|
Kush pėrfiton nga heqja e vizave?
|
|||||||||||||||||||||||
Sa tė informuar janė qytetarėt lidhur me aspektet teknike tė udhėtimit pa viza nė vendet e Shengenit?
A mund tė pėrsėritet pėrvoja e shtetasve tė Maqedonisė dhe Serbisė, tė cilėt nė numėr tė konsiderueshėm u larguan nga vendi pėr t'u rikthyer mė pas mbrapsht nga vendet anėtare tė zonės Shengen? Ēfarė do t'u kėrkohet shqiptarėve kur tė mbėrrijnė nė kufijtė e Shengenit? Pėr kėto dhe ēėshtje tė tjera BBC pyeti Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė, z. Gazmend Turdiu. "Ne jemi munduar qė nga dhjetori i vitit tė kaluar tė fillojmė njė fushatė informimi pėr t'ua bėrė tė qartė qytetarėve shqiptarė se cilat janė tė drejtat dhe detyrimet qė lidhen me kėtė dimension tė ri tė heqjes sė vizave. Ēdo qytetar shqiptar do ketė tė drejtėn tė hyjė nė zonėn Shengen, tė qėndrojė 90 ditė nė 180 ditė kalendarike. Kėto 90 ditė mund t'i shpėtojė tė tėra njėherėsh ose tė hyjė nė njė numėr tė pakufizuar herėsh nė hapėsirėn Shengen, por shumatorja e ditėve tė qėndrimit nė 180 ditė kalendarike tė mos jetė mė e madhe se sa 90 ditė," - thotė zoti Turdiu, duke saktėsuar se tė drejtėn e hyrjes pa viza e gėzojnė vetėm personat qė kanė pasaporta biometrike.
A do tė pėrfitojnė bizneset? Vendimi pėrfundimtar i Bashkimit Europian pėr tė hequr vizat pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn u mor nė datėn 8 nėntor, gjatė mbledhjes sė radhės sė Kėshillit tė Ministrave. Por ēfarė do tė sjellė ky moment pėr operatorėt e biznesit dhe turizmit ? Pėrpara shpalljes sė vendimit pėr heqjen e vizave, BBC foli me zotin Klodian Pajuni, drejtor i pėrgjithshėm pėr turizmin nė Ministrinė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, zotin Lavdosh Feruni, ekspert pėr ēėshtjet e zhvillimit tė bujqėsisė dhe biznesit rural dhe zotin Enea Janko nga bota e biznesit, administrator i pėrgjithshėm i Tirana Business University.
Ju mund tė bėheni pjesė e kėtij diskutimi duke na shkruar pėrmes formės nė tė djathtė tė ekranit.
Komentet tuaja Jam nga Kukėsi. Rruga e kombit, pra autostrada Durrės - Kukės, e bashkuar me heqjen e vizave, mendoj se tashmė na ka barazuar
me njerėzimin mė tė qytetėruar. Kjo ėshtė njė nga ngjarjet mė tė mėdha pėr Shqipėrinė mbas pavarėsisė nė vitin 1912. Megjithėse tė fundit nė rajon, prapėseprapė
ėshtė njė ditė e shėnuar ku tė gjithė do lėvizim tė lirė, pa u ropatur me ditė tė tėra para dyerve tė ambasadave. Zoti e bekoftė
Shqipėrinė dhe shqiptarėt! Jam shumė i gėzuar pėr vendin tim tė lindjes, pėr gjithė shqiptarėt qė po gėzojnė statusin e qytetarit tė lirė. Shqiptarėt
duhet tė ndihen krenarė pėr kėtė dhe, gjithashtu duhet tė ndėrgjegjėsohen e tė tregohen korrekt ne zbatimin perfekt tė lejeqėndrimit
sepse kėshtu vėrtetojmė qė jemi njė komb i lashtė dhe i qytetėruar. Urime Shqipėrisė time! Heqja e vizave s'ka rėndėsi pėr shqiptarėt qė tė regullt kanė kaluar kufijtė e Shqipėrisė drejt botės. Ndėrsa pėr tė gjithė
ata qė s'kanė qenė jashtė atdheut qė kur komunizmi krijoi burgun Shqipėri, edhe sikur tė mos dalin, shpirtėrisht kanė hequr
njė zgjedhė tė rėndė psikologjike qė krijonte kufiri me gjemba. Kosova ka mbetur nė errėsirė. Nuk e di nėse duhet qė dikush tė japė llogari pėr kėtė. Nė gjashtė muaj ke tė drejtė tė rrish tre muaj nė ēdo vend tė Europės. Domethėnė tre muaj nė Shqipėri, tre nė Europė, por
pa tė drejtė pune. Njė mesazh shumė i mirė pėr nėnat shqiptare qė do t'ju ulet malli pėr fėmijėt pėr 80 pėr qind! Nuk ėshtė fitore historike heqja e vizave, por kthimi i gjithė shqiptarėve nė atdhe dhe hapja e vendeve tė punės. E pėrshėndes heqjen e vizave pėr Shqipėrinė, por do tė doja edhe pėr Kosovėn. Shteti dhe media duhet tė sqarojnė opinionin
publik pėr kushtet. Nė Shqipėri, shteti pėr 20 vjet nuk arriti tė bėj as minimumin pėr mendimin tim pėr rregullimin e gjendjes
ekonomike. Varfėri, gjakmarrje, korrupsion, nė ēdo qelizė shqiptare, shitet kudo pa faturė, nuk ka akoma pėrpunim tė mbeturinave
dhe tė ujrave tė zeza. Edhe pas 20 viteve, rinia pėrsėri kėrkon tė emigrojė jashtė, kjo pėr arsyet e mėsipėrme. Kjo duhet
t'i trishtoje qeveritaret e te te gjitha ngjyrave... Pėrfitojnė tė gjithė! Ky ėshtė njė hap para pėr shtetasit shqiptarė, por synimi kryesor ėshtė anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE me tė drejta tė plota,
sepse heqja e vizave nuk do tė thotė shumė. Europa hapi portėn pėr liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt. Faleminderit Europė megjithėse me vonesė pėr kombin mė tė vjetėr
nė Europė qė ka rezatuar kulturė dhe ka krijuar shtete. Europa ka njė mision bashkimin e kombit shqiptar tė coptuar padrejtėsisht
nė vitin 1913 pa bazė ligjore mbas 100 vjet coptimi ligji bėhet nul. Kjo tė bėjė njė shtet me stabilitet nė tėrė Ballkanin
e mė gjerė. Shumė pak kanė ngelur tani pa lėnė vendin, ata qė deshėn ikėn si me vizė si pa vizė. Ėshtė mė shumė ndihmėse psikologjike
pėr tė gjithė shqiptarėt e sidomos pėr ata qė kanė fėmijėt nė Greqi e Itali, qė pėr tė vajtur tė rrinė me fėmijėt 1 muaj,
u duhet tė kalojnė njė mizėri tė paparė. Prindrit e mi e kanė marrė 2 herė vizėn brėnda ditės pėr nė Angli... pėr nė Itali,
5 muaj me probleme dhe pas kthimit u duhej tė venin nė konsullatė prapė qė tė firmosnin qė u kthyen!!! Tė shpresojmė qė udhėtarėt
e rinj tė kalojnė mirė e tė sillen kudo qė tė venė. Jam shumė i lumtur pėr atė mirėsi qė i bėnė shqiptarėve. Zoti i bekoftė ato personalitete tė Bashkimit Europian qė bėnė realitet
kėtė ėndėrr tė shqiptarėve qė nga viti 1944 e mbuloi perdja e zezė e komunizmit. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||