|
Nė foto: Pėrmbytje vdekjeprurėse nė Australi
|
|||||||||||||||||||||||
|
Mijėra njerėz vazhdojnė tė largohen nga qyteti australian Brisbane, ndėrsa pėrmbytjet vrasėse - qė kanė pėrfshirė shtetin verilindor australian Queensland - kanė arritur tani nė qytetin e tretė mė tė madh tė vendit.
Rreth 20,000 shtėpi nė qytetin me rreth dy milion banorė pritet tė pėrmbyten deri tė enjten kur niveli i lumit pritet tė arrijė pikun, thonė zyrtarėt.
Varka dhe platforma ankorimi u shkėputėn nga lumi i rrėmbyer Brisbane qė i ka kapėrcyer brigjet tashmė edhe nė qytetet Yeerongpilly dhe Indooroopilly.
Mijėra banorė tė qytetit kanė marrė strehė nė qendra tė veēanta evakuimi nė qendėr tė qytetit Brisbane. Qyteti duket si fantazmė pėr shkak tė ndėrprerjes sė energjisė elektrike.
Pranė Brisbane, edhe qyteti Ipswich po pėrfshihet nga ujrat. Njė qytetar po shpėton njė kangur.
Pėrmbytjet nė Queensland - qė pėrshkruhen si mė tė rėndat nė shumė dekada - kanė shkaktuar vdekjen e 12 vetėve ndėrsa dhjetra tė tjerė janė tė humbur.
Ekipet e shpėtimit e kanė tė vėshtirė tė pėrballojnė volumin e madh tė thirrjeve pėr ndihmė. Njė burrė po pėrpiqet tė mbahet pas njė peme ndėrsa ndihma po vjen.
Guvernatorja e shtetit Anna Bligh i quajti pėrmbytjet si "orėn mė tė keqe". Shirat kanė filluar qė nė fund tė nėntorit. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||