|
Aktori komik Sėr Norman Wisdom ka vdekur nė moshėn 95 vjeē
|
|||||||||||||||||||||||
|
Aktori komik Sėr Norman Wisdom ka vdekur nė moshėn 95 vjeē. Familja e tij tha se ai vdiq nė njė shtėpi pėr tė moshuar nė Isle of Man, te hėnėn nė mbrėmje, pasi pėsoi disa hemoragji cerebrale gjatė gjashtė muajve tė fundit.
Nė vitin 1976, Sėr Norman ishte njė nga interpretuesit nė njė program tė veēantė tė BBC-sė, "Njė Jubile Muzike"- qė u organizua pėr tė festuar jubileun e argjentė tė Mbretėreshės njė vit mė vonė. Ai kėndoi kėngėn e tij tė njohur Don't Laugh At Me ('Cause I'm a Fool).
Sėr Norman u bė njė figurė kulti nė Shqipėri, ku filmat e tij ishin ndėr filmat e paktė nga perėndimi qė lejoheshin tė ēfaqeshin nė vend.
Sėr Norman, tė cilit ju dha titulli i kalorėsit (Sėr) nė vitin 2000, ishte i njohur pėr njė sėrė rolesh komike. Charlie Chaplin e pėrshkroi atė si kllounin e tij tė preferuar.
Ylli i lindur nė Londėr e filloi karrierėn e tij kinematografike nė vitin 1948. Me veshjet e tij karakteristike, kapelen dhe kostumin qė nuk i pėrshtatej pėrmasave tė trupit tė tij, ai luajti nė mė shumė se 20 filma pėrfshirė kėtu "Trouble in Store" tė vitit 1953 .
Ai fitoi ēmimin Bafta pėr njė shfaqje tė rrallė si njė pacient i sėmurė nga kanceri nė dramėn e vitit 1978, Going Gently.
Dhe nė vitin 1998, ai pėrsėri e la komedinė mėnjanė pėr njė rol nė serialin e gjatė televiziv, Casualty.
Puna e tij mė vonė pėrfshin rolin e pėrsėritur tė Billy Ingleton, nė njė serial tė gjatė pėr BBC-nė, "Last of the Summer Wine".
Vitet e fundit tė jetės i kaloi nė Isle of Man. Por ai vazhdoi tė luajė edhe pse nė moshė tė thyer, duke u cituar si burim ndikimi dhe frymėzimi nė formimin e tij nga njė tjetėr komedian britanik trup-vogėl, Lee Evans. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||