|
Evakuohet Nju Orleans nė SHBA
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Qindra mijėra vetė janė larguar nga disa qytete nė brigjet jugore tė Shteteve tė Bashkuara ndėrsa njė nga stuhitė mė tė fuqishme tė stinės, Uragani Gustav, godet zonėn.
Banorėt e qytetit Nju Orleans janė larguar nė masė pėr t'iu shmangur stuhisė.
Kryetari i Bashkisė sė Nju Orleans-it, Ray Nagin, dha urdhėr pėr njė evakuim tė detyruar tė qytetit, duke e cilėsuar Uraganin Gustav si "stuhia e shekullit". Ai tha se nėse banorėt nuk do tė largoheshin, ata do tė mbeteshin vetėm e pa ndihmė.
Nė autostradėn ndėrshtetėrore 10, u ndryshua rrjedha e trafikut duke i lejuar automjetet qė t'i pėrdornin tė gjitha korsitė pėr t'u larguar nga Nju Orleans.
Autoritetet kanė siguruar transport pėr tė gjithė ata qė nuk kanė mjete pėr tu larguar nga shtėpitė e tyre.
Evakuimi kryhet ndėrsa Nju Orleans pėrkujton tre vjetorin e shkartėrrimeve tė shkaktuara nga Uragani Katrina, qė u morri jetėn qindra njerėzve dhe shkaktoi dėme me njė vlerė 80 miliardė dollarė.
Stadiumi i restauruar, Louisiana Superdome, qė simbolizonte atė qė pėsoi Nju Orleans nga Uragani Katrina, kėtė herė u bllokua pėr tė mos i lejuar njerėzit tė strehoeshin atje. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||