|
Shtetėsi pėr tė gjithė shqiptarėt?
|
|||||||||||||||||||||||
Njė ide e bėrė publike para disa kohėsh se Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, duhet tė mundėsojė shtetėsinė shqiptare pėr
tė gjithė shqiptarėt kudo ku janė, fillimisht u mbėshtet gjėrėsisht nė Maqedoni.
Ideja u pėrkrah edhe nga politikanė, por sidomos nga organizata civile shqiptare. Por, Partia pėr Prosperitet Demokratik, njė parti jashtė parlamentare, tha se ideja ėshtė "njė patriotizėm i rrejshėm", madje sipas saj ideja shkon nė dėm tė vetė shqiptarėve. Opinion tė ngjashėm ka edhe juristi dhe opinionisti Artan Sadiku: Problemi i parė ėshtė paparashikueshmėria. Nuk e dimė se ēfarė procesesh sociale dhe politike do tė lindin nga ideja. Prandaj duhet menduar mirė. Ēėshtja e dytė ėshtė se brenda Shqipėrisė do tė zvogėlohet fuqia votuese dhe vendosėse e qytetarėve, sepse kur je shtetas i njė vendi, ke tė drejtė tė zgjedhėsh dhe tė zgjidhesh. Gjithashtu, prezenca dhe forca e shqiptarėve nė shtetet e tjera jashtė Shqipėrisė dobėsohet, nėse ata marrin edhe shtetėsinė shqiptare. Mund tė ndodhė qė Tirana tė bėhet qendėr frekuentuese dhe gravituese pėr shqiptarėt nė Ballkan, kurse tė tjerėt mund tė mbesin njė periferi. Nė Maqedoni ka edhe njė ēėshtje tjetėr politike, mijėra qytetarė shqiptarė qė jetojnė nė Maqedoni nuk kanė ende shtetėsi, dhe nėse marrin atė shqiptare, do tė jenė shtetas shqiptarė qė jetojnė nė Maqedoni. Njė zgjidhje jo e duhur pėr ta, thotė juristi Artan Sadiku. Lėvizja 'Zgjohu' tha se pėrkujdesja institucionale e Tiranės zyrtare pėr shqiptarėt jashtė kufijve administrativė tė Shqipėrisė duhet tė formalizohet dhe ky hap mundėson lehtėsimin e komunikimit ndėrshqiptar nė Ballkanin Veriperėndimor dhe diasporė. Edhe organizata 'Realiteti', mbėshteti idenė qė tė gjithė shqiptarėt tė marrin shtetėsi shqiptare. Do tė kishim raporte tė ndryshuara mes shtetit shqiptar dhe shtetit maqedonas, sepse pėrkujdesi do tė ishte ndryshe ndaj shqiptarėve tė cilėt do tė ishin shtetas edhe tė Shqipėrisė. Diskriminimet janė tė panumėrta ndaj shqiptarėve nė Maqedoni, atėhere do tė mund tė pėrdorej njė trysni diplomatike pasi shteti shqiptar ėshtė anėtar i NATO-s. Nė tė drejtėn ndėrkombtare shtetet janė tė kufizuar nė ndėrhyrjen e punėve tė njė shteti. Nėse Shqipėria ndėrhyn tani nė mbrojtje tė shqiptarėve nė mėnyrė mė direkte mund tė shkaktohej njė problem ndėrkombėtar me konstatimin se po ndėrhyn nė punėt e brendshme tė njė shteti, thotė Valon Bela, kryetar i organizatės 'Realiteti'. Ideja e shtetėsisė pėr tė gjithė shqiptarėt kudo ku janė, nuk shihet si problematike nga disa ekspertė juridikė shqiptarė nė Maqedoni. Ata thonė se normat ndėrkombėtare lejojnė dyshtetėsinė dhe njė gjė e tillė nuk kėrcėnon integritetin territorial apo sovranitetin e shteteve. Por vėzhgues Maqedonas thonė se ideja mund tė nxisė nacionalizmin. Temelko Ristevski ėshtė profesor i tė drejtės kushtetuese: "Nėse shikohet pėrgjithėsisht, ėshtė njė gjė e mirė qė njerėzit afrohen, por, nga ana tjetėr, nga aspekti i realizimit tė interesave kombėtare shqiptare bėhet fjalė pėr procese qė nuk ēojnė nė rrugė tė mirė, sa i pėrket interesave kombėtare maqedonase. Njė gjė e tillė ėshtė e rrezikshme pėr Maqedoninė, nėse nėpėrmjet idesė realizohen ambicjet e grupimeve nė shoqėri qė duan krijimin e shteteve tė mėdha", tha profesor Ristevski. Ideja pėr shtetėsi shqiptare pėr tė gjithė shqiptarėt kudo ku janė, nuk ka marrė njė pėrgjigje zyrtare nga Tirana. Vėzhguesit e pėrmbajtur thonė se ajo duhet tė shqyrtohet me kudjes, nėse do tė konsiderohet. Praktikat ndėrkombėtare janė tė ndryshme. Gjermania p.sh., nuk pranon asnjė shtetėsi tjetėr, ndėrsa Kroacia ua ka dhėnė shtetėsinė kroate tė gjithė atyre qė jetojnė jashtė kufijve tė vendit. Nėse keni ndonjė koment pėr kėtė ēėshtje, plotėsoni formularin nė tė djathtė. Ēdo shqiptar kudo qė jeton nė Ballkan (nė trojet e veta) duhet nė mėnyrė absolute tė ketė shtetėsinė shqiptare krahas shtetėsisė
sė shtetit ku jeton (dyshtetėsi). Si mundet qė njė shqiptar t'i mohojė njė shqiptari tjetėr atė qė e kanė tė pėrbashkėt?!!
Apo duhet tė pyesim ata qė na ndanė nė trojet tona sė ēfarė duhet tė bėjmė me njėri-tjetrin?!! Mjaft mė, ju lutem. Pėr mendimin tim, idea e marrjes sė shtetėsisė pėr tė gjithė shqiptarėt jashtė kufijėve politikė tė Shqipėrisė do ta kisha
konsideruar jo produktive nga aspekti i interpretimit dhe lindshmėrisė sė problemeve nga fqinjėt tanė sllavė. P.sh. nė rastin
e kosovarėve qė do tė merrnin edhe shtetėsi shqiptare, Serbia pėr interesa tė veta tė njohura do tė kishte thėnė se kosovarėt
janė tė ardhur nga Shqipėria dhe si argument kishte pėrdorur shtetėsinė e fituar, ndėrsa ndoshta njėsoj kishin vepruar edhe
maqedonasit ose grekėt sikurse dhe malazezėt. Megjithatė nė prizmin e pėrgjithshėm sikurse serbėt qė kanė dyshtetėsi tė lejuar
edhe me kushtetutėn e Kosovės, edhe shqiptarėt e Kosovės nėse do tua lejonte shteti shqiptar, s'do tė ishte keq tė kishin
shtetėsinė shqiptare. Sa i pėrket analistit Sadiku mbi fuqinė votuese, nė tė ardhmen mund tė organizohen iniciativa me karakter
kombėtar qė do tė kishin tė drejtėn e votės tė gjithė shqiptarėt, ndėrsa pėr zgjedhjet politike, dihet tashmė qė zgjedhja
e qeverive nė Tiranė po ndikon drejtpėrdrejtė nė jetėn e ēdo shqiptari, pavarėsisht ku jeton. Po ide e qėlluar pse jo nėse ne nuk duhet tė rrimė duar kryq pėr ti kėnaqur maqedonėt apo serbėt ne duhet tė ecim pėrpara. Formimi i kombeve ka shekuj qė ka mbaruar dhe ne nėse i japim tė drejtėn vetes qė tė quhemi shqiptarė patjeter duhet tė kemi
edhe shtetėsi shqiptare apo mė mirė tė themi rikthim tė shtetėsisė qė ne e kishim dhe do ta kemi edhe mė tutje. Sa mė shpejt,
aq mė mirė do ishte. Marrja e Shtetėsisė shqiptare nuk paraqet pengesa sipas Kushtetutės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Prandaj edhe duhet tė marrin
shtetėsi shqiptare tė gjithė ata qė e ndjejnė veten se janė shqiptar. Ide shumė e mirė do t'i ndihmojė shumė kombit shqiptar. Mendoj se shtetėsisė shqiptare do t`i duhej t`i paraprinte bashkimi i trojeve shqiptare nė njė shtet. E vlerėsoj kėtė nismė si themelore pėr tė stabilizuar identitetin tonė kombėtar. Duke qenė se kemi njė histori tė gjatė qė
fqinjėt na bien nė qafė, vetė nuk dimė ē'farė jemi dhe nga vimė. Besoj se do tė jetė njė hap i duhur drejt tė ardhmes sė bashkuar.
Si ē'do gjė qė bėhet pėr identitet kombėtar edhe kjo do tė ketė pasoj sociale dhe pėr shumė individė ndoshta jo zgjidhja mė
e mirė, por n.q.s nuk veprojmė sot nesėr plagėt do tė jenė edhe mė tė mėdha. Besoj se kjo ėshtė koha e Shqiptarėve, me dy
shtete, me mbėshtetjen e vėndeve perėndimore, me njė Greqi tė sakatuar, me njė Maqedoni pa identitet, do tė ishte koha mė
e mirė. Shtetėsi pėr shqiptarėt kudo qė janė. E mbėshtes kėtė ide pėr disa arsye: 1. Nė njė farė mėnyre del numėri i saktė i shqiptarisė. 2. Ēdo vend perėndimor pranone
dy shtetesin. 3. Bashkombase ka ardhur tė vėshtrojmė, ndjekim dhe tė applikojmė ēdo gjė nė interese tė Kombėsisė. Unė kurrė
nuk pajtohem me mendimin qė ėshtė njė patriotizėm i rreshėm. Sa pėr proqedurat kuvendi apo presidenti sipas ligjeve ta zbatojnė
n.q.s existon ose fare thjeshtė tė ngrenė njė grup pune pėr kėtė ēėshtje madhore. Rroftė Kombi Shqiptar! Po pse jo ta dinė maqedonėt se sa shqipėtar ka Maqedonia, janė 1 miljon jo ēush thun kėta. Shtetėsia pėr tė githė shqiptarėt kudo janė ata ėshtė ide shumė e mirė sepse bashkon kombin dhe i thyen tė gjitha edhe ato
ndarje tė vogla qė janė njė komb, njė shpirt. Po kalojnė 100 vjet nga ndarja e gjysmės sė kombit shqiptar nga trungu amė. Ishin po ato forca qė pėr 100 vjet i mbajtėn shqiptarėt
tė privuar nga e drejta mė natyrore pėr t`a ndjerė vehten pjesėtarė tė tė njėjtės bashkėsi me tė gjithė bashkėkombasit e vet.
Do tė ishte shumė perverse, nė do gjėndeshe edhe njė shqiptar i vetėm qė do e kundėrshtonte kėtė ide sot kur mė nė fund, po
zhbėhen "muret kineze" qė ndanin shqiptarėt! A nuk ka eksistuar kjo mundėsi me vite tashmė? Pėr mendimin tim Presidenca dhe Ministria e Jashtėme duhet t'i pėrqėndrojnė
mundėsitė mė shumė pėr t'i pėrparuar tė drejtat e popullsisė shqiptare kudo qė janė (pėrfshi kėtu dhe ēamėt nė Greqi). Gjithashtu
t'i konsolidojnė pėrpjekjet pėr njohjen e Kosovės edhe nga shtete qė s'kanė bėrė kėshtu akoma. Akoma mė shumė duhet bėrė,
pėr mendmin tim, pėr bashkimin ekonomik tė shqiptarėve nė rajon - pėr tė investuar apo pėr tė bėrė tregėti tė lirė. Duhet edhe Kosovės tja marrim shtetsin t'i kemi tė dyja. Tė gjithė shqiptarėve, kudo qė janė, u duhet dhėnė nėnshtetėsia shqiptare se tė gjithė janė shqiptarė. Shumė ide e mirė! Por nuk besoj se kjo mrekulli ndodh dot, sepse pėrfaqėsuesit tanė politikė nuk e kanė mendjen tė zgjidhin
hallet e njerėzve. Shtetėsia shqiptare u takon shqiptarėve kudo qė janė. Ėshtė njė e drejtė Kombėtare. Gjėrat po lėvizin nė drejtim tė asaj qė nėshtetėsia nuk do tė luaj ndonjė rol tė madh nė tė ardhmen. Tė jesh shtetas i cilitdo
vend ballkanik (jashtė BE-sė) edhe ashtu nuk paraqet ndonjė privilegj. Kjo ėshtė njė ide fantastike. Pse jo!? Tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė duhet ta marrin shtetėsinė shqiptare. Edhe ata nė
Ēamėri, Kosovė, Maqedoni e nė tė gjithė botėn. Unė pajtohem me mendimin pėr shtetėsinė shqiptare, pavarėsisht se ku jetojnė shqiptarėt. Shqiptarėt nė Mal tė Zi, Maqedoni,
Serbi dhe ēamėt nė Greqi kanė nevojė pėr mbėshtetjen e institucioneve tė shtetit shqiptar. Ne jemi shqiptarė pa dallim feje
dhe duhet tė mbėshtesim njėri-tjetrin. Po tė ishte se dhėnia e shtetėsisė shqiptare tė gjithė shqiptarėve ka qėllim patriotik ėshtė njė gjė e shkėlqyer, por kam
frikė se politikanėt post komunistė tė Shqipėrisė e kanė humbur kredibilitetin tek populli shqiptar brėnda shtetit amė dhe
kėrkojnė tė manipulojnė me qendra votimi nėpėr komunitetet shqiptare nė perėndim pėr tja zgjatur jetėn pushtetit tė ish komunistėve.
Duke manipuluar dhe abuzuar gjoja me votat, qendrat e tė cilave do tė ndėrtohen dhe drejtohen nga celulat komuniste nėpėr
vendet perėndimore tė cilat u formuan nga drejtoria e jashtme e sigurimit tė shtetit komunist shqiptar dhe fatkeqsisht kėto
mbeturina ekzistojnė edhe sot nėpėr komunitetet shqiptare dhe janė tė gatshme tė riorganizohen pėr njė mision tė tillė. Unė mendoj se pėr momentin nuk ėshtė i nevojshėm njė hap i tillė. Por sa i pėrket shqiptarve tė Maqedonisė apo tė Kosovės
lindore si Presheva Medvegja, Bujanovci, kur dihet diskriminimi sllav qė ju bėhet, pse mos t ju mundėsohet pėrkohėsisht? Ndoshta
sė shpejti edhe pėrjetėsisht. Ėshtė gjėja mė minimale qė njė shtet mundet tė bėjė pėr shtetasit e tij kudo qė janė. Shprehja aty ku i thonė bukės buke nė
gjuhė tė nėnės, duhet tė paktėn nėnshtetsia. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||