Botuar: E premte, 01 gusht 2008 - 16:26 CET
Lucha Libre ose "mundja e lirė" ėshtė njė nga sportet mė popullore nė Meksikė. Yjet e kėtij sporti mund tė fitojnė shumė,
por ėshtė kryesisht sport meshkujsh. Dulce Garcia, ėshtė njė prej mundėseve femra qė kėrkon tė bėhet profesioniste.
Ashtu si edhe pėr meshkujt, njė pjesė e qėnėsishme e mundjes sė lirė pėr femra, pėrbėhet nga maskat tradicionale. Maskat dhe
kostumet egzotike janė pjesė e spektaklit, ndėrkohė qė vet mundja pėrfshin kėrcime, shkelmime dhe rėnie qė mund tė shkaktojnė
thyerje kockash. Sipas rregullave tė lojės protagonistja qė mundet e humbet maskėn.
Jeta pėr femrat mundėse ėshtė e vėshtirė. Tė gjithė trajnerėt janė meshkuj tė cilėt presin qė femrat tė luftojnė njėsoj si
yjet meshkuj tė sportit. "Shpesh sportistet nuk kanė shumė kohė pėr jetė familjare apo marrėdhėnie shoqėrore", thotė Francisco
Cellis, i AAA-sė, njėrės prej agjensive mė tė mėdha promovuese.
Dulce Garcia thotė se ėndėron pėr sukses nė ring. "Motra ime mė e madhe ka tre fėmijė ... por unė nuk mund ta imagjinoj njė
mėnyrė jetese si tė asaj", thotė ajo.
Nė kėtė raund do tė ndeshen Dark Angel, Luna Magica dhe Goddess kundėr Amapola. Tre tė parat janė mundėse qė ndeshen sipas
rregullave, ose vajzat e mira. Kundėrshtaret e tyre janė ato qė njihen si tė pasjellėshmet, tė cilat i shkelin rregullat.
Guadalupe Olvera debutoi nė ring pėr herė tė parė nė vitin 1997 me emrin Amapola (Lulekuqe). Ajo thotė se Lulekuqja e bukur
dhe enigmatike pasqyron karakterin e saj.
Sporti i mundjes sė lirė krijon momente dramatike. Ndėr aktivitetet mė tė zakonshme janė kėrcimet akrobatike, hedhjet e guximshme
dhe goditjet maramendėse. Para dy vjetėsh Amapola humbi maskėn e saj nė njė ndeshje me mundėsen kanadeze Dark Angel (djathtas).
Rivaliteti i tyre ende vazhdon.
Mundėset femra kanė vėshtirėsi pėr tė fituar jetesėn dhe pėr tu bėrė tė famėshme. Por ato thonė se nuk do tė heqin dorė nga
pėrpjekjet. Ne shpresojmė se koha jonė do tė vijė. "Ēfarėdo qė tė ndodhė mundja e lirė ėshtė jeta ime", thotė La Medusa.







