http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 10 janar 2011 - 15:30 CET

Pasojat e raportit të Marty-t për Kosovën

Të martën e kaluar, media mori në dorë një raport të Dick Marty-t, raporterit të Këshillit të Evropës, i cili implikon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, në kontrabandë droge dhe vrasje.

Përmbajtja eksplozive e raportit që nga ajo ditë, vazhdon të ngjallë reagime të forta jo vetëm në Kosovë, Shqipëri e Serbi, por dhe në qendrat e fuqive të botës.

Kryeministri i Kosovës, pa vonesë, i ka hedhur poshtë me forcë akuzat dhe është zotuar ta çojë z. Marty në gjyq.

Zyrtarë të ndryshëm evropianë e amerikane, kanë kërkuar të dinë se në çfarë provash i mbështet z. Marty akuzat e tij.

Raporti i z. Marty ka rihapur dhe një debat për mënyrën se si eshte adminsitruar Kosova që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 dhe për të ardhmen e saj.

Por çfarë mendojnë për raportin dhe për stuhinë mediatike që e ndoqi atë në Prishtinë dhe Tiranë?

Për këtë në Temën e Ditës të BBC-së me gazetaren Albana Kasapi flasin Delina Fico, aktiviste per te drejtat e njeriut në Tiranë dhe Agron Bajrami, kryeredaktor i së përditshmes së pavarur Koha Ditore në Prishtinë.

Dëgjoni diskutimin

Për çështjet që diskutohen në Temën e Ditës mund të na dërgoni dhe ju komentet tuaja duke plotësuar formularin në të djathtë.

A e ka dëmtuar raporti i z. Marty imazhin dhe çështjen e Kosovës?

Si duhet të reagojnë autoritetet në Prishtinë dhe Tiranë?

Disa nga komentet tuaja:

Raporti Marty dhe Del Ponte nuk do të kenë asnjë ndikim në zhvillimet politike të ditës apo të së ardhmes në Kosovë. Ato janë gatuar për të kënaqur shijet e dikuj dhe mesazhi tyre tashmë është i qartë. Qarqet politike serioze nuk mund të bien në kurthe të tilla. Megjithatë institucionet kosovare dhe politika e shëndoshë evropiane nuk mund të heshtin. Serbët detyruan ambasadat e huaja të mbyllnin dyert në Prishtinë e Beograd para Luftës. Serbët bënë presion dhe larguan median ndërkombëtare nga vatra e luftës. Këtë e bënë qëllimisht për të bërë masakra në popullsinë civile. NATO e UK sfiduan makinerinë serbe. Luftëtarët e Kosovës kapërcyen mbi mentalitetin shovinist serb. Nuk ka asnjë fakt që UK të ketë marrë qoftë vetëm një veprim politik e ushtarak kundër popullsisë civile serbe të vendosur në Kosovë. Ata detyruan pushtuesin të lëshojë Kosovën dhe i bënë thirrje popullsisë serbe të jetojë në Kosovë, asaj popullsie qe nuk kishte lyer duart me gjakun shqiptar.
Xhevahir Gradica, Durrës

Raporti i D. Marty është bazuar në librin famkeq të Del Pontes. Ky raport është gatuar dhe financuar nga Beogradi. Ashtu sikurse serbët blejnë dëshmitarë të rremë në Kosovë mund edhe në Shqipëri, shfrytëzojnë ekonominë e dobët të shqiptarëve. Mendoj kanë paguar për këtë raport. Tani ka ardhur koha që të dy shtetet shqiptare çështjen Del Ponte me librin e saj, ose si me thënë, me legjendën e saj të rreme, dhe shoku saj Marty të hidhen ne gjyq për shpifje të pa baza. Mos e lejojmë Hollivudin të bëjë film këto libra të njerëzve të korruptuar nga Beogradi.
Haki, Mana, SHBA

Akuzat e Zotit Dik Marti nuk janë akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj Kosovës dhe as ndaj Kombit Shqiptar, por janë akuza vetëm ndaj Zotit Hashim Thaçi dhe grupit të tij, të apostrofuar në Raportin e Zotit Dik Marti. Akuzat e Zotit Dik Marti ndaj Zotit Thaçi dhe grupit të tij nuk janë akuza vetëm për trafik organesh, akuzë absurde kjo e Zotit Dik Marti dhe e Zonjës Karla Del Ponte, siç përpiqet ta paraqes Zoti Thaçi & CO, por janë akuza edhe për trafik droge, për prostitucion dhe për korrupsion. Për sa kohë je i akuzuar nuk do të thotë se je fajtor. Fajësinë ose pafajësinë e përcaktojnë vetëm gjykatat.... Zoti Dik Marti dhe i gjithë lobi serb e kanë vetëm një qëllim, që mbi Zotin Hashim Thaçi dhe grupin e tij të ushtrojnë presion dhe shantazh para se të fillojnë bisedimet Prishtinë - Beograd dhe Zoti Hashim Thaçi të detyrohet të bëjë kompromiset (lëshimet) e rradhës në dëm të Kosovës dhe të interesave kombëtare shqiptare. Prandaj, Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, jo vetëm që nuk do të duhet të mandatohen për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, apo edhe të jenë pjesë e saj, por Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, nëse vërtetë ia duan të mirën Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar, ashtu siç po përpiqen të proklamohen para shqiptarëve, do të duhej që të mos jenë as deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe urgjentisht të largohen edhe nga skena politike dhe gjithashtu t'i nënshtrohen edhe një hetimi të pavarur dhe të papolitizuar.
Gafurr Adili, kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar

Meqë politikanët tanë po mirren me çështje personale e problemet e popullit i kan lanë anash, normal që ka më pas kesi lloj tipa si Marti e ndoshta edhe të tjerë që kan me u mundu me fundos nderin dhe luftën e drejt për liri që e bëri UÇK-ja e gjith popullit shqiptar. Deri më tani Kosova i ka afër 2000 persona që konsiderohen të zhdukur e në vend që qeveria e jonë të mirret me fatin e tyre që tua lehtësoj vuajtjet edhe familjarëve të të humburve, por te ne po ndodh krejt e kundërta. Duhet të mundohemi ta faktikojm vetveten e pafajshëm duke qen viktima e Serbisë e Serbia është në gjendje të bëj çmos vetëm ta barazoj krimin e saj me luftën e UÇK për liri! ...
Astrit Sojeva, Kirkuk, Iraq

Unë personalisht mendoj se jemi në një qorrsokak. Reputacioni ynë si Kosovë dhe si banor të saj është si kurr më par i dëmtuar. Kam pasur rastin të udhtoj për dhjet ditë në Austri, Gjermani dhe fatkeqsisht në Zvicër ditën kur Z. Thaçi me një deklarat bombastike akuzon Dik Martin si nji pioner të Nazizmit. Si kurr më par e kam ndir veten të ofenduar. Çdo takim që kam pasur fjala e par ishte jeni nga Kosova ok ok. Shihemi si nje vend ku burojn të gjitha të kqijat e për më shum perspektiva jon për integrim evropian për momentin as që ekziston as në horizont e lere më në proceset e ndërlikuara të integrimit evropian. Ne si Kosovë nuk kemi nevoj për konfrontime me shtetet antare EU. Nuk jemi as në pozit e as nuk kemi fuqin e duhur për momentin. Kosova ka dy zgjidhje që të del nga kjo katrahur. 1. Së pari Hashim Thaçi do të duhej të ipte dorheqje morale deri ne zbardhjen e hetime nga EULEX-i apo nga kush do qoft tjetër. Dhe se dyti Kryeministër të jet një kandidat nga PDK si parti e par fituse me një reputacion kredibil dhe të filloj vedi të frymos së mbari. Për momentin me Hashim Thaçin kryeministër shihemi si vend i krimit i udhëhequr nga një kriminel. Edhe pse është e vështir për ta thën këtë por Hashim Thaçi jam i sigurt që e din këtë se reputacioni i tij si kryeministër në Evropë ka përfunduar dhe se me të ende kryeminister na presim ditë të zeza dhe izolim total i shtetit më të ri në botë. Mos të flas më për njohjet e reja që aq shum kemi nevoj sa që kemi arritur pikën kritike të një shteti të ngrir mes Evropës. Sikur se Taiwani në Azi.
H. Recaj

Raporti Marty nuk implikon vetëm z. H.Thaçi, por gjithë shqiptarët, nga që cënon nderin e tyre. Boll kemi duruar të hidhet baltë mbi nderin e shqiptarëve, ndaj ky proces të zbardhë të vërtetën që kërkojnë të na mohojnë ata që s'na duan të mirën.
Ligor Luarasi, Filadelfia, SHBA

Akuzat e Dik Martit janë akuza të rënda, por pa prova dhe pa fakte konkrete. Këto janë sajesa me opinione të mikeshës Karla Del Ponte. Merr qytetarë serbë apo shqiptarë, jepi 100 mijë euro dhe thonë se ka një shtëpi të verdhë në veri të Shqipërisë. Këto janë neveri. Le të bëhet prapë hetim. Në rast se nuk del, Dik Marti, t'i drejtohet si i pandehur gjykatës për shpifje.
Meleq Zerani

Është për të ardhur keq kur një raporter i Këshillit të Evropës, pa asnjë fakt dhe duke u njohur nga të gjithë shqiptarët si antishqiptar dhe antikosovar, kërkon të përfitojë emër apo ndoshta edhe fitime të tjera nga Serbia për të realizuar ato që atij i pelqën të shikojë... Bota e qytetëruar, fuqitë e mëdha, besoj se e dinë fare mirë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare për të mbrojtur familjet dhe shtëpitë e tyre ... Kush në Evropë do t'i hajë ato broçkolla se organet njerezore hiqeshin aq lehtë në një shtëpi të vjetër kur dihet se të kryesh veprime të tilla duhen specialistë dhe kushte nga më modernet?! Nëse ekzistojnin fakte për kundrabandë për kryeministrin e Kosoves Hashim Thaçi, përse Serbia nuk i nxorri por do te priste Dick Marty. Unë besoj se të tillë politikanë ulin prestigjin e Europës me vlera moderne
Agron Mëhilli, Athinë

Marti është vetëm një rasist më i vogli i Zvicrës dhe një kuadër apo meqk e Serbisë dhe Rusisë. Aj shqiptarët nuk mund t'i mposhtë pa fakte, aj nga shqiptarët mund vetëm të emancipohet dhe të edukohet
Mehdi Krasniqi, Kuppenheim, Gjermani

Ta dergoj në gjyqin e Hagës z. Martin se nuk po dika me i krahasue kriminelët me viktimat. Kur krimineli të paguan ai duhet ta dij se në çfarë marije ka ra me ide edhe me trupin e tij. Le të merret me krimet që i ka bërë Serbija e kriminelave të atëhershëm me gjith këta që janë në krye të Serbisë.
Ermali Sadiku, Otavë, Kanada

Raporti i Dick Martit e ka dëmtuar shumë çështjen e Kosovës jo se ai kishte zbuluar diçka, por vetëm mënyra, personaliteti dhe vendi nga u plasua ky raport bëri jehonë të madhe. Dhe dëmtimi më serioz vjen nga vet përgjijgja jo adekuate e institucioneve tona të cilët janë të ashpra në fjalë por shumë të cekta në veprime institucionale. Ne ishte dasht që ti pergjigjemi menjëher me marrjen e çështjes nga Prokurorit tona pasi kjo do ishte tregues i rregullit shtetror se me fjalë komente boshe merren njerzia nëpër kafene ose me profesionalizëm që u takon mediave kurse me akuza dhe kundër akuza mirren prokurorit gjegjesisht organet gjyqësore. Duhet të tregojmë një kulturë shtetrore institucionale pasi me marrjen e çështjes nga prokurorit duhej ti kërkohej të gjitha provat nëse ka nga eurodeputeti dhe të arrestoj personat përgjegjës nëse ka. Ndërsa në të kundërtën, nëse s'ka prova atëher në mënyrë institucionale tua kthesh përgjigjen se çdo gjë ishte e pavërtet dhe se akuzuesi në kët rast Dick Marti të kundërakuzohej për keqpqrdorim të pozitës dhe të institucineve europiane. Shpifje personale për personalitet, shantazhim të organeve shtetrore të Kosovës dhe ksenofobi e racizëm për kombin shqiptar si të tërë. Kjo do të ishte përgjigja më e mir dhe e duhur.
Sadri Hodaj, Prizren

Raporti i z Marty nuk ka dëmtuar çështjen e Kosovës. Nqse ka akuza ato dërgohen në organin e akuzës.Çdo gjë tjetër është politike. Qoftë raportet qoftë reagimet.
Petrit, Toronto Kanada

Autoritetet në Shqipri dhe Kosovë i lan koh shum të madhe Serbis që të ban ksa akuza për Kosovën se politikajt e dya vendve me sa shihet ka mëshir ti akuzojn serbët për gjitha ato që baten në Kosovë dhe Shqipri. Tash shka të themi ne qytetart e shkret. Tmjert na kush po na udhheq.
Anonim

Edhe unë si ish-ushtar i UÇK këto genjeshtra jan monstruoze nga ai edhe bashkpuntorët e tij se ka lidhje me proserbë edhe ashtu me KGB ruse se gazeta që e shkruar ket raport udhheqet nga ish-pjestari i KGB me ndimen e ish grujes së Millosheviqit.
Sami Selimi, Oksford, Britani e Madhe

Unë mendoj se autoritet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, përpos që duhet dhe kanë dalur me reagime, ndaj këtij "Raporti", ato duhet t'i ftojnë organet gjegjëse dhe kompetente, në zbardhjen e kësaj çeshtje të mbetur peng. E po ashtu duhet edhe të ju ofrojnë ndihme këtyre organeve. Po ashtu duhet dal edhe më me shumë "argumenta" bindës përpara "mediumeve" më renome botërore, pikërisht atyre që e kanë shpalosur këtë raport.
Shani Hoti, Ratkoc Rahovec

Sa i përket raportit të Dick Martyt, mendoj nuk asht edhe aq leht për momentin në të cilin fazë të shtet-ndërtimit, që gjindet Kosova. Por mendoj ne duhet ta marrim me gjakftofsi sepse argumentet gjinden në anën ton! Por dosido armiqtë e shqiptarve të mbrendshëm dhe të jashtëm nuk pushojn se vepruari prandaj për ne kto shpifje të llojit vet të paskrupullta dhe pa vler veç kuzhina pansllaviste që din të baj kso shpifjesh të paverteta, por më habit fakti që nji zyrtar i asambles së përgjithshme evropiane siç asht Dick Marty por miqsia dhe lakmia e bajn të veten! Por shpresoj dhe besoj se bota demokratike e kupton të vërtetën se kush krimineli kush ka qen viktima e kto dya duhet te ndahen se nuk shkoj njera me tjetrën, se lufta e popullit ton ka qen e drejt dhe çlirimtare prandaj e drejta asht në anën ton sa i përket dy prokurorëve të Zvicrës Karla Del Ponte dhe Dick Martyt le të mbetet në ndërgjegjen e tyre! Se imazhin e Zvicrës nuk mundin me humb nji shtet mik i Kosovës!
Sokoli

Raporti që ka bërë z.Dick Marty është skandaloz i një anshëm, mundohet me krijue alibi për krimet serbe në Kosovë ndaj shqiptarve, në Kroaci, në Bosnje. Me krijue një opinion se serbët qenkan "viktimat" që paskan pësue prej shqiptarve me riciklim (sa her ka Serbia nevoj për me krijue opinone të rrejshme se Kosova është një shtet i krimit dhe udhëhiqet nga Kryeministri dhe keni "gabuar që e keni njohur Pavarsinë" me pengue njohjet të reja ) paska gjetë fakte. Po cilat? Duke shpif? Po qiti faktet le të merret EULEX-i t'i vlerësoj dhe nëse ka le të dënohen? Po e percjelli me shqetsim të thellë se e kam përjetue luftën në Kosovë, malltertimet, poshtërimet, dëbimin dhe çka mos... e tani del një z.Dick Marty dhe përlyen një popull të tërë me të pavërteta që me shtyjnë të mendoj se a mos është paguar nga Serbia z.Dick Marty???. Duhet të merret edhe drejtësia me të, se askush nuk është mbi LIGJIN nuk munde te fshihet pas IMUNITETIT që e paska ai, drejt,sia vlen për të gjithë.
Sokol, Nju Jork, SHBA

Pasojat: Dalin në dritë kriminelët që kanë bërë krime kundër njerëzimit dhe vendoset dinjiteti i drejtësisë për cilindo dhe kushdo kjoftë ai me ose pa pushtet
Besim, Prishtinë

Mendimet janë të ndryshme dhe të kunderta. Kosova është shtet dhe kjo i pengon Serbisë. Marty ka pasur mundësi edhe para shpalljes së pavarësisë të dalë me akuza të tilla. Pra është e qartë, dikush ka menduar se shqiptarët do të hjekin dorë prej pavaresisë, por jo ata bile do të shkojne drejt bashkimit nëse duan. Besoj se edhe kësaj here përfundimi do të jetë si me rastin në GJND. Por shtrohet pyetja: Kur do të ndalen orkestrimet rreth shqiptarëve sepse bëhet fjalë për fatin e një kombi dhe ai nuk ka luftuar për tregti me organe njerezish.....
Ramadan Bajrami, Tetovë

Dik Marti është nji rezhiser mir i paguar nga shteti serb e rus dhe ka për qëllim njollosjen e shtetit të Kosovës dhe të Shqiprisë njëkohsisht dhe të pengoi integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtar dhe të pengoi njohjet e reja dhe të barazoi viktimën dhe gjelatin. Po ku ishte ky Dik Marti kur shqiptarët digjeshin në furrlartat e Trepçës dhe Leskovcit sikur Jevrejtë në kohën e Hitlerit që asnjiher nuk ngriti zërin por tani me gënjeshtra njollos nji ushtri një popull dhe udhëheqësin ushtarak zotin Thaçi.
Asllan Uka, Podujevë

Marti një abuzues i madh.
Sami Samiu, Tiranë

"Diku kah mesi i viteve `90, përfaqësuesi kroat (Skrabalo)në Kombet e Bashkuara, me seli në Gjenevë të Zvicrës, hulumton pse zviceranët janë aq proserbe, edhe pas sa e sa dëshmive të freskëta të krimeve të tyre. Ai kishte gjetur të dhëna se Jugosllavia në vitet e `70-a kishte ndarë dhjetra bursa për studentët zviceranë (!). Ky zyrtar e publikoi asokohe këtë lajm në mediat kroate. Nëse shohim moshën e Karla Del Pontes dhe Dik Martit, mund të konkludohet se janë nga ata që në atë kohë kanë përfituar nga kjo mundësi, dhe se tani iu kthejnë borxhin `mirëbërësve` të dikurshëm.
Bardhi, Hamburg