BBC Albanian
BBCi Home Page BBC World News BBC Sport BBC World Service BBC Weather BBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E hënë , 01 dhjetor 2003 - 12:34 CET
 
Shkup - shpallen rezultatet e regjistrimit
 
Enti Maqedonas i Statistikës ka shpallur sot në Shkup rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, të zhvilluar gjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Pamje nga Maqedonia
Regjistrimi i fundit rikonfirmon përbërjen shumetnike të Maqedonisë


Sipas të dhënave të paraqitura nga drejtori i këtij institucioni, Donço Gerasimovski, Maqedonia ka gjithsej 2.022.547 banorë. Prej tyre, 1.297.981(64.18 për qind) janë maqedonas, kurse 509.083 (25.17 për qind) shqiptarë.

Po sipas këtyre të dhënave, turqit përbëjnë 3.85 për qind të popullsisë, serbët 1.74 për qind, kurse përqindjen tjetër e plotësojnë romët, boshnjakët, vllehët, etj.

Komisioni Ndërkombëtar për monitorimin e regjistrimit tha sot në Shkup se ky operacion statistikor ishte i suksesshëm, ndonëse janë vërejtur edhe disa lëshime, por që, siç u tha, nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Lajme të tjera:
Socialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
Putin konfirmon fitoren në zgjedhje
Planet i ri në sistemin tonë diellor
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
Kina njeh të drejtën e pronës private
Situatë e tensionuar në Gjeorgji
Pas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
Gjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
Kurdët protestojnë për viktimat në Siri
Kreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright   ^^ Kthehu në krye Lajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK