Botuar: E diel, 16 mars 2008 - 08:40 CET
Njė numėr shpėrthimesh ndodhėn nė njė depo armatimi nė veri tė kryeqytetit shqiptar, Tiranė. Shtėllunga tymi ngriheshin nga vendi i shpėrthimeve, qė ishin aq tė forta, sa u dėgjuan dhjetra kilometra larg. Ekipet e ndihmės sė shpejtė u ndodhėn shpejt nė vendngjarje pėr tė ndihmuar tė plagosurit nga shpėrthimet, qė ndodhėn ndėrsa
ekipet e specialistėve po ē'montonin municionin nė bazė.
Ndėrkohė tė plagosurit nga zonat pėrreth filluan tė mbrrinin nė spital pėr tu mjekuar. Disa prej tė plagosurve ishin fėmijė tė vegjėl. Forca e shpėrthimit shkaktoi dėme nė njė zonė tė gjerė. U thyen xhamat e dritareve duke shkaktuar tė plagosur. Shumė banorė nuk do tė jenė nė gjendje tė kthehen nė shtėpitė e tyre qė janė dėmtuar shumė si pasojė e shpėrthimit. Njė i plagosur duke u transportuar me barrelė nė spitalin ushtarak tė Tiranės Njė helikopter i KFOR-it duke transportuar rezerva gjaku pėr tė ndihmuar tė lėnduarit nga shpėrthimi. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, duke folur gjatė konferencės pėr shtyp nė mbrėmje vonė tė shtunėn. Trupa tė ushtrisė dhe policisė bllokuan njė rrugė ndėrsa shihet zjarr nė vendin e ngjarjes.










