BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 04 shkurt 2011 - 12:56 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Zigzag: Adem Demaçi, veprimtar e shkrimtar
 
BBC
Universiteti i Prishtinës ka nderuar kohë më parë zotin Adem Demaçi, veprimtar i njohur për çështjen kombëtare dhe të drejtat e njeriut, me titullin 'Doctor Honoris Causa'.

Me këtë rast, zoti Demaçi ka përsëritur se kjo mirënjohje nuk ka për ta bërë të 'urtë' e të mos i 'nguc' politikanët.

'Udhëheqësit tanë duhet të shtrëngohen. Të mos bëhen të atillë që të mundohen të rrëzojnë njëri-tjetrin nga pushteti, por kur të jetë interesi kombëtar të jenë unikë, kur të jetë interesi kombëtar të mos bëjnë “hyxhym” për poste, për karrige...'- ka thënë ai.

Për shkak të veprimtarisë politike dhe 28 viteve të kaluara nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, zoti Demaçi njihet edhe si Nelson Mandela i Evropës.

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>