diel, 14 mars 2004 - 14:44 CET |
| |
| Situatė e tensionuar nė Gjeorgji |
|
|
Forcat e armatosura tė Gjeorgjisė janė nė gjendje gatishmėrie tė lartė pasi presidenti i vendit, Mikhail Saakashvili nuk u lejua tė hynte nė Axhari nė bregdetin e Detit tė Zi.
 Zoti Saakashvili nuk u lejua tė hynte nė Axhari |
Zoti Saakashvili dhe disa nga ministrat e tij u lagruan nga policia sapo ishin duke hyrė nė rajonin gjysėm autonom. Ndaj kortezhit tė presidentit u qėllua me tė shtėna paralajmėruese duke bėrė qė ata tė tėrhiqeshin nė qytetin pranė tė Potit.
Incidenti ishte kulmi i njė jave qė ka parė luftė fjalėsh midis presidentit tė vendit dhe udhėheqėsit axharian, Asllan Abashidze. Tė shtunėn zoti Saakashvili paralajmėroi udhėheqėsin e Axharisė tė respektojė ligjin gjeorgjian ose pėrndryshe do tė pėrballet me pasoja.
Zoti Abashidze ėshtė kundėr qeverisė sė Saakashvilit pasi ai erdhi nė pushtet duke rrėzuar nga posti ish presedentit, Eduard Shevernaxe, vitin e kaluar. Zoti Abashidze pretendon se ushtria e Gjeorgjisė po pėrgatitet pėr tė pushtuar Axharinė dhe pėr ta larguar atė nga posti.
Ai ia ka bėrė thirrje pėr ndihmė Rusisė fqinje. Ndėrkohė zoti Saakashvili po zhvillon bisedime emergjente me zyrtarė tė lartė tė sigurisė mbi pėrkeqėsimin e situatės.
|
 |
|
 |
|