 |
|
 |
| |
| Botuar: E premte, 13 shkurt 2004 - 10:33 CET |
| |
| Kėrkohet ndalim i klonimit riprodhues |
|
|
Shkencėtarėt koreano-jugorė qė me sukses klonuan embrione tė njeriut pėr tė marrė inde pėr studime shkencore kanė bėrė thirrje qė tė ketė njė ligj qė ndalon klonimin e foshnjeve.
 Klonimi do tė mundėsojė kurimin e sėmundjeve |
Woo Suk Hwang qė drejtoi studimin tha se klonimi riprodhues ishte gabim dhe ēdo komb duhet ta nxjerrė atė jashtė ligjit.
Ai po fliste nė njė konventė shkencore tė mbledhur nė Seattle ku u bėnė tė ditura rezultatet e studimit.
Woo Suk Hwang i Universitetit Kombėtar tė Seulit dhe kolegėt e tij e morėn materialin gjenetik nga qeliza normale tė femrave donatore dhe e kombinuan atė me vezėt e tyre.
Embrionet e pėrftuara pastaj u zhvilluan qė tė prodhonin inde qė mund tė ndahen nė ēdo ind qelizor.
Qėllimi ėshtė qė ato tė pėrdoren pėr tė zėvendėsuar indet qė nuk funksionojnė tek pacientėt e sėmurė.
"Meqė kėto qeliza bartin kodin gjenetik tė bėrthamės qelizore tė njeriut, pas ndryshimeve, mund tė pritet qė tė transplantohet pa kundėrshtimin imun tė ērregullimeve degjeneruese," tha profesori Hwang.
"Mėnyra jonė hap rrugėn pėr pėrdorimin e kėtyre qelizave tė zhvilluara nė mėnyrė specifike nė mjekėsinė e transplantimit," shtoi ai.
Hollėsi tė kėtij studimi janė botuar nė versionin on-line tė revistės "Science".
30 embrione
Ekipi i shkencėtarėve i tregoi revistės se si pėrdori 242 vezė tė marra nga 16 gra nė eksperimentin e vet.
Nė secilin rast, materiali i transferua nga bėrthama e njė qelize jo-riprodhuese, qė pėrmban formulėn gjenetike tė femrės, nė njė vezė pa bėrthamė tė tė njėjtės donatore.
Pas kėtij transferimi, faktorė brenda citoplazmės sė vezės pritėse, besohet se kanė riprogramuar pėrmbjatjen e re tė bėrthamės, duke aktivizuar gjenet embrionale.
Kėto qeliza tė veēanta u panė tė ndaheshin nė tė tre llojet e indeve qė gjenden nė trupin e njeriut, thanė studiesit.
Qėllimi qė ata pėrmeedėn pėr studimin, ėshtė tė studiohen indet embrionale tė njeriut pėr tė parė se si mund tė pėrdoren ato si mjet terapeutik pėr tė mjekuar sėmundje si diabeti, asteoartriti, sėmundja e Parkinsonit, gjatė tė cilave, indet fillojnė tė vdesin.
Shqetėsime
Shkencėtarėt koreano-jugorė thonė se do t'i pėrdorin teknikat pėr klonim terapeutik, por ekziston shqetėsimi se ato mund tė pėrdoren pėr klonim riprodhues, pėr krijimin e qenieve njerėzore.
Deri tani, embrionet njerėzore janė rritur vetėm pėr njė javė, kėshtu qė ėshtė pamundur tė thuhet nėse ato do tė zhvillohen si duhet mė tej, problem ky qė ėshtė hasur nė shumė prej pėrpjekjeve pėr klonimin e kafshėve.
Pėrqindja e suksesit nė kėtė studim ishte mė e ulėt nė rastin e minjve dhe tė bagėtive, duke theksuar kėshtu edhe njė herė, vėshtirėsitė e mėdha qė janė hasur nė klonimin e primatėve.
Por studiuesit koreanė qė kanė kryer kėtė studim tė fundit besojnė se pa patur mundėsinė e punimit nė laboratorin e tyre tė pajisur mė sė miri dhe pa numrin e madh tė vezėve qė atyre iu desh pėr tė perfeksionuar metodat e tyre, ka pak gjasa qė shkencėtarė tė tjerė tė mundet tė klonojnė embrionet njerėzore.
|
 |
|
 |
|