http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 16 shtator 2008 - 16:44 CET

Afrika nė fotografi - shikim nga dritarja

Kompozimi i Caroline Vallieres, qė tregon fėmijė tė lumtur nė Ugandėn e veriut tek shikojnė nga dritaret e njė kasolleje, shėnon fillimin e serialit me temė "Nga dritarja". Fotot u dėrguan nga lexuesit e faqes sė internetit tė BBC-sė nė Afrikė.

Kjo fotografi nga Tom Kennard, siē thotė ai, "Ndoshta ėshtė dritarja mė e famshme nė Afrikė - dritarja e qelisė sė Nelson Mandelas nė burgun nė ishullin Robben."

Kėtu dy djem tė vegjėl shihen tek luajnė me goma tė vjetra, nėpėrmjet njė dritare tė thyer. Hunter Nielson e mori kėtė fotografi kur punonte nė Kenia, nė lagjen Kibera tė Nairobit.

Kimuli Magambo e mori kėtė fotografi tė kėtij Babuni tė pandrojtur qė ka hipur mbi makinėn e tij kur ai po vizitonte parkun kombėtar Queen Elizabeth nė Uganda.

Spencer Millsap e mori kėtė fotografi nga dritarja e hotelit ku po qendronte nė Cederburg, nė Afrikėn e jugut.

Elissa Butler e mori kėtė fotografi tė Nilit tė Bardhė, qė gjarpėron nėpėr Uganda, tek fluturonte mbi re nė qiellin e Afrikės.

Njė tjetėr fotografi udhėtimi... kėtė herė nga Virginia Lepp, e cila e mori atė tek po udhėtonte mbi njė urė nė Tanzani.

Dhe sė fundi, kjo fotografi nga Aarti Dodhia, e lumit Ewaso Nyiro nė Kenia, siē shihet nga dritarja dhe pasqyra e makinės.