 |
|
 |
| |
| Botuar: E hėnė , 18 gusht 2003 - 15:02 CET |
| |
| Tensionohen marrėdhėniet ndėretnike |
|
|
Pas vrasjes sė dy fėmijėve serbė dhe plagosjes sė katėr tė tjerėve javėn e shkuar nė Gorazhdec, raportet ndėretnike nė Kosovė janė tensionuar dukshėm, ashtu si edhe situata e sigurisė.
 Vrasja e dy fėmijėve thuhet se ka shtuar tensionet |
Kėshtu dje, disa qytetarė shqiptarė kanė qenė viktima tė sulmit fizik nga ana e njė grupi serbėsh nė Graēanicė, nė rrugėn Prishtinė-Gjilan. Sipas burimeve tė policisė ndėrkombėtare, rreth 50 serbė kanė ndaluar njė veturė ku ndodheshin pesė shqiptarė dhe i kanė keqtrajtuar rėndė fizikisht.
Njė grup prej 30-50 personash kanė ndaluar njė veturė, ku ishin pesė persona. Ata i kanė nxjerrur jashtė udhėtarėt dhe i kanė sulmuar. Katėr prej tyre kanė pėsuar lėndime dhe janė trajtuar nė spitalin e Prishtinės, tha njė zėdhėnėse e policisė ndėrkombėtare, Angela Joseph.
Incidentet nė Graēanicė nuk kanė pėrfunduar me kaq. Mė vonė qindra serbė kanė hedhur gurė nė drejtim tė tė gjitha veturave me udhėtarė shqiptarė, duke shkaktuar disa tė lėnduar. Policia ka mbyllur pėr disa orė trafikun, pėr shkak tė sulmeve ndaj ēdo veture. Zėdhėnėsja Joseph ka konfirmuar se kėto incidente janė pasojė e zemėrimit tė serbėve pėr vrasjen e dy fėmijėve nė Gorazhdec.
Kėto incidente duket se kanė lidhje me incidentin qė ka ndodhur nė Zahaē apo Gorazhdec. Popullata serbe nė kėtė mėnyrė ka treguar pakėnaqėsinė e saj pėr incidentin nė Gorazhdec me atė qė u ka ndodhur fėmijėve tė tyre, tha zėdhėnėsja e policisė, Angela Joseph.
Ndėrkohė, kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi ka shprehur shqetėsimin pėr dhunėn nė Kosovė dhe situatėn e sigurisė. Ai tha se ka kėrkuar nga forcat e sigurisė qė ta shtojnė efikasitetin e tyre pėr pėrmirėsimin e situatės dhe krijimin e njė ambienti tė qetė pėr tė gjithė.
Ne jemi tė shqetėsuar pėr zhvillimet e fundit, pėr dhunėn qė ėshtė shprehur nė Kosovė. Nė kuadėr tė kėsaj, ne kemi vėnė kontakt me pėrfaqėsuesit e shtyllės sė parė tė UNMIK-ut dhe kemi kėrkuar qė nė mbledhjen e ardhshme tė qeverisė tė mėrkurėn, ta kemi dikė nga policia e UNMIK-ut qė tė na informojė lidhur me hetimet qė bėhen dhe si ta rrisin ata efikasitetin, theksoi kryeministri.
Edhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci ka dėnuar dhunėn e ditėve tė fundit nė Kosovė. Pas takimit me shefen e zyrės amerikane nė Kosovė, Marcie Reis, kryeparlamentari Daci ka kėrkuar qė siē shprehet ai, tė mos mbytet e ardhmja e Kosovės.
Shprehėm njė shqetėsim tė dy bashkėbiseduesit pėr rrjedhat e fundit nė fushėn e sigurisė. Ne nuk dėshirojmė qė tė mbytet e ardhmja e Kosovės duke mbytyr fėmijėt kosovarė, deklaroi zoti Daci
Incidentet e fundit nė Graēanicė nuk janė tė vetmet qė kanė pasuar vrasjen e dy fėmijėve nė Gorazhdec.
Edhe nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ka pasur tensionim tė situatės sė sigurisė dhe tė raporteve ndėrtenike. Pėr katėr ditė me radhė, lagjet e banuara me shqiptarė kanė qenė cak i sulmeve me mjete shpėrthyese qė nuk kanė shkaktuar asnjė viktimė, por vetėm dėme materiale.
|
 |
|
 |
|