http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mërkurë, 17 nëntor 2010 - 17:18 CET

Zhvillimi i medias dhe globalizimi i informacionit

Nëse do të krahasonim mënyrën se si informoheshim 10 vjet më parë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm.

Le të kujtojmë ardhjen e Mijëvjeçarit, shumë prej nesh e kemi përcjellë përmes ekranëve gjigandë apo radiove atje ku nuk ka qënë i mundshëm televizori.

Dhjetë vjet më vonë, mbyllja e dekadës nuk kaloi pa u përcjellë në Facebook, Twitter e faqe të tjera sociale, pa qënë nevoja të jemi fizikisht para ndonjë kompjuteri. Thjesht me telefona celularë.

Sot mënyra se si informohemi i dedikohet zhvillimit të teknonologjisë, por si po i përshtatet informacioni kësaj teknologjie?

A ka ndryshuar mënyra se si e kërkojmë informacionin? Si shkruajmë sot për një audiencë që na përcjellë gjithnjë e më tepër përmes internetit?

Në ç'masë globalizmi përcakton axhendën e informacioneve që duhet t'i interesojnë publikut?

Si po mbijetojnë mediat tradicionale, si gazetat dhe radiot, këtë bum teknologjik? Po gazetarët si po përshtaten këtij zhvillimi? Sa ka ndryshuar dhoma e lajmeve?

Dëgjoni forumin e drejtuar nga Irena Luto

Dekada e ardhshme pritet të jetë edhe më interesante përsa i takon këtij zhvillimi, teksa për publikun e gjerë bëhet më e lehtë qasja tek teknologjia më e fundit, si telefonat, iphone, blackberry dhe kompjuterat ipad.

Si pritet të duket media e dekadës së ardhshme? Cila platformë do të dominojë?

Për këto çështje u diskutua në forumin e BBC-së në shqip, të përgatitur nga Irena Luto.