|
Yjet marrin pjesė nė premierėn e Leonardo DiCaprio-s Zanafilla
|
|||||||||||||||||||||||
|
Marion Cotillard dhe Leonardo DiCaprio marrin pjesė nė premierėn e filmit tė tyre tė ri Zanafilla, nė Mbretėrinė e Bashkuar. Ky ėshtė njė film fantastiko-shkencor qė flet pėr njė hajdut (DiCaprio), i cili vjedh ėndrrat dhe idetė e njerėzve, kur ata janė nė gjumė.
Fitues i ēmimit Golden Globe, DiCaprio, 35 vjeē, luan rolin e Dom Cobb - njė vjedhės ėndrrash. Ai kėmbėngul se nuk i ka plotėsuar ende ambicjet e tij nė kinematografi: "Unė ende kam shumė pėr tė provuar pėr veten. Kam ende shumė karaktere qė dua tė luaj."
Aktorja e filmit Juno, Ellen Page, luan rolin e arkitektes, Ariadne. Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr tė ndėrtuar botė ėndrrash dhe thotė se ishte kėnaqėsi qė punoi me DiCaprio-n: "Ai ėshtė absolutisht i mrekullueshėm. Kam shumė respekt pėr tė."
Filmi ndjek jetėn e Leonardo DiCaprio-s kur i jepet njė punė e fundit. Por nė vend tė vjedhjes sė ėndrrave tė njerėzve, atij i jepet mundėsia pėr tė larė mėkatet duke ngulur njė ide nė kokėn e dikujt.
Aktori i filmit Batman, Cillian Murphy, 34 vjeē, luan rolin e Robert Fisher, i Riu. Ai ėshtė njė trashėgimtar dhe objektivi i fundit i Dom Cobb-it.
Aktori, Michael Caine, fitues i disa ēmimeve Oskar, luan nė film rolin e vjerrit tė DiCaprio-s, Miles, si dhe tė konsulentit dhe mėsuesit tė tij. Ai tha: DiCaprio ėshtė shumė simpatik, por ai nuk e pėrdor kėtė pėr tė fituar pikė, ai mbėshtetet nė aftėsitė e tij si aktor."
Adhuruesit e Leonardo DiCaprio-s kaluan orė tė tėra nė Leicester Square, nė Londėr, nė pritje tė aktorit tė Titanikut. Njė adhuruesi i ra tė fikėt nė afėrsi tė qilimit tė kuq dhe turmės ju shpėrndanė shishe me ujė.
Kėngėtarja, Pixie Lott, 19 vjeē, ishte njė nga yjet britanike qė dolėn pėr tė shfrytėzuar rastin pėr tė takuar Leonardo DiCaprio dhe pjesėn tjetėr tė artistėve tė filmit Zanafilla. Atje ndodhej edhe Drejtori i filmit Sherlock Holmes, Guy Ritchie.
Peaches Geldof, 21 vjeē, ishte gjithashtu atje. Regjizori i filmit Christopher Nolan, i cili pati regjinė e filmave Batman Begins dhe The Dark Knight. Ai tha: "Unė e shoh filmin para sė gjithash si njė udhėtim emocional nė shkallė tė gjerė." |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||