|
A ka dėshtuar multikulturalizmi?
|
|||||||||||||||||||||||
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha nė fundjavė se pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė shoqėri multietnike nė Gjermani kishin
dėshtuar.
Ajo tha se koncepti i ashtuquajtur "multikulti", sipas tė cilit njerėzit "do tė jetonin krah pėr krah" tė lumtur, nuk kishte funksionuar. Imigrantėt, shtoi znj. Merkel, janė ata qė duhet tė bėjnė mė shumė pėr t'u integruar nė vend, duke filluar nga mėsimi i gjermanishtes. "Ideja e (ndėrtimit tė njė shoqėrie) multietnike dhe pėr tė jetuar krah pėr krah...ka dėshtuar, ka dėshtuar krejtėsisht," tha znj. Merkel nė Potsdam. Komentet e saj pėrkojnė me njė debat intensiv rreth multikulturalizmit dhe emigracionit qė ka pėrfshirė Gjermaninė Por a ėshtė deklarata e kancelares gjermane tregues pėr atė qė po e pret idenė e multikulturalizmit nė Evropė rreth 40 vjet pasi adoptimit si politikė zyrtare nė shumė vende tė perėndimit? Ēfarė mund tė thuhet pėr rastin e Kosovės, ku qė nga viti 1999, Perėndimi po kėmbėngul pikėrisht pėr ndėrtimin e njė shoqėrie multietnike e multikulturore? Cilat janė gjasat pėr sukses tė idesė sė shtetit multietnik e multikulturor bazuar nė modelin perėndimor 11 vjet mė pas? Kėto janė ēėshtjet pėr tė cilat tė ftuarit e BBC-sė diskutojnė nė programin Forum tė BBC-sė. Ata janė: Prof. Artan Fuga, sociolog, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Kim Memeti, shkrimtar dhe publicist nė Shkup, Naim Rashiti nga organizata joqeveritare ndėrkombėtare, ICG nė Prishtinė dhe Ambasadori i Kosovės nė Mbretėrinė e Bashkuar, Muhamet Hamiti. Forumi drejtohet nga Albana Kasapi.
Ju mund tė bėheni pjesė e Forumit duke na dėrguar komentet tuaja pėrmes plotėsimit tė formularit nė tė djathtė. Disa nga mendimet tuaja: Multikultarizmi nė konceptin tim ėshtė harmonizimi i vlerave qė popujt, njerėzit nė veēanti kanė. Ai popull, Shtet qė ka ditur
t'i pėrdorė pėr mirė kulturat e ndryshme, ai gjithmonė ka dalė i fituar. Koncepti - Europė e Bashkuar- nuk kuptohet pa harmonizimin
e kulturave tė vendeve qė e pėrfshijnė. Tė japėsh mė tė mirėn tėnde dhe tė marrėsh mė tė mirėn e tjetrit kjo pėr mua nėnkupton
vetėm civilizim. Ėshtė detyrė e organeve drejtuese tė ēdo shteti tė integrojė emigrantin nė jetėn sociale dhe jo vetėm tė
shfrytėzosh krahun e tij tė punės, dhe pastaj tė thuash qė integrimi ka dėshtuar, qė multikultarizmi nė Gjermany ka dėshtuar.
Nuk e aprovoj kėtė mendim. Bota ka shumė shembuj pozitivė tė multikulturizmit. Ēėshtjen e multikulturalizmit mė tepėr duhet ta shohim si diēka praktike sesa psikologjike, edhe pse pengesat mė tepėr vijnė
nga ky rrafshi i dytė. S'do mend se dallime ka kudo, pasi as natyra nuk na ka krijuar tė njėjtė. Mirėpo, nė kėtė kohė tė komunikimit
dhe zhvillimit marramendės tė njerėzve dhe gjerave, ne edhe duhet tė jemi poaq konform kėtij trendi. Egoja dhe identiteti
janė diēka natyrale dhe askush nuk i vė nė pikėpyetje, por ne duhet tė sillemi sipas rregullave dhe rrethanave tė vendit ku
punojmė ose jetojmė. Nuk ėshtė praktike dhe as normale, qė pas 5 vjetėsh tė jetesės nė njė vend, tė mos mėsojmė gjuhėn, ose
tė mos respektojmė rregullat dhe ligjet pėrkatėse. Mendoj se pėr kėtė faj kanė edhe emigrantėt, por edhe shtetet ku ata jetojnė.
Emigrantėt, sepse nuk integrohen si dhe sa duhet, duke bartur shpesh me vete mėnyrėn e jetesės nga kanė ardhur. Dhe shtetet,
sepse edhe nė rastet kur tė huajt janė integruar mirė, prapė trajtohen dhe shihen si tė huaj. "Nėse znj. Merkel mendon se ideja e ndėrtimit tė shoqėrisė multietnike nė Gjermani ka dėshtuar, unė them se jo... Popujt admirojnė
njėri-tjetrin, psh shqiptarėt i admirojnė gjermanėt nė kulturė, ndėrkohė qė serbėt admirojnė sllavėt dhe rusėt... Por ka dhe
probleme qė barten nga e kaluara e shtetve dhe kjo pėrbėn rrezik." "Nė rastin e Kosovės, ndėrkombėtarėt duket qė nuk kanė mėsuar asgjė, jo vetėm nga mentaliteti ballkanas, por edhe nga historia.
Aq mė shumė qė multikulturalizmi pritet nga shqiptarėt. Shkurt, rikonceptoni balancat nė Ballkan, se do jemi kėtu prap me
teori pas 20 vjetėsh e qetėsi s'do ketė. Mė shkoqur, jepuni shqiptarėve ēfarė ju takon, shtetin etnik. Shikoni Kroacinė e
Serbine, vetėm pasi "pastruan" territorin nga njėri-tjetri, kanė filluar ristabilizimin e marrėdhėnieve normale. E di qė ėshtė
e hidhur dhe pak brutale kėshtu si e them, por mė mirė me pak dhimbje, sesa dhimbje pa fund". "Mendoj se multikulturalizmi i krijuar nga liberalėt britanike ishte i dėshtuar qė kur u projektua si ide. Ėshtė tepėr utopike
tė besosh se kultura tė niveleve tė ndryshme mund tė bashkėjetojnė nė njė shoqėri moderne. Nuk ėshtė racizėm, por pragmatizėm.
Duhet integrim i plotė nė shoqėrine qė jeton, nė tė kundėrt krijohen barriera artificiale qė ėshtė tepėr e vėshtirė tė thyhen.
Integrimi fillon nga gjuha qė ėshtė me themelorja dhe integrimi nė shoqėrinė nė tė cilin emigrantėt pretendojnė qė tė bėhen
pjesė". "Projekti i Evropės sė Bashkuar nėnkupton edhe multikulturalizmin. Nėse dėshton multietniciteti, atėherė do tė dėshtojė Evropa
e bashkuar... Atėherė shtrohet pyetja me ēfarė tė drejte eksperimentohet nė Kosovė me shoqėrinė plurale nėse kjo nė shtetin
mė tė fuqishėm tė Evropės konsiderohet si projekt i dėshtuar? Unė personalisht besoj se Evropa patjetėr duhet tė jetė multikulturore,
pėrndryshe nuk do tė ezistojė" "Shumėkulturalizmi mund tė jetė i suksesshėm deri diku, nė shoqėritė e formuara nga emigrantėt, siē janė SHBA, Kanadaja etj.
Megjithatė, edhe nė kėto vende ka pasur probleme. Nė Evropė mbizotėron modeli i shtetit kombėtar tė shumicės me garanci kushtetuese
pėr pakicat etnike, hiistorike dhe komunitetet e emigrantėve. Shumėkulturalizmi nė Evropė ka qenė gjithmonė nė tentativė
dhe asnjėherė nuk e ka vėnė nė dyshim epėrsine e kombit shtetformues dhe tė kulturės sė tij. Kosova duhet tė ndjekė shembullin
evropian dhe tė ndėrtojė shtetin kombėtar bazuar nė identitetin shqiptar tė shumicės. Rruga e deritanishme, e imponuar nga
faktori ndėrkombėtar, e cila e kushtėzoi pavarėsinė me shumėkulturalizmin, nuk po jep rezultat." "Multikultura nė njė shoqėri me popullsi heterogjene nė etni, kulturė, besim fetar etj, edukohet si nga shteti, edhe nga shoqėria.
Kosova trashėgon nė kėtė drejtim njė shembull qė i ka dhėnė shanse edhe etnive joshqiptare, qė tė manifestojnė vullnetet,
traditat, kulturėn dhe gjithēka tė tyren. Por Kosova sot ėshtė e pafuqishme pėr tė investuar nė manifestime tė pandėrprera
tė multikulturės, ndėrkohė qė pakica serbe bėn krejt tė kundėrtėn... Kosova brenda familjes sė saj po jep shembull shumė tė
mirė dhe (po tregon) vullnet tė fortė, por qarqet nga jashtė, tentojnė ta dėmtojnė paqen nė shtetin e Kosovės. Ata qė duhet
tė bėjnė mė shumė, madje mė shumė edhe se vetė serbėt, janė ndėrkombėtarėt. Kėta tė fundit nuk po luajnė rolin pėr tė cilin
janė vendosur nė Kosovė". "Unė mendoj se multikulturalizmi si fenomen natyral i zhvillimit tė njerėzimit nuk ka dėshtuar, pėr sa kohė qė njerėzit janė
tė lirė tė udhėtojnė nėpėr botė e tė pėrzihen nė jetėn e tyre me kultura tė ndryshme. Multikulturalizmi i Amerikės funksionon
shumė mirė mendoj sepse nuk mundohet t'ju imponohet qytetarėve dhe kulturat e ndryshme gjejnė ekuilibrin e tyre natyrshėm.
Nė Gjermani, ku ndjenja e kombit gjerman ėshtė shumė e fortė ashtu si nė shtetet-kombe tė tjera europiane, multikulturalizmi
i tipit amerikan ndoshta nuk realizohet, por kjo s'do tė thotė qė ka dėshtuar si koncept. Kėrkesa e Merkel qė emigrantėt tė
mėsojnė gjermanisht ėshtė mese normale, por kur Merkel thotė se ne ndjehemi tė lidhur me traditat tona kristiane, kėtu ajo
po ia mbyll dyert multikulturalizmit dhe pėr mė tepėr, e bėn kėtė pėr qėllime politike... I gjykoj komentet e Merkel si shumė
tė dėmshme. " "Mendoj se ka njė diference mes shoqėrisė multietnike dhe asaj shumėkulturore. Nė parim keto dy togfjalėsha duken tė njėjtė,
por mes tyre ka njė diference te madhe. Nė vende si Bosnja, Maqedonia apo Kosova, multietnizmi barazohet me faktin e bashkėjeteses
se disa kombeve tė cilėt jetojnė pėrkrah njėri- -tjetrit prej kohėsh... Thėniet e kancelares Merkel kanė tė bėjnė as mė shumė,
as mė pak, por me komunitetet e emigrantėve nė Gjermani apo nė Europė. Kėtu debati ndryshon tėrėsisht, sepse qė tė flasėsh
duhet tė njohėsh aktualitetin, specifikat, marrėdhėniet dhe shkallėn e integrimit tė kėtyre komuniteteve kulturore nė secilin
vend". "Multikulturalizmi pėr tė cilin shprehet Zj. Merkel ėshtė njė gjė shumė e ndryshme pėrkundrejt realitetit kosovar. Znj. Merkel
flet pėr njė integrim tė tė huajve emigrantė nė Gjermani. Nė Kosovė, ēėshtja ėshtė ndryshe: Bėhet fjalė pėr tė bėrė tė jetojnė
nė paqe dy popuj tė cilėt deri dje ishin nė luftė e qė kanė shumė kohė qė jetojnė se bashku, me tė mirat e tė kėqijat qė ka
kjo bashkėjetesė. Pėrsa i pėrket multikulturalizmit, mendoj se ai nuk duhet tė trajtohet si asimilim kulturor... Mendimi im
ėshtė se znj.Merkel e ka fjalėn dhe pėr atė dallim fetar qė vihet re (mes gjermanėve dhe emigrantėve), i cili ėshtė, pėr mendimin
tim, kyēi i kėtij multikulturalizmi. Por sheshim i kėtij dallimi nuk ėshtė i lehtė..." |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||