http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mërkurë, 03 qershor 2009 - 16:29 CET

Udhëtim nga Vau i Dejës në Kukës

Hidrocentrali i Vaut te Dejës është më i vjetri në kaskadën e Drinit.

Monumenti dhe Katedralja e Nënë Terezës në qendër të Vaut të Dejës.

Nëse nuk e dini se pas Vaut te Dejës rruga është gjarpëruese, dyfishojeni kohën që keni parashikuar për të përshkuar këtë distancë.

Kjo grua me veshje të malësisë prashit misrin në Gomsiqe të Epërme, fshati i parë pas Vaut të Dejës.

Katedralja ishte ndër ndërtesat e pakta në Gomsiqe të Epërme.

Nxënës të shkollës nëntëvjeçare në fshatin Luf, 5 km para hyrjes në Pukë.

Tabela dygjuhëshe mirëpret udhëtarët në qytetin malor të Pukës.

Megjithë izolimin natyror, Puka lë përshtypjen e një qyteti ku jeta vazhdon normalisht.

Ndryshe nga Puka, hyrja e Fushë Arrësit nuk është mikpritëse, përkundrazi.

Ndërtesat e braktisura e gjysmë të rrënuara të industrisë së dikurshme minerale dhe të drurit ofrojnë një pamje të zymtë.

Liqeni i Fierzës shfaqet për herë të parë pasi kalon vendin e quajtur Shëmri.

Një tufë e rrallë me bagëti në udhëtimin gjarpërues afro katërorësh mes qafave të maleve.