 |
|
 |
| |
| Botuar: E shtunė, 13 mars 2004 - 14:42 CET |
| |
| Spanja varros viktimat |
|
|
Nė Spanjė tė shtunėn janė bėrė funeralet e para tė viktimave tė sulmeve me bomba tė sė enjtes nė Madrid.
 Funeralet e para janė bėrė nė qytetin e Alcala de Henares |
Gjithsej pritet qė tė zhvillohen 40 funerale. Tė premten, rerth 11 milionė spanjollė marrshuan nė mbarė vendin nė shenjė proteste ndaj sulmeve, ku deri tani dihet se humbėn jetėn 200 vetė.
Zyrtarėt ende thonė se i dyshuari kryesor prė autorėsinė e sulmeve, ėshtė grupi separatist bask, Eta, edhe pse mediat baske kanė botuar njė deklaratė ku Eta e mohon autorėsinė.
Po ashtu ka spekulime se pėrgjegjės pėr sulmin mund tė jetė Al-Kaida.
Njė gazete nė Londėr i ėshtė dėrguar njė deklaratė ku pretendohet se pas sulmeve qėndron Al-Kaida dhe analistė arabė nė Londėr besojnė se deklarata ėshtė e besueshme.
Zgjedhjet
Sulmet kanė lėnė nė plan tė dytė zgjedhjet e pėrgjithshme qė do tė mbahen nė vend tė dielėn.
Shumica e politikanėve spanjollė ende vazhdojnė tė thonė se fajtor pėr sulmet ėshtė Eta.
"ka disa fakte, qė thellė bernda meje, mė bėjnė tė besoj se ishte Eta," tha Mariano Rajoy, qė do tė jetė pasuesi i Joze Maria Aznar-it nė postin e kryeministrit nėse Partia Popullore i rifiton zgjedhjet.
Sondazhet tregojnė se ajo gėzon njė avantazh shumė tė ngushtė ndaj opozitės socialiste.
Si z. Aznar, ashtu dhe z. Rajoy mbėshtesin luftėn ndaj Eta-s dhe kundėrshtojnė idenė e njė rajoni tė pavaruar bask qė kėrkon grupi.
Megjithatė, ka dhe spekulime se mund tė ketė njė lidhje me militantėt islamikė.
Ministri i Mbrojtjes i vendit ka deklaraur se afėr linjės hekurudhore ėshtė gjetur njė mikrobus i vjedhur me mjete shpėrthyese.
|
 |
|
 |
|