http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 20 dhjetor 2010 - 14:08 CET

Zigzag: Keni pyetje për profesor Pajazit Nushin?

Një ndër problemet më të mprehta të tranzicionit të ish vendeve komuniste, gjithësesi është dhe ai që lidhet me reformat në sistemin e arsimit.

Kjo sidomos ka të bëj me procesin edukativo-arsimor në shkollën shqipe në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Studimet dhe kërkimet shkencore psikologjike të profesor Pajazit Nushit kanë hedhur shumë dritë mbi këto probleme dhe çmohen si një ndihmesë e rëndësishme për kundrimin e zhvillimit psikologjik, social dhe kulturor të shqiptarëve.

Bashkëbiseduesi ynë i radhës është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe një ndër protagonistët kryesorë të zhvillimeve të disa dhjetëvjeçarëve të fundit që lidhen me shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe veçmas në Kosovë.

Dëgjoni bashkëbisedimin me akademik Pajazit Nushin

Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi.