http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mërkurë, 10 qershor 2009 - 17:35 CET

BBC në Vlorë: Diskutohet dilema industri-turizëm

Debati i BBC-së në Vlorë u përqëndrua në dilemën turizëm-industri. Në diskutim morën pjesë deputeti i PD-së, Ardian Kollozi, përfaqësuesja e shoqërisë civile Madlina Puka, studentet Borana Mustafaraj, Dokleida Roshi, Ervisa Muharremaj, pedagogu i Universitetit të Vlorës Petrit Qejvani, Drita Aga e dhomës së noterëve.

Politikanët, shoqëria civile dhe qytetarët në Vlorë janë të ndarë lidhur me prioritetin që duhet të ketë Vlora, turizmin apo industrinë.

Porti i Vlorës ka potencial të kthehet në një nyje të rëndësishme zhvillimi për rajonin, por veprimtarët e mjedisit kanë frikë se ekziston mundësia e ndotjes që do të dëmtonte turizmin.

Pylli i brishtë i Sodës në periferi të qytetit të Vlorës.

Një tjetër vepër industriale në Vlorë, termocentrali, që është bërë mollë sherri midis autoriteteve dhe ambientalistëve.

Autoritetet thonë se petrolifera do të ndihmojë zhvillimin e qytetit, por ambjentalistët i frikësohen ndotjes.

Kësaj i frikësohen veprimtarët e mjedisit. Një kanal i ndotur me mbeturina kimike disa ditë më parë që derdhet menjëherë në det.

Uzina e sodës kaustike e Vlorës, një nga reliket e industrisë së kohës së komunizmit.

Gazetari i BBC-së Fatos Ahmati duke përgatitur një material për zhvillimin e qytetit të Vlorës.

Ekipi i BBC-së udhëton nëpër Shqipëri. Pas përfundimit të debatit në Vlorë, ekipi niset për në ndalesën e radhës, Sarandë.