BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 25 shtator 2009 - 16:12 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Objekte tė arta tė periudhės Anglo-Saksone
 

Autoritetet nė Angli kanė konfirmuar se objektet e arta tė periudhės Anglo-Saksone tė gjetura kohėt e fundit janė thesar - ēfarė do tė thotė se personi qė e gjeti atė ka gjasa tė bėhet i pasur. (Nė foto: Pjesė tė njė shpate tė artė me zbukurime)

Thesari u gjet nė Staffordshire nga 55-vjeēari Terry Herbert nė Korrik. Arkeologėt mė tej zbuluan 1345 artikuj, shumė prej tyre prej ari (Nė foto: Pjesė e njė helmete, pjatė e artė dhe njė kryq)

Vendi i saktė i zbulimit ėshtė mbajtur sekret prej arkeologėve, tė cilėt thonė se kjo ėshtė gjetja mė e rėndėsishme e objekteve tė historisė Anglo-Saksone qė prej zbulimeve nė Sutton Hoo. (Nė Foto: Ornament ari me gurė, pjesė e kėllėfit tė njė shpate.)

Zoti Herbert do ta ndajė vlerėn e gjetjes me pronarin e tokės sė fermės ku u bė zbulimi. Kanė mbijetuar vetėm katėr helmeta si ato prej nga ėshtė marrė kjo pjesė qė mbron fytyrėn. Helmeta me njė element tė tillė vishej nė betejė pėr tė nxjerrė nė pah statusin e luftėtarit.

Thesari do tė bėhet zyrtarisht pronė e Mbretėreshės pėr tė siguruar qė tė mos largohet nga Britania. (Nė foto: Njė buton i zbukuruar, ku teknika e punimit tė xhamit 'milefiori' - njė specialitet i hershėm Anglo-Sakson - ka krijuar njė mozaik bardh-e-zi me njė gur tė ēmuar)

Njė pjesė e madhe e thesarit do tė jetė e ekspozuar nė njė galeri nė Muzeumin e Artit nė Birmingham pėrpara se tė transferohet nė Muzeun Britanik nė Londėr. (Nė foto: Fragment i njė pjate prej ari. Imazhi qė synohet tė pasqyrohet nė pjatė ėshtė ai i dy shqiponjave tė ndara nga peshq.)

Arkeologėt thonė se thesari ka gjasa tė jetė njė koleksion trofesh, por ata nuk janė nė gjendje tė thonė nėse ato ishin nga njė betejė e vetme apo rezultat e njė karjere ushtarake tė gjatė e tė suksesshme. (Nė foto: Element i njė shpate ari.)

Anglo-Saksonėt e sunduan Anglinė nga shekulli i 5-tė deri nė pushtimin Norman nė 1066. (Nė foto: Unazė ari e punuar nė teknikėn e filigramės - e gjetur mė 9 korrik.)

Disa prej objekteve kanė njė punim kaq tė hollė sa qė ekspertėt mendojnė se ato mund tė kenė qenė pronė e njė familjeje mbretėrore Anglo-Saksone.

Disa prej pajisjeve tė shpatave janė punuar me njė teknikė qė njihet si Stili Salin II. Ajo pasqyron figura kafshėsh tė ndėrthurura nė modele komplekse e simetrike. Objekti nė foto mendohet tė jetė pjesė e njė kame tė njohur si 'seax' qė nė anglishten e vjetėr do tė thotė 'thikė'.

Ky brez i artė ka mbikshkrimin nė latinisht: "Ngrihu Zot, lusim qė armiqtė e tu tė shkatėrrohen dhe ata qė tė urrejnė tė zhduken nga faqja e dheut". Mbishkrimi ėshtė marrė ose nga Libri i Numrave ose nga (Vulgate) Bibla qė pėrdorej nga Ango-Saksonėt.

Zoti Herbert tha: " Ndoshta ishte shkruar qė unė ta zbuloja, ndoshta ari i gjetur ka mbajtur emrin tim gjatė gjithė kohės. Nuk e di se ēfarė do tė thonė shokėt e mi nė klubin e kėrkimit tė metaleve. (Nė foto: Togėz e artė e shekullit tė 7-tė, zbuluar mė 6 korrik.)


 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake