http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 28 janar 2011 - 12:24 CET

Zigzag: Sabri Godo për zhvillimet në Tiranë

Ngjarjet e fundit e kanë rivënë Shqipërinë sërish në qendër të vëmendjes. Klasa politike kurrsesi nuk po ia del të gjejë gjuhën e kompromisit për çështjet tash më të njohura e për të cilat, thonë vëzhguesit, mund të gjendet zgjidhje vetëm në tavolinën e bisedimeve.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht ka lëshuar drejt krerëve të politikës shqiptare thirrje për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe disa deklarata po cilësohen si humbje durimi që mund të shoqërohen edhe me ndëshkim të politikës shqiptare nga ana e BE-së.

Për të biseduar lidhur me këto zhvillimet dhe të tjera në rajonin e Ballkanit, i ftuari ynë i radhës është zoti Sabri Godo, një ndër njohësit më të mirë të realitetit shqiptar.

Dëgjoni bashkëbisedimin me zotin Godo

Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi