BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 05 janar 2011 - 15:31 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Debat: Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011
 
Dyqan (Arkiv)
Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim në raportin vjetor për vendet në tranzicion, vlerësoi fundvitin e kaluar se pritet që Shqipëria të shënojë rritjen më të lartë në Europën juglindore me 3 për qind.

Në BERZH mendojnë se kjo është rezultzat i disa faktorëve, si mosprekja e drejtpërdrejtë nga zhvillimet ekonomike globale, stabiliteti makroekonomik dhe politikat e kujdesshme financiare.

Në të njëjtën kohë, vlerësohet se ndërsa bizneset e vogla janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, vendi ka mbetur pak prapa në zhvillimin e potencialit që ka për eksport.

Zhvillimi ekonomik i Shqipërise gjate vitit 2010, ka qenë një ndër temat më të debatueshme të politikës shqiptare.

Maxhoranca e djathtë e ka cilësuar si një vit të suksesshëm, pavarësisht krizes ekonomike boterore, ndërsa opozita e majtë thotë se ky vit e përkeqësoi më tej ekonominë dhe gjendjen e shqiptarëve.

Me vlerësime kontradiktore edhe për vitin 2011 shprehen deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida, dhe ai i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin e organizuar në studion e BBC-së në Tiranë.

Komentet tuaja

Çfarë mendoni për situatën ekonomike në Shqipëri dhe vlerësimet kundërthënëse për të të maxhorancës dhe opozitës?

Na shkruani duke plotësuar formularin në të djathtë të po kësaj faqeje!

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>