 |
|
 |
| |
| Botuar: E premte, 12 mars 2004 - 10:20 CET |
| |
| Hidhet granatė nė shtėpinė e Rugovės |
|
|
Njė granatė dorė ėshtė hedhur nė rezidencėn e presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, tė premten, duke shkaktuar dėme, por jo viktima apo tė plagosur. Njoftimet vijnė nga policia e UNMIK-ut.
 Njė granatė dore ėshtė hedhur nė oborrin e shtėpisė sė tij |
Njė zėdhėnės i policisė tha se granata ishte hedhur herėt nė mėngjes.
"Pjesa e pėrparme e shtėpisė sė zotit Rugova u dėmtua. Nuk ka tė plagosur," tha zėdhėnėsi i policisė duke mos ofruar detaje tė tjera.
Ka qenė ora 5 e 20 minuta e mėngjesit, kur nė oborrin e Presidencės sė Kosovės ėshtė hedhur njė bombė, nga njė makinė nė lėvizje pėrgjatė rrugės pėrballė Rezidencės sė Presidencės.
Bomba ka plasur dhe ka shkaktuar dėmė materiale nė shtėpinė e Presidentit, mirėpo nuk ka pasur pasoja nė njerėz.
Policia thotė se fjala ėshtė pėr njė granatė dore dhe se dėmet e shkaktuara, janė tė vogla dhe nga shpėrthimi granatės janė dėmtuar dritaret dhe muret e shtėpisė sė presidentit.
Shėrbimi Policor i Kosovės ka shprehur shqetėsimin e tij pėr shpėrthimet e fundit.
Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Refki Morina, tha se ata kanė "shtuar masat e sigurisė nė sektorė tė ndryshėm tė patrullimit dhe nė sektorė tė tjerė qė veprojnė nė terren".
Shqetėsim
Zėdhėnėsi i Presdientit, Muhamet Hamiti, thotė se ky ėshtė njė sulm kriminal ndaj institucioneve tė Kosovės.
"Ėshtė sulmuar autoriteti mė i lartė politik i Kosovės, i zgjedhur me votėn e popullit," tha zoti Hamiti.
"Nuk e di se kush mund tė jetė i interesuar tė sulmojė institucionin e Presidentit," tha ai.
Grupit pėr tė drejtat e njeriut, KMLDNJ, ka shprehur shqetėsimin e tij pėr sulmin dhe pėr disa shpėrthime tė tjera tė ndodhura gjatė 4-5 ditėve tė fundit.
Pėr mė tepėr ky kėshill parasheh pėrshkallėzim tė situatės, kjo si pasojė e situatės politike dhe ekonomike.
Udhėheqės i KMLDNJ-sė, Behxhet Shala, thotė se incidentet nuk janė tė shkėputura.
"Prapa kėtyre shpėrthime qėndron dikush i cili i ka paramenduar mirė," tha ai. |
 |
|
 |
|