|
Gjuha trupore e kandidatėve pėr President tė SHBA-sė
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Sipas ekspertes amerikane Wood, kandidati Republikan, John McCain i hap dhe i mbyll sytė shumė mė shpesh se kandidatėt e tjerė, dhe kur e bėn kėtė ai parashtron ēėshtje pėr tė cilat ai ėshtė nervoz.
Patti Wood thotė se Barack Obama ka aftėsi pėr tė vendosur 'kontakt me anė tė njė vėshtrimi tė pėrqėndruar si reze lazer', i cili e bėn personin me tė cilin ai bisedon tė ndjehet si tė ishte i vetmi nė dhomė.
Ekspertja thotė se zoti Romney, pėrfiton mbasi ėshtė i pashėm dhe i gjatė, qė pėrbėn edhe njė "shenjė fuqie". Ngritja e grushtit ėshtė njė tjetėr shenjė fuqie - njė gjest mashkullor qė synon tė tregojė se kandidati ėshtė i fortė.
Zoti Romney vuan nga "simptoma e rritjes sė hundės sė Pinokios gėnjeshtar". Ekspertja thotė se ka diēka tė dyshimtė rreth njė personi qė bėn njė deklaratė afirmuese, si psh "jam i pafajshėm", ndėrkohė qė tund kokėn nė shenjė mohuese.
Senatorja e Nju Jorkut, Hillary Klinton, mund tė paraqitet si jo-femėrore, pėr shembull, duke folur me zė tė ulėt - thotė ekspertja. Ka raste qė kur flet, ajo bashkon majat e gishtave tė dy duarve, njė gjest ky i pazakontė pėr gratė dhe mė shumė njė 'shenjė fuqie mashkullore'.
Gjatė garės gjuha trupore e zonjės Klinton pėrfshinte edhe "shenja ngrohtėsie" qė synojnė tė rrisin pėlqyeshmėrinė e saj. Buzėqeshte mė shumė dhe dukej sikur "hapte zemrėn" duke shtrirė krahun dhe dorėn nga gjoksi nė drejtim tė audiencės, thotė ekspertja.
Cili ka qenė kandidati mė i ndershėm pėrsa i takon gjuhės trupore? Patti Wood thotė se ishte ish-kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili u tėrhoq nga gara muajin e kaluar. Kur dikush pėrjeton emocion, ai manifestohet nėpėrmjet gjuhės trupore pėrpara se tė shprehet me fjalė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||