http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 17 janar 2011 - 12:08 CET

A duhet lejuar mbajtja e simboleve fetare nė shkolla?

Studentėt turq zbuluan nė fillim tė vitit akademik se ndalimi zyrtar i mbajtjes sė shamisė islamike, ishte braktisur nė heshtje.

Rregulli, i cili zbatohej me rigorozitet nga disa universitete, duke mos lejuar qindra gra myslimane tė devotshme tė studionin nė to, u braktis pasi qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do tė mbėshteste ēdo studente qė ishte disiplinuar apo pėrjashtuar nga shkolla pėr mbajtjen e shamisė.

Qeveria u pėrpoq qė ta tjetėrsonte rregullin zyrtar para tre vjetėve, por Gjykata Kushtetuese nuk e lejoi njė gjė tė tillė.

Ēėshtja e mbajtjes apo jo tė shamisė islamike tė kokės apo objekteve tė tjera fetare ėshtė bėrė fokus debati edhe nė vende tė tjera si Franca, Britania apo dhe nė Shqipėri e Kosovė.

Kohėt e fundit ka patur debate nė Shqipėri gjatė diskutimeve pėr projektligjin e arsimit parauniversitar, pėr tė cilin Ministria e Arsimit parashikon qartė qė asnjė nxėnės nuk duhet tė paraqitet nė shkollė publike me simbole fetare.

Nė Kosovė ndėrkohė ka patur protesta lidhur me ndalimin e mbajtjes sė shamisė islamike nė arsimin parauniversitar.

Dėgjoni nė audio

Kjo ēėshtje ėshtė edhe nė qendėr tė rubrikės Forum tė BBC-sė nė Shqip.

Majlinda Zeqiri bisedon pėr kėtė ēėshtje me tė ftuarit: Dr Grida Duma, shefe e departamentit tė sociologjisė, Universiteti i Tiranės, Artan Behrami, kėshilltar nė Ministrinė e Arsimit nė Kosovė dhe Abdullah Klinaku nga Partia e Drejtėsisė nė Kosovė.

Disa komente tė dėgjuesve

Enver Halili nė Australi na shkruan "Kjo ėshtė ēėshtje delikate. Por kjo ēėshtje varet prej vendit se ku diskutohet. Nė vendet islamike, kjo ēėshtje mund tė rregullohet nė bazė tė normave apo ligjeve tė tyre. Por nė vendet Evropiane, me kultura shumė religjioze nxėnėsit apo studentėt nuk duhet tė mbajnė shamitė nė shkolla apo Universitet. Shamia pėrfaqėson vetėm njė kulturė dhe jo tė gjitha kulturat dhe studentėt nuk duhen dalluar mes vehti. Ndėrsa kur flitet pėr shqiptarėt, kjo ēėshtje besoj se nuk duhet tė diskutohet fare, sepse shamia nuk ka tė bėjė asgjė me kulturėn shqiptare. Shqiptare duhet tė sillen (dhe vishen)nė bazė tė rregullave tė kulturės shqiptare dhe jo sipas normave tė kulturave tė ndryshme- tė huaja."

Luani nė Londėr : "Mendoj se s'ka dyshim se veshja ėshtė pjesė themelore e identitetit personal tė dikujt. Mundohu t'i heqėsh shaminė dhe t'i i heq sigurinė nė vetvete dhe besimet personale - qoftė shoqėrore apo fetare. Mos tė harrojmė qė pėr njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve, Islami ėshtė feja e tyre dhe shteti e ka njohur me festa zyrtare. Le tė kthehemi mbrapsht nė regjimin komunist ku s'mbaje dot flokė tė gjata apo mjekėr..."

Nijaz Ganiu nė Gjermani :"Unė nuk mund ta kuptoj se kujt i pengon shamia e njė femre nė shkollė apo nė universitet. Unė jetoj dhe studioj nė Gjermanė, dhe kėtu nė tė gjitha shkollat fillore, tė mesme dhe Universitete nuk pengohen nxėnėsit studentėt tė vijojnė mėsimet e tyre me shami apo pa shami. Kurse, fatkeqėsisht nė Kosovė dhe nė Shqipėri ėshtė ndaluar."

Amiri nga Prishtina:"Mendoj se ndalimi i shamisė ėshtė i padrejtė ashtu siē ėshtė e padrejtė edhe se shamia ėshtė simbol fetar apo ėshtė uniformė fetare. Shamia nuk ėshtė simbol fetar por ėshtė obligim pėr femrat myslimane moshėrritura. Dhe nuk ėshtė uniformė fetare pasi nė islam termi uniformė fetare nuk ekziston. Mendoj se qeveria nė Kosovė me pa tė drejtė e ka ndaluar shaminė."

Ligor Luarasi nė SHBA:"Monumenti mė i madh i botės ėshtė statuja e lirisė. Natyrisht nuk do lejojmė liri pėr tė vjedhur, vrarė, ose ofenduar, por pėr njė kryq ose shami koke nėpėr shkolla, s'ka pse tė tregojmė dhunė. Ato tregojnė diēka pėr njeriun, pse t'i pengojmė, ēfarė dėmtojnė? Mėsuesi nuk vlerėson nxėnėsin nga kryqi o shamia, por nga saktėsia e diturive qė ka studiuar. Kryqi ose shamia janė njė objekt qė admirohet ose jo, pėrmes themeleve tė lirisė dhe jo nė rrugė tė tjera, dhunė, ndėshkim,apo diēka tjetėr. "

Trimi nga Frankfurti: "Unė mendoj se ndalesa e shamisė nė shkolla ėshtė e padrejtė. Populli ynė shqiptarė e kosovarė duhet me marr mėsim nga vendet perėndimore qė me ja leju vajzave shamitė nėpėr shkolla, siē janė psh. Anglia, Gjermania Suedia, Amerika e krejt vendet ku respektohet respektimi i fesė, e jo me marrė mėsim prej vendeve jodemokratike e komuniste si Kina, Rusia, Korea e veriut, Venezuela e plot vende tjera ku nuk guxon me u pėrmend shamia."

Ramiz Hoxha nga Drenasi nė Kosovė: "Mendoj pėrderisa shamia ėshtė njeri nga obligimet fetare, atėhere do tė ishte cėnim i tė drejtave fetare nėse ndalohet ajo. Dhe patjetėr, vendet demokratike do tė binin nga provimi pėr ndėrhyrjen e tyre nė ēėshtjet e njė feje pėr tė kushtėzuar ndėrrimin e atij parimi vetėm pse dikujt qė ka njė besim tjetėr nuk i pėlqen. Demokracia ėshtė pranimi i tjetrit me formėn e vet tė besimit, kulturės etj. Ndėrsa ne shqiptarėt, shaminė e kemi pjesė tė identitetit tonė tė kamotshėm kombėtar."

Albani nga Brukseli: "Absolutisht ēėshtja e veshjes ėshtė krejtėsisht personale, ashtu si ėshtė edhe besimi fetar. Shhtetet demokratike nuk duhet tė pėrzihen nė kėtė ēėshtje. Ja shembulli mė i mirė ėshtė SHBA, ku gjinden lloj-lloj besimesh fetare e veshjesh. Edhe mos tė harrojmė qė SHBA ėshtė vendi nr.1 nė botė pėr luftimin e terrorizmit, edhe qė shumė myslimane brenda dhe jashtė vendit mund tė ndjejnė antipati pėr shkak tė kėsaj sjelljeje, mirėpo pėr lirine fetare qė gėzon nė SHBA, nuk mund ta gėzosh nė asnjė vend tjetėr nė botė. Megjithatė si duket periudha e tranzicionit komunizėm- demokraci ende nuk ka pėrfunduar dhe ka shumė punė pėr tu bėrė."

Jashar Mustafa nga Finlanda: "Nuk mund ta besoj se kjo ēėshtje bisedohet! Si ėshtė e mundur qė ta diskutojmė se a ka tė drejtė tė vishet njė mbulesė apo jo!?! psh: unė nėse vi nė shtėpinė tėnde dhe tė them se vajza jote nuk ka drejtė ta veshė atė dhe kėtė!!! "

Omer Ahmeti nga Maqedonia:"Duhet tė mbahet shamia domosdo pėr shkak se ėshtė obligim hyjnor pėr tė gjithė e jo vetėm simbol siē dėshirojnė tė tjerėt ta paraqesin para publikut. Pro shamisė me gjithė zemėr dhe forcė."

Shkelzen Hoxha: "Shamija nuk ėshtė njė simbol siē tentohet tė paraqitet, ėshtė njė obligim fetar siē ėshtė obligim edhe studimi. Andaj me kėto udhėzime administrative po na shkelin tė drejtat tona elementare. Vėrtet absurde."

Bajram Elezi nga Gjeneva: "Kjo ēėshtje duhet kuptuar mirė se mbulesa pėr gratė myslimane ėshtė obligim fetar e nė qoftė se ajo vajzė apo grua do tė respektojė atė fe, nuk duhet penguar. Ajo nuk pengon tjetrin nė qoftė se mban mbulesė. Nuk mund ta kuptoj unė se ku ekziston problemi. Nė qoftė se pengon tė tjerėt, do isha dakort, po kėtu nuk ka tjetėr vetėm njė lloj racizmi."

Timi nga Prishtina: "Mbajtja e shamisė nė shkollat publike pa tjetėr se duhet lejuar. Problemi tek administrata shqiptare dhe kosovare ka tė bėjė me kuptimin e ndalesės sė mbulesės islame nė vendet evropiane. Atje ėshtė ndaluar tė bartet "Burka", mbulesė kjo e cila mbulon edhe fytyrėn. Kurse sa i pėrket mbulesės sė rėndomte e cila quhet "Hixhab", nė vendet evropiane nuk ka ndalesė. Ana tjetėr e keqkuptimit ėshtė se dy administratat nė fjalė, ajo e Shqipėrisė dhe e Kosovės e konsiderojnė shaminė simbol fetar, gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Nė anėn tjetėr nė aspektin e tė drejtave tė njeriut, kjo ėshtė njė shkelje elementare e tė drejtave tė njeriut, ngaqė me kėtė ndalesė u mohohet e drejta elementare tė gjitha vajzave apo grave pėr tė veshur atė ēfarė dhe si dėshirojnė."

Albani: "Para 20 viteve, tė gjithė mediat dhe gazetat botėrore kanė deklaruar se feja Islame nuk i lejon femrat tė shkollohen, e tani kush po e ndalon kėtė?!"

Ridvan Vatovci nga Vushtrria: "Mendoj se ndalimi i shamisė ėshtė i padrejtė dhe ėshtė shkelje e tė drejtave dhe lirive tė besimit qė janė tė garantuara me tė gjitha konventat ndėrkombėtare."

Ahmed Hajrushi nga Prishtina: "Mendoj se bartja e shamisė nė institucionet arsimore publike duhet tė lejohet pasi qė shamia nė fenė islame nuk ėshtė simbol fetar, po ėshtė njė pėrmbushje e kushtit tė fesė."

Nikoll Syku nė Bronx tė SHBA-sė: "Unė mendoj nė shkollat publikė nė Shqipėri nuk duhet mbajtur shamia nė kokė brenda ambjenteve tė shkollės. Kur mbaron mėsimi e del nga shkolla mund tė bėsh si tė duash."

Entela nė Shkodėr: "Nė vendet e "emancipuara" perėndimore lejohen ēdo ditė tė hyjnė nė mėsim mijėra vajza qė mbajnė kapele apo shalle (shami) nė kokė thjesht sepse duan "tė ndjekin modėn". Unė bėj kėtė pyetje : Kėto vajza i pengon kush tė arsimohen? Hixhabi ėshtė obligim nė fenė Islame. Por po ta lemė kėtė aspekt dhe ta konsiderojmė vetėm me hamendje si njė veshje tė thjeshtė, atėherė pėrse kjo veshje duhet tė pengojė arsimimin e mijėra vajzave myslimane. Veshja ėshtė njė e drejtė individuale, dhe njė vajzė e mbuluar nuk ėshtė imorale me veshjen e saj. Ajo nuk fyen dhe nuk pengon njeri me atė qė vesh."

Lulzim Plloci nė Tiranė: "Mendoj se mbajtja e shamisė nė shkolla nuk pėrbėn shkelje tė laicitetit tė vetė shtetit, por e kundėrta shkel tė drejten e qytetares dhe taksa pagueses shqiptare pėr tė praktikuar e lirė bindjen e saj fetare. Prandaj mendoj se projekt ligji nė fjalė duhet tė marrė njė zgjidhje nė dhėnien e kėsaj tė drejte dhe jo nė mohimin e saj qoftė nxėnėseve myslimane qė mbajnė shami sa janė nė shkolla, por edhe kur ndonjėra prej tyre tė jetė edhe njė mėsuese apo pedagoge e mirė dhe profesioniste ."

Isuf Sopaj nė Mastriht, Holandė: Shamia ėshtė mbulesė koke qė i takon shekujve tė kaluar. Unė jam kundėr shamisė nėpėr shkolla, fakultete, universitete etj. Ne botėn demokratike feja apo mė mirė tė them besimi fetar ėshtė i ndarė nga shteti, shamia duhet tė zhduket njėherė e pėrgjithmonė. Boll me me tradita te huaja."

Besart Gashi nė Prishtinė: "Po duhet lejuar femrat me shamia ne shkolla, nėse pretendojmė tė jemi njė shtet demokratik. Ja njė thėnie e Platonit: Sipas "Platonit" shteti i drejtė ėshtė ai nė tė cilin do tė kėnaqen interesat e tė gjithėve, e jo vetėm tė njė pjese tė shoqėrisė."

Meleq Zerani: "Nxėnėsit dhe studentėt nėpėr shkolla dhe institucione nuk duhet tė mbajnė simbole fetare. Nė shtetet evropiane dhe nė Ballkan kjo duhet tė jetė e ndaluar. Nė Shqipėri Ahmet Zogu ndaloi mbajtjen e shamisė nė shkolla dhe jo mė sot."

Bahri Mehmeti nė Mitrovicė: "Mendoj se ndalimi i shamisė nė institucionet arsimore ėshtė i padrejtė kur bėjmė fjalė pėr vendin tonė ku shumica e popullsisė i pėrket besimit Islam, mbulesa nuk ėshtė uniformė shkollore e as nuk ėshtė ndonjė simbol i kulturave tė "huaja", por mbulesa nė Islam ėshtė obligim, ėshtė moral."

Gresa Viti nė Kosovė: "Jo, nuk duhet lejuar! Institucionet e shtetit duhet tė jenė tė ndara nga ato fetare, nėse ndodh e kundėrta mund tė pėrfundojmė si Afganistani apo ndonjė vend i ngjashėm me tė. Sot kėrkojnė shamija, nesėr kėrkojnė sharia."

Napolon Braho nė Detroit: "Kufiri i lirisė time ėshtė deri sa cėnon lirinė e tjetrit"- Kjo ėshtė formula universale e lirisė qė mbrohet e trumbetohet nga tė gjitha vendet demokratike. Pėr mbajten e shamive nė shkolla, personalisht jam i mendimit se nuk duhet mbajtur, por askush nuk na jep tė drejtė qė ta ndalojmė mbajtjen e saj. Kush e ndalon njė femėr tė mbajė pantallona, tė veshė kėpucė, apo sandale... Kėto janė zgjidhje personale tė secilit. Vetėm nė vendet diktatoriale bėhen kufizime lirish. "