http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 29 gusht 2008 - 14:40 CET

Demokratėt nė Denver

Barack Obama ka pranuar zyrtarisht emėrimin si kandidat pėr president i Partisė Demokratike. Kjo e bėn atė afro-amerikanin e parė qė zgjidhet nė njė post tė tillė nga njė parti e madhe amerikane.

Ai mbajti njė fjalim qė mbuloi njė gamė tė gjerė temash pėrfshirė uljen e taksave, njė shėrbim shėndetsor financiarisht tė pėrballueshėm e deri tek arsimi dhe politika e jashtme.

Pas fjalimit, nė skenė pėr tu bashkuar me Zotin Obama u ngjitėn gruaja e tij, Michelle dhe vajzat Sasha (majtas) dhe Malia (djathtas).

Mė shumė se 75 mijė vetė u mblodhėn nė stadiumin Invesco Field pėr ditėn pėrmbyllėse tė Konventės Kombėtare tė Partisė Demokratike.

Pėrpara ngjarjes kryesore tė ditės, tė pranishmit dėgjuan fjalime nga politikanė e udhėheqės tė komuniteteve si dhe ndoqėn shfaqje nga muzikantė e artistė pėrfshirė Sheryl Crow dhe Stevie Wonder.

Fjalimi i zotit Obama shėnoi finalen e konventės demokrate tė organizuar me njė koreografi tė kujdesshme. Aktiviteti pėrkoi me 45 vjetorin e fjalimit historik me temė "Unė kam njė ėndėr" tė Martin Luter King.