|
A keni dhėnė ryshfet?
|
|||||||||||||||||||||||
Gjendja e korrupsionit nė mbarė botėn duket se po pėrkeqėsohet gjithnjė e mė shumė.
Tė paktėn, ky ėshtė mendimi i gjashtė nga dhjetė personat e anketuar nga organizata Transparency International. Sipas kėsaj organizate, njė e katėrta e tė anketuarve thanė se kanė paguar ryshfet vitin e shkuar. Ajo ka mbledhur mendimet e mė shumė se 90 mijė vetėve nė njė vlerėsim tė gjerė ndėrkombėtar tė pėrvojave qė njerėzit e zakonshėm kanė nė lidhje me ryshfetin. Kėto janė gjetjet e Barometrit tė Korrupsionit kėtė vit nga Transparency International. Pėr mė shumė hollėsi BBC-ja bisedoi me drejtoren pėr politikat dhe anketimet nė Transparency International, Robin Hodess.
Shqipėria nuk ishte e pėrfshirė nė kėtė anketim tė Transparency International pėr korrupsionin. Po si paraqitet atje situata e korrupsionit? BBC-ja bisedoi me Endri Shabanin, ekspert i ēėshtjeve antikorrupsion, pranė Transparency International dhe projektit PAKA, njė projekt antikorrrupsion i Kėshillit tė Europės dhe qeverisė shqiptare.
Po ju ēfarė mendoni pėr pėrhapjen e korrupsionit nė Shqipėri? Raporti i Transparency International thotė se njė nė katėr vetė ka pranuar se ka dhėnė ryshfet vitin e kaluar. A iu ėshtė dashur juve tė jepni ryshfet pėr njė shėrbim publik? Cilat fusha mendoni se janė prekur mė shumė nga korrupsioni? Ēfarė masash antikorrupsion kanė funksionuar dhe ēfarė nuk ka shkuar si duhet nė luftėn kundėr korrupsionit? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve, apo komentet tuaja pėr kėtė temė, mund t'i dėrgoni duke plotėsuar formularin nė tė djathtė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||