|
Parlamenti te Piramida
|
|||||||||||||||||||||||
Nė Tiranė qeveria ka vendosur ngritjen e ndėrtesės sė re tė parlamentit atje ku sot ėshtė ish-muzeu i diktatorit komunist
tė Shqipėrisė, Enver Hoxha.
Kryeministri Sali Berisha thotė se ndėrtesa, e njohur si 'Piramida', do tė shembet dhe vendin e saj nė 100-vjetorin e pavarėsisė do ta zėrė tempulli i demokracisė. Opozita e kundėrshton idenė e prishjes sė vetė ndėrtesės, por sugjeron pėrshtatjen e ndėrtesės aktuale.
Ka mendime se prishja e Piramidės dhe ngritja e njė ndėrtese tė re do tė rėndojė buxhetin por kryeminstri Berisha tha se nuk mundet qė nė mes tė Tiranės 'tė nxijė piramida e ndėrtuar pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e diktatorit mė tė egėr tė Evropės sė pasluftės'. Zoti Berisha bėri thirrje qė ndėrtimi tė realizohet para vitit 2012, kur do tė festohet 100-vjetori i shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Autoritetet kėrkojnė tė ngrejnė njė komitet qė do tė ndjekė punėn pėr kėtė ēėshtje qė nga studiot qė do bėjnė projektin, deri nė zbatimin e tij si dhe tė organizojnė njė konkurs ndėrkombėtar pėr parlamentin e ri. Po ju ēfarė mendoni pėr kėtė ēėshtje? A duhet ngritur ndėrtesa e parlamentit tė ri te Piramida? Si duhet vepruar me objektet e ndėrtuara gjatė kohės sė regjimit komunist? Ky forum diskutimi i BBC-sė mbyllet! I falenderojmė tė gjithė ata qė kanė dėrguar komentet e tyre tė shumta pėr kėtė temė kaq tė debatueshme. Megjithatė kjo temė do tė vazhdojė tė jetė e pranishme nė faqet e BBC-sė dhe ju do tė keni mundėsi tė shprehni opinionin tuaj. Komentet tuaja Ju lutem me falni qė se kuptoj dot kėtė politikė qė po zbatohet nė vendin tonė. Por thjesht do tė ngreja kėto pyetje: Sa tė
pasur jemi ne qė duam tė prishim gjithēka qė ėshtė ndėrtuar me mund dhe djersė? Cili do tė jetė beneficienti kryesor nė ndėrtimin
e kėtij parlamenti duke shembur njė vlerė tjetėr? Vallė Tirana nuk ka hapėsira mė tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin e njė parlamenti?
Ėshtė e dhimbshme tė dashur qytetarė tė shohėsh tė tilla vendime qė bazohen nė ide staliniste me qėllimin e vetėm tė prishin
ē'ka do, vetėm tė shėnojnė emrin e tyre nė faqet e tė ashtu-quajturės histori e politikės shqiptare! Ėshtė tepėr e vėshtirė qė tė bėhemi europjanė duke patur kaq shumė nostalgjikė tė Enverit. Le tė shkojnė tė gjithė ithtarėt
e Enverit e tė marrin nga njė copė piramide e t'a ruajnė si kujtim. Tė dalėsh hapur nė mbrojtje tė muzeut tė Enverit ėshtė
mė shumė se guxim; ėshtė ENVEROMANI! E para e punės nuk e kuptoj se pse me vendndodhjen e parlamentit tė ri duhet tė merren parlamentarėt dhe jo njė komision urbanistėsh
qė tė pėrgjigjen pėr plan-urbanistikėn e Tiranės. E dyta nuk e kuptoj se pse ēdo ndėrtesė duhet ndėrtuar anash bulevardit
kryesor. Pse nuk mendohet qė Tirana, ashtu si shumė qytete europiane, tė ketė mė shumė se njė qendėr. Mendoj se ndėrtimi i
njė parlamenti me lulishte e hapėsira nė njė zonė tjetėr, le tė themi te Shqiperia Sot, do ti jepte mė shumė frymėmarrje Tiranės
dhe do tė lironte edhe qarkullimin nga makinat zyrtare nė bulevardin e mbingarkuar. Nuk ma ha mendja se Shqipėria ėshtė aq
e pasur sa tė ndėrtojė duke shkatėrruar ndėrtesa tė tilla me vlera arkitektonike si Piramida. Sa pėr ngarkesėn ideologjike
qė i vishet pastaj ndėrtesės, nuk dua tė merrem. Se pastaj i bie tė prishet edhe Komiteti Qendror si komunist, UT si nazist
(Zyrat e Gestapos) dhe vetė bulevardi i qe mban akoma formėn e sėpatės sė Liktorit, si fashist kurse Pallati i Kulturės si
revizionist. Harrova ndonjė ndėrtesė tjetėr ideologjike? Kam vėrejtur me kujdes diskutimet mbi piramidėn! Po tė ishte nevoja ta mbroja Berishėn, e mbroj vetė si Tropojan qė jam, por
tė gjithė duhet tė kenė parasysh njė gjė. Edhe Hitleri ka muze qė i ka kushtuar Evropės 50 milionė tė vrarė. Ky ėshtė shkatėrrim
qė i bėhet Shqipėrisė dhe vetė popullit shqiptar. Shkatėrrimet kanė filluar qė nga viti 90 kur u prenė gjitha vreshtat, pyjet
ullishtet dhe lėndėt frutore, u boshatisėn dhe u shkatėrruan qytetet, u gjunjėzuan dhe u shkatėrruan familjet shqiptare ku
dhe u shitėn pėr pjesė dhe pėr prositucion jashtė vendit mbase dhe varrezat u shkatėrruan dhe po shkatėrrohen akoma, u vra
popullsia dhe ja tani hedhin valle nėpėr Tiranė dhe duan tė shkulin ēdo gjė. Mbase edhe hidrocentralet ,apo gjėrave tė tjera
do tu vijė rradha ... Jam njė 40 vjeēar nga Tirana. Jam nga ai brez qė u rrit tek''piramida''dhe tek bordurat. Kaluam moshėn mė tė bukur nė shkallėt
e asaj piramide. Dhe ja tė gjithė kujtimeve tona u vėnė fshesėn. I'm born in Tirana, qyteti mė i bukur nė botė qė kėta 20
vjetėt e fundit e pėrēudnuan e shfytyruan me lyerje ngjyra ngjyra, njeri me ndėrtesa qė nė bri tė tyre kanė dhjetra shitės
misrash, me zhdukjen e gjithēkaje tė bukur dhe tė vlefshme. Pėr prishjen e piramidės tė bėhet referendum, ta thotė fjalėn populli, po ose jo. Sė dyti tė ndėrtohet parlamenti i ri, sė
treti ta thonė specialistėt. Sipas mendimit tim, ėshtė jo e drejtė njerėzore ta rrėnosh kėtė piramidė. Ta rrėnosh kėtė piramidė do tė thotė ta rrėnosh
tė kaluarėn e popullit shqiptar, qoftė mirė apo keq, sepse kjo piramidė do te jetė si monument i sė kaluarės sė hidhur tė
popullit shqiptar. Kjo piramidė duhet tė mirėmbahet mirė dhe tė bahet e vizitushme pėr tė gjithė vizitorėt qė vijnė nė Shqiperi,
sepse kjo ėshtė nji dėshmi e sė kaluarės i bėj lutje apo apel zotit Sali Berisha, ... qė tė mos e rrėnoni piramidėn ... Nuk e kuptoj pse duhet tė shembin atė, kur parlamenti s'ka pak qė u inaugurua, apo s'ka shirita qė tė presė kryeministri.
Le tė shembė pallatet e deputetėve tė tij qė janė nė anė tė rrugės. Ata qė janė pro prishjes sė piramidės besoj se e dinė
shumė mirė se me ēfarė lekėsh. Janė tonat, tė taksapaguesve shqiptarė. Ata lekė shumė mirė mund tė investohen pėr furnizimin
me ujė tė pijshėm tė njerėzve, se ėshtė turp qė nė 2010-n kemi njerėz qė nuk kanė ujė. Prishja e piramidės do tė ishte njė gabim i madh pasi do tė kushtonte shumė nga ana financiare. Sali Berisha ēdo gjė e justifikon
duke fajėsuar komunizmin. Njė gjė qė mė vjen ēudi ėshtė se Sali Berisha ėshtė si mbreti i shqiptarėve. Ēdo gjė duhet tė marrė
lejen nga ai. Pėr mendimin tim ėshtė Ministria e Kulturės qė duhet tė merret me kėtė ēėshtje dhe jo Saliu. Por ēfarė tė thuash
dhe kujt t'ia thuash? A ka institucion nė Shqipėri qė ėshtė i pavarur? Tė shkatėrrosh pas dy dekadash mė duket jo normale. Tė ndėrtosh njė godinė tė re me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė
pavarėsisė ėshtė mrekulli. Zoti Berisha nuk duhet tė harrojė se, edhe po tė shembet piramida, ata qė kanė pėrjetuar 45 vite
tė tmerrshme nuk kanė pėr t'i harruar pėr shumė dekada tė tjera! Sikurse edhe vitin 1997. Shikoj disa komentues qė mbrojnė idenė qė piramida tė shėrbejė si muze pėr tė kujtuar tė shkuarėn. Jam krejtėsisht kundėr
kėsaj dhe mendoj qė piramida tė prishet sa mė parė qė tė jetė e mundur. Sa pėr muze, kemi plot bunkerė pėr tė kujtuar atė
periudhė, pėr kėdo qė ėshtė nostalgjik. Pėr nostalgjikė tė tillė do tė rekomandoja selinė e PS-sė si simbol i gjallė i periudhės
komuniste. Partitė politike nė Shqipėri i japin konotacion politik kėsaj ēėshtjeje. Aeroportet, portet dhe ndėrtesat e institucioneve
shtetėrore janė fytyra e njė shteti kudo nė botė. E veēanta e Uashingtonit janė Capitoll Hill(Parlamenti a Kuvendi), Shtėpia
e Bardhė dhe ndėrtesa tė tjera shtetėrore. Vetėm nė Shqipėri nostaligjikėt mburren ende me ndėrtimet e diktatorit Hoxha qė
ndėrtoi kultin e tij me kėto ndėrtesa. Jo, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė prishet piramida me atė pretekst. E nėse ka arsye tė tjera kryeministri, ajo ėshtė tjetėr
pune. Mė humane do ishte qė qeveria shqiptare me ato mjete tė ndėrtojė shkollat e spitalet anekėnd atdheut (jo nė Tiranė)
qė janė pėr faqe tė zezė, ndoshta tė ndėrtuara prej kohės sė mbretit. Veē asaj, a do tė ndodhė e njėjta edhe me kryeministrinė,
po e pyes Berishėn? Sepse Enver Hoxha me partinė atė kryeministri kanė patur... "Kush harron tė kaluarėn, rrezikon tė ardhmen". Piramida ėshtė pjesė e historisė sė Shqipėrisė. Planet pėr prishjen apo rinovimin e kėsaj ndėrtese nuk mund tė jenė rėndom
pjesė e luftės politike tė ēastit. Ky vend ka arkitektė dhe specialistė tė aftė qė mund tė ndihmonin politikėn nė vendimmarrje.
Mėnyra arbitrare e tė bėrit politikė, si ajo e kryeministrit tonė, nuk i shėrben gjetjes sė njė vendimi tė drejtė pėr kėtė
problem. Shqipėria vuajti kaq dekada nėn njė sistem shumė tė egėr diktatorial. Besoj se pėr edukimin e brezave tė ardhshėm do ishte
me shumė vlerė qė tė kemi njė muze tė krimeve tė komunizmit. Piramida mund ta luajė kėtė rol fare mirė. Pėrsa i pėrket parlamentit
tė ri, mendoj se vendi ka prioritete tė tjera nė kėtė periudhė. Ngritja e njė godine lluksoze, simbol tė demokracisė, do jetė
njė shpenzim i pajustifikueshėm pėr momentin. Mendoj se ky shpenzim duhet shtyrė pėr njė kohė mė tė vonė, kur ekonomia shqiptare
dhe niveli i jetesės tė ngrihet nė atė shkallė sa tė mos jetė i mundur kthimi mbrapa. Le t'i japim gjėrave vlerėn dhe emrin e duhur. Nga pamja e jashtme, e ashtuquajtura piramidė nuk ka formėn dhe bukurinė e
njė piramide, por mė tepėr pamjen e njė puērre apo ēibani. Kjo ka qenė edhe nofka (ĒIBANI)qė ka patur objekti nė underground qė para 1990-s. Pėr tė kujtuar tė kaluarėn janė bunkerėt e shėmtuar qė ia tėrheqin vėmendjen vizitorit tė Shqipėrisė qė nė
ajė, pa e vėnė akoma kėmbėn nė tokė. Zoti Berisha, ju lutem, shkuleni atė ēiban nga faqja e Tiranės. Le tė ndėrtohet pėrmbi
tė TEMPULLI i fjalės sė lirė i popullit shqiptar. Mendoj se kėtė e ka fituar TIRANA prej kohėsh me djersėn e me gjakun e saj. Unė personalisht mendoj se nuk do tė ishte normale qė kjo tė prishet sepse mbetet si njė muze edhe ėshtė diēka e mirė. Na
rikujton diktaturėn dhe tė kaluarėn sado e hidhur tė ketė qenė ajo. Une pėr veten time nuk jam ndonjė pėrkrahės i regjimit
po mendoj se kjo nuk do tė ishte e mirė tė prishet. Eshtė mirė si koncept tė ndėrtosh dhe jo tė prishėsh. Pėr mendimin tim, ndėrtesat janė objekte qė nuk flasin dhe nuk mendojnė.
Pra, nė kėtė pikė shoh njė tregėti politike. Gjithashtu mė vjen pėr tė qeshur kur shoh Gramoz Rucin tė mbrojė mosprishjen
e ndėrtesės sepse ajo ka emrin e Pjetėr Arbnorit. Them me vete pse bien kaq poshtė politikanėt. Personalisht, jam kundėr vlerave
qė komunizmi pati nė vendin tonė, pėr mua ai pruri vetėm regres e diskriminim, dhe pėr kėtė nuk ka pse t'i ngrihet pėrmendore
apo tė kujtohet.Them edhe mbasi tė prishet, Piramida pėrsėri njerėzit do tė thonė se kėtu na ishte njė herė njė piramidė.
Pėrsėri unė mendoj qė ėshtė mė mirė tė ndėrtojmė dhe jo tė prishim. Mjaft mė me simbolin e kazmės. Tė konsolidohet demokracia
pėr tė mirėn e popullit shqiptar. Piramida nuk duhej tė prishej. Le tė shėrbejė si muze, e gjenaratave tė reja t'ju tregohen veprat kriminale tė ish-dikatorit
i cili ua nxiu jetėn mijėra e mijėra familejeve shqiptare nė kohėn e regjimit komunist. Edhe sot ka tė atillė qė i pėrkrahin
ato vepra ēnjerėzore tė kryera nga ai dhe ndihmėsit e tij. Nuk i kuptoj njerėzit qė duan ta mbajnė Piramidėn qė tė sjell kujtimet mė tė kėqia qė mund tė ketė patur populli. Nėse doni
Piramidėn e keni tė gjallė tek Partia Socialiste dhe krerėt e saj. Shikoni ata nė vend qė tė shikoni Piramidėn. Tė prishet Piramida do tė ishte njė turp i madh. Edhe pse mė pėlqen mėnyra e qeverisjes sė z. Berisha jam plotėsisht kundėr
prishjes sė kėsaj ndėrtese tė mrekullueshme. Nese z. Berisha do qė tė zhdukė simbolet e komunizmit, le tė zhdukė bunkerėt
qė i japin njė pamje tė tmerrshme gjithė Shqiperisė. Parlamenti e ka truallin aty ku ka qenė me dekada tė tėra. Po,se ky vend duhet me pas nji pamje shumė ma tė bukur, dhe nė harmoni me bulevardin. Pėr mendimin tim, mjaft me prishje dhe shkatėrime!! E. Hoxha, duam apo nuk duam ne, ėshtė pjesė e historisė sė Shqipėrisė
tė pas luftės sė dytė botėrore. Fakti qė ai ishte njė diktator gjakatar dhe mizor nuk mbulohet nga lėnia e 'piramidės', pėrkunderazi
mosprishja e piramidės dhe kthimi i saj nė njė muze tė krimeve tė komunizmit do tė ishte mė e llogjikshme. Nė fund tė fundit
ajo ndėrtesė ka vlera arkitektonike qė nuk ka pse tė prishet, janė djersa dhe mundi i popullit ato qė e ngritėn atė ndėrtesė. Mua personalisht, si inxhinjer ndėrtimi, piramida mė ka pėlqyer gjithmonė si strukturė. Sidomos kur ka qenė e veshur me mermer
sepse tani qė e kanė zhveshur duket skandaloze. Nuk mendoj se duhen bėrė kėto harxhime tė mėdha nė kėtė kohė krize ekonomike,
por piramida duhet rinovuar e duhet shfrytėzuar pėr funksionet kulturore qė ka pasur kėto 20 vjet. Parlamenti ekzistues nuk
ėshtė i keq dhe sapo ėshtė rinovuar, kėshtu qė qeveria tė jetė mė pragmatiste e tė mos harxhojė taksat tona pa karar. Qė Shqipėria tė bėhet me njė kompleks tė ri parlamentar me rastin e 100 vjetorit tė shtetit nuk ka asgjė tė keqe. Qė kėtė
inisiativė e merr Kryeministri apo dikush tjetėr ėshtė prapė pa rėndėsi. Ajo qė duket shqetėsuese ėshtė mėnyra dhe miratimi
i kėsaj ideje. Pėrse nuk ishte menduar mė parė pėr ngritjen e tempullit tė demokracisė? Pėrse u shpenzuan gjithė ato pare
pėr rikonstruktimin rėnjėsor tė kompleksit ekzistues duke patur parasush se ato para mund tė pėrdoreshin pėr diēka tjetėr?
A ėshtė e vėrtetė se ka patur njė tender ndėrkombėtar pėr ngritjen e Parlamentit aty ku ndodhet sot dhe a ėshtė e vėrtetė
se ky konkurs ka njė fitues? A ėshtė e vėrtetė se janė shpenzuar tashmė 5 milionė euro pėr projektin e teatrit kombėtar nė
ambientet e piramidės dhe se tani kėto para i merr lumi? Pra, OK parlamentit, OK prishjes sė piramidės, por dhe pėrgjigje
pėr pyetjet e mėsipėrme, sepse ndryshe nuk shkon. Nuk ėshtė e thėnė qė pėr tė ndėrtuar duhet shkatėrruar dhe shpėrdoruar. Pa asnjė paragjykim pėr Berishėn, mendoj se prishja e piramidės ėshtė gabim: 1 - Nė tė gjithė ndėrtimin kaotik tė shpėlarė
e pa identitet tė kryeqytetit, ėshtė ndoshta e vetmja godinė me vlera tė qarta arkitektonike. 2 - Mbart historinė tonė pikėrisht
pse e ndėrtuar pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e diktatorit mė tė egėr tė Evropės sė pasluftės; duke na kujtuar kush jemi, nga
vijmė, e ē'kemi hequr....por nė vetvete shumė funksional si objekt arkitektonik....le ta bėjnė po tė duan qendėr pėrkujtimore
tė viktimave tė atij diktatori....nuk mund tė dėnohet ajo pak arkitekturė me vlera se i shėrbeu diktaturės...Nuk prishen piramidat
nė Egjipt se i ndėrtuan diktatorėt. 3 - Ngatėrrohet arkitektura me politikėn pa pyetur pėr kostot dramatike edhe ekonomike....pa
njė diskutim nė nivel profesional, por me arbitraritetin e atyre farė deputetėve qė kemi.... 4 - Mendoj se ėshtė gabim dhe
politikė e Berishės, sepse mund tė ketė njė rrjedhje votash tė elektoratit asnjanjės.... Unė mendoj tė ndėrtohet, pėrse jo. Ndėrtesa e parlamentit shqiptar do t'i shėrbejė tė gjithė popullit. Unė mendoj pėrse tė
diskutohet shumė. Sikur tė ishte piramida jashtė Tiranės do tė thosha tė bėhej kopėsht zoologjik se kėto merita kishte ai
njeri. Nuk duhet tė prishet. Ėshtė njėsoj sikur Egjyptianėt tė prishin piramidat e faraonėve, pse ata kanė qenė diktatorė. Ato janė
pjesė e kulturės dhe historisė sonė. Nuk e kuptoj. Pse vetėm duhet tė prishim. Kur do fillojmė tė ndėrtojmė? Personalisht jam kundėr prishjes sė piramidės. Politika nuk duhet tė ngatėrrohet me arkitekturėn apo historinė. Nė Berlin
akoma ekzistojnė bunkerėt e Hitlerit. Nė Tiranė ndėrtesat qė tė tėrheqin pak syrin i kemi me pikatore dhe nuk duhet ti prishim.
Pėr mė tepėr nėse do tė ngrihej nė vend tė saj parlamenti, do tė shtonte mė shumė kaos nė qendėr tė Tiranės. Prishja e piramidės ėshtė e domosdoshme pėr mua, ėshtė njė simbol qė tė kujton kohėn e frikshme tė tmerrit komunist. Do tė
dėshiroja qė si piramida tė zhdukeshin njė herė e pėrgjithmonė neokomunistėt e sotėm qė mundohen me tė gjitha mjetet tė frenojnė
zhvillimin e vendit tonė. Parlamenti ri me ndihmėn e zotit nuk i pranon tė rinjtė neokomuniste brenda dhe vendi i tyre ėshtė
me piramidėn. Njė nga faktorėt e mjerimit allashqiptarēe ėshtė filozofia e fjalėve: Bėj e prish o Dervish, qė pa punė tė mos rrish. Faktet
pėr ilustrim tė saj janė tė shumta (bunkerėt, zgėrdalla e Elbasanit, armatimet, apartamentet tip qymezi, o tip burgu, ndėrtimet
pa planimetri tė studiuara,etj,etj.) Prishja e piramidės me shkak se ėshtė e diktatorit, pėr diktatorin, mė shumė ėshtė pretekst
se sa real dhe me vlerė. Diktatori s'harrohet duke rrėnuar ndėrtimet pėr tė, o prej tij. Kėshtu duhej tė digjeshin edhe gjithė
librat qė shkruajnė pėr tė. Jo, ai duke u kujtuar na ndihmon tė mos lejojmė diktatorė tė rinj. Tė rinjtė janė mė tė rrezikshėm
se modifikojnė edhe maskimin. Po gjithė ato miliarda, me idiotizmin bėj e prish a nuk na kanė lėnė nė mjerim edhe sot? Piramida
duhet lėnė edhe pėr faktin qė para se tė ndėrtosh duhen studime serioze, me pėrkushtim, jemi popull dhe qeveritarė fukarenj
edhe nga idetė, jo vetem nga paratė. Unė mendoj se kryeministri ka tė drejtė dhe pikėrishėt nė kėtė vend duhet tė ndėrtohet parlamenti i ri, ka shumė arsye, por
unė si shqiptar kur e vizitoj Tiranėn nuk dua tė shoh shenja tė diktaturės apo diktatorit, kujtohuni pak ē'ndjenjė pėrjetojnė
familjarėt e shumė shqiptarėve tė vrarė nga ish diktatori sa herė qė ju bie udha andej pari. Kėtė munden ta kuptojnė vetėm
ata persona qė i kanė vuajtur maltrajtimet komuniste dhe jo komunistė shqiptarė si Ruēi. Piramida e komunizmit duhet shkatėrruar gjithsesi se ajo na i kujton krimet e komunizmit. Vetėm socialistėt e kundėrshtojnė
rrėnimin e saj. Unė nuk jam politikan. Po si mund tė shkatėrrosh historinė e shtetit tonė? Ēdo godinė edhe ēdo vend ka historinė e vet. Historia
nuk ndryshohet. Tė ndėrtosh ėshtė gjė e mrekullueshme, por tė ndėrtosh me sistem dhe paralel me njė nivel jetese tė lartė ėshtė njė mrekulli.
Diktatori, sa ishte gjallė kishte njė fiksim, rrethimi i trefishtė dhe i katėrfishtė (dhe gjithė djersėn tonė e bėri bunkerė),
e izoloi Shqipėrinė nga e gjithė bota. Berisha ka nje fiksim me ēdo gjė qė i pėrket sistemit tė kaluar, por harron se ato
janė ndėrtuar me djersėn e atij populli dhe nuk tė kujtojnė asgjė, nėse nuk do qė ta kujtosh. Me paratė qė janė harxhuar nė
Tiranė do tė ishte ndėrtuar njė qytet me tė vėrtetė europian dhe jo njė rrėmujė godinash luksoze pa sistem. Kjo nuk i shėrben
mirėqenies, por krijimit tė njė ideje tė rreme. 50 vjet na ēuan nėpėr gjurmėt e diktatorit dhe do tė na duhen dhe 50 vjet tė tjera qė tė shkunden nga rrėnjėt gjėmat e asaj
kohe mėkatare. Unė bashkohem me ata qė shkruajnė pėr ndėrtimin e tempullit tė kuvendit (ose odės sė kuvendit), duke shkatėrruar
piramidėn. POR, tė gjitha materialet duhen ruajtur qė pas ca vitesh tė kemi se ēfarė t'u tregojmė nipėrve dhe mbesave. "Na
ishte njė herė njė pėrbindėsh qė quhej Enver Hoxha..." dhe ta vazhdojmė tė tregojmė se ēfarė i ka bėrė ai zotit Arbnori e
shumė tė tjerėve si Arbnori. Nuk u mjaftuam me shkatėrrimet e ndėrmarrjeve shtetėrore? Pse duhet tė shkatėrrojmė njė ndėrtesė qė ka kushtuar dhe do tė
kushtojė pėr ta shkatėrruar? Le tė gjejmė njė vend tjetėr pėr tė ndėrtuar Kuvendin. Qeveria do tė ishte mė mirė tė shpenzonte energji dhe punė pėr tė rregulluar jetesėn e shqiptarėve, tė paktėn tė mbante premtimet
e shumta, qė tani duken si gėnjeshtra. Harxhimi i parave tė njerėzve me prishje tė objekteve historike, kur nevojat e vendit
pėr momentin mendoj se janė tė tjera, tregojn paqartėsi nė mėnyrėn se si qeverisemi. Unė mendoj se duhet debat i gjerė pėr
Piramidėn, siē ka ndodhur edhe nė vende tė tjera tė Lindjes, kur ka patur ēėshtje tė tilla. Pėr mendimin tim parlamenti ėshtė simboli i demokracisė andaj them se ai parlamenti i vjetėr, aq i vogėl, nuk i shkon pėrshtat
njė vendi qė synon integrimin nė BE. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||