http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 22 shkurt 2008 - 11:54 CET

Protesta në Beograd

Protestues i venë zjarrin ambasadës amerikane

Qindra protestues në Beograd kanë sulmuar ambasadën amerikane si dhe ambasada të tjera në Beograd, për të shprehur zemërimin e tyre pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës.

Rreth 1000 serbë sulmuan selinë e ambasadës amerikane, hynë brend, dhe menjëherë u vunë zjarrin disa dhomave. Në shënjestër u vunë edhe ambasadat e Britanisë së Madhe, Belgjikës, Kroacisë dhe Turqisë.

Rreth 1000 serbë sulmuan selinë e ambasadës amerikane, hynë brenda, dhe menjëherë u vunë zjarrin disa dhomave. Në shënjestër u vunë edhe ambasadat e Britanisë së Madhe, Belgjikës, Kroacisë dhe Turqisë.

Një veturë e djegur para një restoranti në Beograd.

U sulmuan biznese dhe restorante. Ka njoftime për një të vrarë dhe deri 100 të plagosur.

Protestë paqesore para godinës së parlamentit në beograd

Sulmet pasuan një protestë më të hershme paqesore ku rreth 150.000 serbë ishin mbledhur para godinës kryesore të parlamentit në Beograd

Demonstruesit dolën me flamur kombëtare serbë dhe rusë

Demonstruesit dolën me flamur kombëtare serbë dhe rusë.

Motoja e demonstratës ishte "Kosova është Serbi"

Motoja e demonstratës ishte "Kosova është Serbi"

Shumica e serbëve kundërshtojnë me forcë humbjen e Kosovës të cilën e konsiderojnë si qendrën e tyre kulturore dhe fetare.

Shumica e serbëve kundërshtojnë me forcë humbjen e Kosovës të cilën e konsiderojnë si qendrën e tyre kulturore dhe fetare.

Në zonat de-facto kufitare kosovarTrupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO

Në zonat de-facto kufitare kosovare, janë dislokuar trupat paqeruajtëse të NATO-s ndërsa disa serbë u përpoqën të hynë në territorin kosovar

Kryq varrimi ortodoks

Gjithashtu ka patur protesta në Mitrovicë ku një kryq varrimi ortodoks me emrin e presidentit Bush ishte ngjitur pas një shtylle trafiku.

Një fëmijë mban një poster të Francois Sarkozy

SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Italia janë disa nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.