BBC Albanian
BBCi Home Page BBC World News BBC Sport BBC World Service BBC Weather BBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E enjte, 12 qershor 2003 - 18:01 CET
 
Kosova pas katėr vjetėsh - pėrparime dhe sfida
 
Miting nė Kosovė
 
Kosovarėt pėrkujtojnė katėrvjetorin e lirisė
 
Si udhėheqėsit ndėrkombėtarė ashtu edhe ata shqiptarė nė Kosovė janė tė njė mendjeje se vendi ka bėrė pėrparim tė madh gjatė katėr viteve tė fundit.

Kosova ka shėnuar katėrvjetorin e hyrjes sė trupave tė NATO-s qė pėr shumicėn shqiptare ėshtė cilėsuar si pėrvjetor i lirisė sė Kosovės.

"Sot atmosfera ėshtė krejt ndryshe, tanket kanė shkuar, kufijtė janė tė sigurtė, por ende nuk ka normalitet," tha kreu i UNMIK-ut, Michael Stenier.

"Kėrcėnimi tani ėshtė mė i komplikuar dhe ėshtė i brendshėm, pra krimi i organizuar dhe ekstremizmi, ndėrsa armiku ėshtė mė pak i dukshėm," tha ai.

Zoti Steiner tha se megjithė shumė problemeve dhe sfidave me tė cilat ballafaqohet Kosova, e ardhmja e saj ėshtė nė Evropė dhe siguroi se komuniteti ndėrkombėtar do t'i qėndrojė nė krah pėr ta ndihmuar.

Komandati i KFOR-it, gjenerali Fabio Mini, tha se nė Kosovė mbetet akoma shumė pėr t'u bėrė nė luftėn kundėr terrorizmit, ekstermizmit, korrupsionit dhe krimit, pėr tė cilėn gjė, ai tha se KFOR-i po punon ngushtė me policinė.

Mė shumė pėr pakicat

Ibrahim Rugova
Rugova thotė se po punohet pėr tė gjitha grupet etnike
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha se nė katėr vjet ėshtė bėrė njė pėrparim i madh.

"Natyrisht, kemi problemet e zhvillimit dhe tė tjera ..., por kemi njė shoqėri tė integruar pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėr tė gjitha grupet etnike," tha zoti Rugova.

Megjithatė, udhėheqėsit shqiptarė pranojnė nevojėn e njė pune mė tė madhe pėr pėrfshirjen e tė gjitha pakicave nė zhvillimin e Kosovės.

"Ne mund tė bėjmė mė shumė pėr pakicat, sidomos pėr pakicėn serbe," thotė nė njė intervistė pėr BBC-nė kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj.

"Duhet qė qytetarėt e Kosovės tė kenė njė platformė tė njejtė, pa dallim pėrkatėsie etnike, pėr njė Kosovė demokratike, pėr njė rend demokartik dhe kėrkohet pjesėmarrje," tha ai.

"Gatishmėria e shumicės do tė sjellė mė shumė sukses dhe rezultate edhe nė kėtė drejtim, nė rast tė njė gatishmėrie edhe tė pakicės qė tė japė kontributin e vet pėr njė jetė mė tė mirė nė Kosovė," tha ai.

Mbėshtetje pėr pavarėsi

  Ne jemi tė gatshėm tė marrim pėrgjegjėsitė dhe tė ndėrtojmė njė paqe tė pėrhershme pėr Kosovėn.  
Ramush Haradinaj i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės
Deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Alush Gashi, tha nė njė intervistė pėr BBC-nė se katėr vitet e fundit nė Kosovė demonstrojnė mė sė miri drejtėsinė e ndėrhyrjes sė Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė saj tė NATO-s pėr ta ndėrprerė gjenocidin nė Kosovė dhe pėr tė krijuar njė perspektivė pėr qytetarėt e Kosovės.

Zoti Gashi i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė mbėshtes pėrpjekjet e Kosovės pėr pavarėsi.

"Bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė mė shumė e guximshme nė kuptimin e njė realiteti se Kosova ėshtė nė rrugėn e pashmangshme tė pavarėsisė dhe se Kosovės i duhen dhėnė ganaca mė tė fuqishme qė kjo ditė nuk ėshtė larg," tha ai.

"Me njė mbėshtetje tė tillė ndėrkombėtare forcat politike dhe qytetare tė Kosovės do tė kishin njė energji shtesė pėr afrimin mė tė fuqishėm ndaj pakicave pėr tė cilat ne kemi rezultate shumė tė mira," tha zoti Gashi.

Zoti Haradinaj thotė se zhvillimet e deritashme dėshmojnė pėr gatishmėrinė dhe pjekurinė e duhur qė ka populli i Kosovės, institucionet e zgjedhura pėr tė marrė pėrgjegjėsitė pėr Kosovėn.

"Ne jemi tė gatshėm tė marrim pėrgjegjėsitė dhe tė ndėrtojmė njė paqe tė pėrhershme pėr Kosovėn," tha ai.
Lajme të tjera:
Socialistėt fitojnė nė zgjedhjet spanjolle
Putin konfirmon fitoren nė zgjedhje
Planet i ri nė sistemin tonė diellor
Zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė mė 23 tetor
Kina njeh tė drejtėn e pronės private
Situatė e tensionuar nė Gjeorgji
Pas sukses operacioni kundėr Karaxhiēit
Gjenerali Myers vlerėson situatėn nė Haiti
Kurdėt protestojnė pėr viktimat nė Siri
Kreu i Komitetit Olimpik nė Athinė

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright   ^^ Kthehu në krye Lajme nė 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK