http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 25 nëntor 2010 - 14:40 CET

Dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet e parakohshme

Më 12 dhjetor të këtij viti, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas tërheqjes së përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës.

Në garë për deputetë të Kuvendit të Kosovës janë 29 subjekte politike, prej të cilave tetë janë nga pakica serbe.

Sipas sistemit zgjedhor, Kuvendi i Kosovës do të ketë 120 deputetë, prej të cilëve 20 vende janë të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave, ndërsa 100 vende të tjera fitohen me vota të drejtpërdrejta.

Beogradi ka këshilluar serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse sipas tij, akoma nuk janë kruijuar kushtet për zgjedhje të lira e demokratike.

Duke qenë se këto janë zgjedhje të jashtzakonshme, fushata për to do të zgjasë vetëm dhjetë ditë dhe ajo fillon me 1 dhjetor.

Cilat janë çështjet që ju shqetësojnë në këtë prag fushate?

Cilat çështje mendoni se do të vendosin fituesit në këto zgjedhje?

Për cilat çështje pritni të angazhohen kandidatët tuaj të preferuar për deputetë?

Na shkruani me formularin në anën e djathtë ose me email në albanian@bbc.co.uk