BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 06 dhjetor 2010 - 14:53 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Pasojat e përmbytjeve në Shkodër
 

Disa lagje të qytetit të Shkodrës vazhdojnë të jenë të përmbytura. Në to mund të hyhet vetëm me mjete lundruese.

Përmbytjet kanë nxitur një shërbim të ri urban në Shkodër. Persona privatë ndihmojnë në transportin e njerëzve në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e mbuluara nga përmbytjet kundrejt një pagese.

Katet e poshtme të ndërtesave, përfshirë dyqanet, janë dëmtuar më rëndë nga vërshimi i ujërave.

Përmbytjet kanë prekur një sipërfaqe prej 14 mijë hektarësh.

Kjo nuk është hera e parë që sipërfaqja përreth Xhamisë së Plumbit është përmbytur nga vërshimi i ujërave.

Sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër, janë përmbytur 2600 banesa, ndërkohë që 4600 të tjera janë të rrethuara nga ujërat.

Me përmirësimin e motit, niveli i ujit ka filluar të bjerë, por situata mbetet kritike.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>