|
Al-Kaida pėrgjegjėse pėr sulmet | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Al-Kaeda ka lėshuar njė deklaratė ku thotė se ėshtė pėrgjegjėse pėr sulmet tė enjten nė trenat e Madridit ku u vranė gati 200 vetė, njoftoi ministri i brendshėm spanjoll.
Angel Acebes, tha se policia kishte marrė njė videokasetė, nė tė cilin njė person qė identifikohej si zėdhėnėsi ushtarak i al-Kaedės pėr Evropėn, bėnte deklaratėn e mėsipėrme. Ministri tha se videokaseta nuk ishte verifikuar ende, por tha se atje pėrdorej njė gjuhė e ashpėr ndaj spanjollėve qė shkojnė tė djelėn nė zgjedhje. Autoritetet spanjolle arrestuan tė shtunėn pesė persona tė dyshuar se kanė lidhje me sulmet e sė enjtes. Ky zhvillim erdhi vetėm pak pas kryerjes sė funeraleve pėr disa prej viktimave tė sulmeve. Nė videokasetėn nė fjalė njė burrė qė fliste nė arabisht me njė theks maroken, thoshte se sulmet ishin njė hakmarrje ndaj Spanjės, e cila kishte "bashkėpunaur me kriminelin Bush dhe aleatėt e tj". Qeveria spanjolle e mbėshteti vitin e kaluar luftėn nė Irak, megjithė paqartėsinė e pėrhapur nė opinionin publik lidhur me qėndrimin qė duhej tė mbahej ndaj luftės. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||