BBC Albanian
BBCi Home Page BBC World News BBC Sport BBC World Service BBC Weather BBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E shtunė, 13 mars 2004 - 14:39 CET
 
Kreu i Komitetit Olimpik nė Athinė
 
Hartė
 
Tė gjithė tė intere4suar pėr mbarėvatjen e Lojėrave Olimpike Ndėrkombėtare
 
Kryetari i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtare, Jacques Rogge, e ka cilėsuar si tepėr pozitiv e produktiv takimin qė zhvilloi tė shtunėn paradite me kryeministrin e Greqisė, Kostas karamanlis.

Zoti Rogge qė erdhi nė Athinė enkas pėr kėtė takim, u tha mė pas gazetarėve se Komiteti Olimpiak Ndėrkombėtar ka mirėpritur vendimin e zotit Karamanlis qė tė udhėheqė personalisht pėrgatitjet pėr Lojėrat Olimpike qė fillojnė kėtu nė mesin e muajit gusht.

Sipas tij marrja pėrsipėr nga ana e zotit Karamanlis e drejtimit tė Ministrisė sė Kulturės, dėshmon pėr rėndėsinė qė i jepet organizimit tė Lojėrave dhe zhvillimit me sukses tė tyre.

Ndėrkaq, kryetarja e Komitetit Organizator, zonja Jana Angelopulou, gjithashtu pjesėmarrėse nė takim, la tė kuptohet se tema qendrore e bisedės kishte tė bėnte me sigurinė e Lojėrave Olimpike, qė tashmė shihen nė njė fokus tė ri, pas sulmit terrorist tė sė enjtes nė Madrid.

"Siguria e Lojėrave pėrbėn prioritetin tonė kryesor," tha zonja Angelopulou, duke shtuar se autoritet i kanė parashikuar rreziqet eventuale dhe po pėrgatiten pėr pėrballimin e tyre, nė bashkėpunim me Komitetin Olimpik Ndėrkombėtar, por edhe me partnerėt e huaj.

Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar (KON) ka mirėpritur edhe vendimin e Athinės qė tė kėrkojė ndihmėn e NATO-s pėr garantimin e sigurisė sė Olimpiadės.

Sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme, ky kontribut kėrkohet nė patrullimet ajrore, nė mbikqyrjen e hapėsirės detare si dhe nė pėrballimin e sulmeve tė mundshme kimike, biologjike dhe radioaktive.

Ndėrkaq, nė takimin e kreut tė KON-it me kryeministrin grek ėshtė diskutuar gjatė edhe pėr vonesat e vėrejtura nė pėrgatitjet pėr Lojėrat, teksa tashmė kanė mbetur mė pak se 200 ditė nga fillimi i Olimpiadės.

Pas takimit, zėdhėnėsi i qeverisė greke pranoi se koha qė kanė organizatorėt nė dispozicion ėshtė shumė e kufizuar, por shtoi se do tė bėhet ē'ėshtė e mundujr me qėllim qė tė kapen afatet.

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar do tė vijė pėrsėri nė Athinė, pas dy javėsh, me rastin e ceremonisė sė ndezjes sė Flakės Olimpiake.

Atėherė, siē u ra dakord ndėrmjet tė dy palėve, do tė merren dhe vendimet pėrfundimtare.

Lajme të tjera:
Socialistėt fitojnė nė zgjedhjet spanjolle
Putin konfirmon fitoren nė zgjedhje
Planet i ri nė sistemin tonė diellor
Zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė mė 23 tetor
Kina njeh tė drejtėn e pronės private
Situatė e tensionuar nė Gjeorgji
Pas sukses operacioni kundėr Karaxhiēit
Gjenerali Myers vlerėson situatėn nė Haiti
Kurdėt protestojnė pėr viktimat nė Siri
Kreu i Komitetit Olimpik nė Athinė

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright   ^^ Kthehu në krye Lajme nė 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK