Botuar: E enjte, 06 nėntor 2008 - 10:22 CET
Senatori Demokrat, Barack Obama, zgjidhet i pari president zezak i Shteteve tė Bashkuara. Disa shtete njoftuan njė pjesėmarrje shumė tė lartė nė votim. Ishte parashikuar qė 130 milion amerikanė ose mė shumė do tė
votonin - qė do tė thotė mė shumė se nė ēdo votim qė nga viti 1960.
Rivali i zotit Obama, John McCain, e pranoi humbjen duke thėnė " e admiroj dhe vlerėsoj shumė" zotin Obama. Ai u bėri thirrje
pėrkrahėsve tė tij qė tė vinin nė dispozicion tė presidentit tė ardhshėm vullnetin e tyre.
Mijra vetė shkuan nė Grant Park, Ēikago, ku zoti Obama zhvilloi tubimin e natės sė fitores. Obama tha: "nėse ndonjė ende e vė nė dyshim se Amerika ėshtė vendi ku gjithēka ėshtė e mundur..."
qė ende nuk ėshtė i sigurt nėse ėndėra e themeluesve tė kėtij vendi ėshtė gjallė nė kohėn tonė, qė ende vė nė dyshim fuqinė
e demokracisė sonė, nata e sotme ėshtė pėrgjigjia pėr ta."
Obama shtoi se "Rruga pėrpara do tė jetė e gjatė. E pėrpjeta qė duhet tė ngjisim ėshtė shumė e thepisur. Por kurrė nuk kam
pasur kaq shumė shpresė, se ne do tė arrijmė atje ku duhet".
Zoti Obama doli pėrpara mijra pėrkrahėsve sė bashku me familjen e tij dhe zevendėsin Joe Biden. Banorėt nė Kogello, fshatin e lindjes sė babait tė tij, kėrcyen gjatė gjithė natės.







