BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 24 korrik 2008 - 13:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėshpėritje pakėnaqėsie nė Kubė
 

Revolucioni ka humbur besimin e shumė tė rinjėve kubanezė - dhe pakėnaqėsia - tė cilėn shumė vetė nuk guxojnė as ta pėshpėrisin - po shprehet nga njė numėr kėngėtarėsh tė muzikės rap.

Mestizo, 28, ėshtė pjesė e njė dysheje rapistėsh nė Havana, ku ai punon si berber. "Ne jemi tė shpėrfillur sepse lirikat tona kanė tė bėjnė me problemet me tė cilat po pėrballen kubanezėt". Kėngėt e tij flasin pėr pėrndjekjet e policisė, racizmin dhe varfėrinė.

Nė zėrin e Mestizo-s ndjehet zemėrim: "Unė frymėzohem nga ambjenti ku jetoj dhe pėrvojat e mia. Gjatė shėrbimit ushtarak mė dėrguan nė burgun e ushtrisė pėr shkak tė pikpamjeve tė mija".

Nė njė pėrpjekje pėr tė ushtruar ndikimin e vet mbi muzikėn rap, nė vitin 2002 qeveria krijoi Agjensinė Kubaneze tė Muzikės Rap. Por nė listat e saj nuk ka kritikė tė qeverisė, mbasi kėta rapistė thonė se nuk duan tė kompromentohen.

Pėr rapistėt qė zgjedhin tė jenė tė pavarur jeta ėshtė shumė e vėshtirė. Pėr tė regjistruar albume ata duhet tė pėrdorin shėrbimet e producentėve tė tillė si Emilio. 33-vjeēari ka kėnduar muzikė rap, por disa vite mė parė ai filloi tė merret me produksion si njė biznes mė fitimprurės. Ai drejton njė studio tė thjeshtė me njė kompjuter, te cilėn e ngriti me ndihmėn e babait tė i tij.

Emilio ėshtė i vetė-mėsuar dhe i vetė-punėsuar dhe tani jeton me tė ardhurat qė fiton nga muzika. "Pėrsa i pėrket qeverisė, unė nuk jam producent muzike dhe nuk i deklaroj tė ardhurat e mija". Unė regjistroj dy ose tre kėngė nė ditė, dhe ndoshta janė rreth 50 grupe tė ndryshme qė vijnė nė mėnyrė tė rregullt gjatė gjithė vitit.

Maceo, 32, ka 11 vjet qė merret me muzikėn rap dhe po regjistronte albumin e tij tė 74-t. Ai thotė se Do-Ra-Me-Fa-So ėshtė njė formė kritike pėr tė gjitha albumet qė janė shitur. Pėr ta popullarizuar sa mė shumė muzikėn e tij ai i shumėfishon albumet e tij vazhdimisht, dhe i shpėrndan CD-tė pėr njė shumė tė vogėl.

Ēuditėrisht, ēfarėdo qė tė mendojnė tė rinjtė kubanezė pėr trashėgiminė e Fidel Kastros, shumė ende e respektojnė atė si udhėheqėsin e revolucionit dhe personin i cili e ka sfiduar SHBA-nė gjatė gjithė kohės. "Fideli ėshtė njė idhull pėr mua. Problemi nuk ėshtė Fideli, janė drejtuesit nėn tė. Ka aq shumė shkresa burokracie saqė qėllimi humbet."


 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake